TIRANE – Për papën me prejardhje shqiptare, Papa Klementi XI Albani deri më sot është shkruar në mënyrë të konsiderueshme nga autorët e huaj. Ai mbetet një personalitet i njohur në Shqipëri dhe për kohën që jetoi një
diplomat i rrallë dhe mendjemprehtë, një papë dinjitoz si intelektual i
kulluar largpamës dhe principial në qëndrim e veprime.
Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi në nder të tij dje në orën
19.00, në sallën “UNESKO” të Muzeut Historik Kombëtar, konferencën
shkencore me temë “Papa Klementi XI dhe familja Albani”. Familja Albani
me origjinë shqiptare nxori, përveç Papës Klementi XI, edhe kardinalë,
profesorë, juristë dhe artistë me famë botërore, si dhe la trashëgimi
muzeun e mirënjohur të artit “Pallati Albani”.
Në konferencën e djeshme Eqrem Elezaj, autori i një monografie mbi këtë
argument, si dhe Prof. Richard Potz, nga Universiteti i Vjenës kanë
faktuar se vetë Papa Klementi XI nxiti mbajtjen e Kuvendit të Arbënit më
1703, botimin e akteve të këtij Kuvendi, si dhe botimin e Gramatikës së
Shqipes dhe të serisë historike “Illyricum Sacrum”.
Konferenca u shoqërua edhe me një ekspozitë me riprodhime gravurash të
epokës në ambientet e MHK-së. Ndërkohë në një intrevistë për
“Shqiptarja.com”, profesor Eqrem Elkezaj, ka rrëfyer disa nga zbulimet e
tij të reja rreth figurës së Papa KLmentit XI që ka zbuluar në arkivat e
Vjenës e të Vatikanit.
Profesor Eqremi, ppërveç gjërave të njohura ka ende mistere nga historia
e familjes me origjinë shqiptare Albani të Urbinos?
-Pikërisht ky simpozium i kushtohet familjes Albani nga Urbino dhe dega
tjetër në Birgamo të Italisë dhe kryesisht papës Klementi XI Albani.
Gjatë hulumtimeve 17-vjeçare në arkiva jam zbuluesi i parë i pemës
gjenealogjike të familjes Albani. Familja Albani rrjedh nga Shqipëria
veriore, nga Laçi I Shkodrës. Në kohën e Skënderbeut, dy djemtë e Mikel
e Lazri ishin kapiten të veriut, ata u dërguan me detyrë diplomatike dhe
ushtarake në Urbino te Duka I Urbinos.
Atherë Urbino ka qenë si të themi sot Brukseli, meqenëse themi se ka
qenë të ngarkuar detyra ushtarake dhe diplomatike. Atëherë kemi edhe
përfaqësinë e përhershme diplomatike, sepse misioni diplomatik ka në
origjinë, së pari përfaqësimin ad hoc, pastaj u shndërrua në ambasadë
diplomatike. Pema gjenealogjike e familjes Albani është një dokument
tjetër i veçantë që e kam zbuluar për herë të parë me pesë fletë dhe
tregon saktësisht rrënjën e gjenealogjisë së familjes Albani nga Shqipëria.
Është një profesor Richard Potz që në këtë libër timin e quan si gur
themeltar të të historisë papale. Familja Albani i ka dhënë papatit
romak 6 kardinalë, një papë të madhërishëm që konsiderohet një humanist
qeveritar shumë i zoti si një diplomat dhe themeluesi i akademisë
diplomatike të Vatikanit, por nga nga tjetër është një humanist se ka
ndërtuar shtëpi me 8 mijë e ca shtretër që e ka përdorur si azil politik
për familjet që ishin nën diktaturë.
Në aspektin kombëtar ka qenë figurë e papërsëritshme në histori. Me të
lidhet Konsili i Arbënit dhe ka treguar interes të madh se nëse ai
popull e flet ende gjuhën e lashtë arbëreshe. Në vitin 1716 ai ngarkon
at Maria de Leece për të hartuar gramatikën e parë të gjuhës shqipe dhe
at Maria de Leece e ngarkon me një përgjegjësi shumë të lartë dhe i
thotë nën një parathënie me disa fjali shqip: “Arbënuer i dashtun, këtë
gramatikën e shkrova jo për zotërinë tënde që di më mirë dhe më
kthjellët se unë, por për ata fratinët që vijnë prej së largu me shërby”.
Ky fakt do të thotë se papa Albani e ka ditë gramatikën shqipe më mirë
se vetë hartuesi. Ai ishte i vetmi papë romak që ka mbajtur një mbiemër
Albani, sepse ishte mjaft patriot. Ishte edhe papa Gjona Pali, por nuk u
quajt papa polak pas vdekjes. Ndërsa ky quhet Papa Albani. Shkruhet
“Clementes Undecimo Albani Urbinas”. Në shqip do të thotë shqiptari
Klmeneti XI nga Urbina. Një e veçantë është fundi i tij. Amaneti shumë i
dhimbshëm që la. “më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të
shkruhet në pllaknë time që Papa Albani është papë në Romë, por rrjedh
nga gjaku shqiptar.
