Sunday, August 09, 2015

MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (Pjesa e IV)

Nga: Brahim Ibish AVDYLI

"Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe".

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, "A nation of sheep will beget a guvernment of wolves", cituar nga vepra e njohur "Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike", Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

7. Simbolet e para të njerëzimit nga Dodona pellazgo-shqipe.

Me kohën e përplasjeve për një territor të caktuar apo për lëvizjet për të zënë një territor, parailirët apo pellazgët janë nëpër të gjitha vlimet e territorit të vjetër të kontinentit të Evropës. Gjithmonë u ka prirë Dodona pellazge me gjithë rrëfimet e saj për Zotin, për profecitë e Zotit të Madh të Tomorrit, Thomuret e Zeusit, Kroin e Shenjtë të Epirit apo faltorja ose orakulli i Dodonës me tri Graijt apo "tri gratë e plakura" të sellëve. Dodona ishte një hierore e shenjtë përpara se të krijoheshin "grekët" me "politeizmin helen". Pranë Zeusit qëndronin gjithmonë të pandara rrufeja dhe shqiponja.1


Marrë në përgjithësi, pranë Zotit të Madh na jepet Ylli, Hëna e Dielli , që në të vërtetë janë simbole të mirëfillta të qendrës së parë të besimit të njerëzimit, e cila është e lidhur kurdoherë me Dodonën historike, ku kanë jetuar Epirotët.

Stema shtetërore e Epirit antik përbëhet prej një gjysmë-hëne të vendosur horizontalisht, me një yll përsipër në atë vetull përposhtë saj, të kthyer trup.


Diellit-yll i janë lutur të gjithë nga qëmoti, prej krenares së malit të Tomorrit e deri të Dodona pellazgo-ilire.2 Kur fillon ylli domethënien e tij, na del paraprakisht i ndarë si simbol në vetvete, por që lidhet me Diellin. Dielli është simbol i Yllit më të vogël afër Tokës, rreth të cilit sillet përherë ajo. Toka, që banohet nga qeniet e gjalla bimore e shtazore dhe çdo gjë që mbanë në truallin dhe atmosferën e saj, që quhet kështu mbështjellësi i gaztë i tokës, mbanë dy rrotullime, rrreth boshtit të menduar të saj dhe rrotullimi rreth Diellit. Gjatë rrotullimit të boshtit të menduar të vetë, që zgjatë 24 orë, është krijimi i dritës dhe krijimi i natës në Tokë, ku Dielli e Hëna luajnë rol të veçantë. Dielli është burimi i dritës dhe e ka ditën, ndërsa Hëna e ka natën. Rrotullimi tjetër, të cilin e kryen Toka gjatë tërë vitit, që zgjatë 365 ditë e 6 orë rreth Diellit, janë stinët e vitit.

Ne nuk e kemi si temë të këtij shpjegimi se çfarë roli kanë të gjitha proceset që zhvillohen në Tokë, por Dita dhe Nata janë rrjedhojë e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të menduar, ndërsa stinët e vitit me gjatësinë e ndryshme të ditëve dhe të netëve gjatë një viti sa është ai dhe brezat klimatike që e mbështjellin Tokën, janë pasojë e vetme e rrotullimt të Tokës rreth Diellit.

Të dytë bashkë, Hëna dhe Dielli-Yll, pasi Dielli rrezaton gjatë tërë ditës, ndërsa Ylli shihet gjatë natës së kthjellët, i kanë të gjitha gjërat e botës me domethënien e tyre, aq sa nuk na bien ndërmend të kujtojmë, e në Dodonë i ka vardisur mendja e njeriut të dijshën, njëren pas tjetrës, që e ka simbolizuar Zotin e Madh, Diellin-Yll me Hënen, mbi çdo gjë tjetër të jetës; i cili shëndritë, nxenë, rrezaton e mbanë gjallë çdo gjë në Tokë. Hëna shëndritë si nur gjatë tërë natës së kthjellët me dritën e marrë hua nga Dielli. Ajo është në shërbim të botës njerëzore e botës biologjike. Pa Diell, nuk ka jetë. Ai ai është Zot i Madh në këtë botë.

Si shumë popuj të ndryshëm të Evropës edhe Maqedonasit ishin një popullsi ilirike, që do të thotë më përpara ishin parailirë apo pellazgë. Ky popull i vendit, që kishte si burim të vetin popullsinë pellazgjike dhe nuk i ndiqte zhvillimet politike të jugut, por i ruante parimet politiko-shoqërore dhe fetare të Dodonës.

Mu sikur paraardhësit e tij të stërlashtë, Maqedonasit me lutjet e përditshme të Zeusit nënkuptonin vetëm Diellin. Feja pellazge e kishte në qendër Diellin. 3

Po e citojmë tekstualisht Finleyn nga libri i tij, "Hitoria e revolucionit Grek", i cili thotë çka e citon Aristidh Kola, se "Aleksadri i madh në dakërat e tij me oficerët Maqedonas, i duhej të fliste një dialekt të vjetër shqiptar".4

Ushtritë e Aleksadrit të Madh, që ishin kryesisht ilirike, pra shqiptare, dhe të gjithë strategët e tij kryesorë që sunduan nëpër vendet e Lindjes, e sollën edhe identifikimin tradiconal të Zeusit me Diellin, e cila ka vazhduar deri në periudhën romake e bizantine, me përjashtim të Konstadinit të Madh, që ishte edhe Pontifice e kultit të Zeusit-Diell. Siç përmendet nga Homeri në vargjet e tij, Paionet ishin adhuronjës të Diellit.5

Pellazgët apo parailirët e lëvizshëm riatdhesoheshin shpesh nëpër Evropë, veri e jug dhe nëpër botën e gjërë. Zeusit-Diell, me shumë thirrje ndaj Diellit i këndojnë edhe sot Çamët dhe Zeusi quhet "Zot i pavdekshëm".6

Në vitin 1983 u bënë kërkime në shpellën e famshme Idheon të Kretës, të cilën e merr Evropa me të padrejtë si thelluese të saj, në vend se të marrë Mikenën, më parë të quajtur kështu, që është edhe ajo pellazge apo parailire. Sipas disa miteve, qëndroi në shpellën Idheon, pas lindjes së tij Zeusi i vogël, i fshehur aty nga nëna e tij Rea, që t`i shpëtojë Kronit, i cili, siç thamë i kapërdinte fëmijët e tij porsa vinin në jetë. Kroni kapërdiu gurin në vend të Zeusit, të mbështjellur si fëmijë, të dhënë nga gruaja e tij Rea. Arkeologët zbuluan nga kjo shpellë simbolin e Zeusit, që kishte shumë rreze rrezatuese dhe ishte Dielli.7

Perëndia e adhuruar Dielli shërbente jo vetëm si burim ngrohjeje dhe drite, por edhe jetëdhënëse. Me lulëzimin e mbretërive, perëndia më i lartë Zoti idetifikohet me pushtetarin më të lartë të shtetit, mbretin. Sipas mendimit të Arstidh Kolës, fjala "Zeus" do të thotë "zë", që vjen nga "ai që ngroh, që djeg dhe lëshon zë, digjet si mishi, zihet apo pjeket në zjarr dhe lëshon zë". Zëri që bën