Shumë interesant ky fakt
-Po. Papa Albani radhitet ndër dhjetë papët më brilantë që ka pasur
Papati Romak. Ka qenë i mençur dhe diplomat dhe në moshën 28 vjeçare ka
marrë pjesë si përfaqësues i Vatikanit në Angli, ku mbretëresha e
Anglisë e ka quajtur një ciceron.
Po në arkiva çfarë keni zbuluar që nuk është dokumentuar deri më sot?
-Kam zbuluar një dokument interesant sepse Mikel Lazi nuk kishte dy djem
Filipin dhe Gjergjin që ishte diplomat, por ka pasur edhe një djalë që e
quanin Andrea. Çfarë ka ndodhur me Andrean, kjo mbete të zbulohet.
Ndonjë kuriozitet tjetrë të panjohur?
-Me papa Albanin mund të merren arkiva të tëra me të. Ka qenë jurist i
njohur, filozof klerik i devotshëm, një gjë më ka bërë përshtypje që kur
ra një tërmet i fuqishëm në Romë në 1700-n, kur merre fortifikatën është
bërë një tërmet në Romë dhe e gjithë popullata ka ikur dhe ai ka ndenjur
një orë duke u lutur tek Sheshi i Pjetrit derisa kanë ardhur e kanë
gjetur duke u lutur. Në arkiva gjenden edhe këto fakte.
Cili ëhstë bashkëpunimi juaj me profesor Richard Potz, që do të kumtoj sot?
-Profesor Richard Potz përveç që është recensent i librit, ku thotë se
“nuk ka vetëdije evropiane, pa u njohur populli shqiptar si autokton dhe
si pjesë e kësaj vetëdijeje evropiane”, nuk harron të theksojë se “ky
libër është gur themeltar për kthjellimin e historisë papale. Papa
Albani rrjedh nga Laçi I Shkodrës. Familja Albani ka pasur jo vetëm
kardinalë të njohur, por edhe piktorë dhe arkeolog.
Shtëpia Albani ka qenë e mbushur në skulptura greko-romake, të cilat
janë vjedhur nga Franca nga vende të tjera janë shitur, por sot kjo
shtëpi është muze. Pallati Albani në Itali duke filluar nga Jozef Albani
sekretar i Vatikanit, kardinal, po ashtu dhe Francisko Albani nga
Bolonja një prej piktorëve më të mëdhenj të shekullit të 17-të. Familja
e papërsëritshme aristokrate fetare.
Por mbi të gjitha është edhe një figurë kombëtare për ne shqiptarët
prandaj unë apeloj institucioneve në Shqipëri që të bëhet më tepër për
zbardhjen e kësja figure se me familjen Albani duhet të merren arkiva të
tëra, pastaj duhet të evidentohet si figurë kombëtare. Është momenti i
fundit që të ketë institucione me emrat e Papa Albanit dhe të bëhet
manifestim shtetëror për datëlindjet e tij. Ai la amanetin e tij të
shkruar në mermer: “Këtu është papa Albani, papë në romë që rrjedh prej
popullit shqiptar”.
Ke kontaktuar me pasardhës të familjes Albani?
-Familja Albani në vitin 1854 është shuar nga gjinia mashkullore. Bëhet
fjalë për degën e familjes së tij në Urbino, ndërsa nga dega në Bergamo
linja femërore sot ka pasardhës me mbiemër tjetër. Ju kini parë se armët
erdhën në Tiranë për 100- vjetorin e pavarësisë. Aty shkruhet se janë
marrë nga Urbino. Papa ka qenë patriot, ndaje mendohet Aleksandër Albani
nipi ka qenë një arkeolog dhe ka shumë gjasa që të kenë pasur një muze
dhe këto relike mund t’i ketë ruajtur familja Albani.
Si u zgjodh kardinal Albani, papë. Pati kundërshtime?
-Pati një moment të veçantë historik. Ishte koha kur Franca dhe Austria
luftonin për fronin mbretëror të Spanjës. Papa Albani ka qenë njeri i
balancuar dhe megjithëse dy herë i janë lutur që të pranojë detyrën e
papës ka refuzuar dhe ka thënë se nuk i kam njohuritë e duhura. Është
përgjegjësi e madhe. Në fund është bindur, pasi i janë betuar se do ta
dëgjojnë dhe do ta respektojnë si papë dhe kështu që Albani ka pasur fat
që është zgjedhur si papë.
NGA DHURATA HAMZAI

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *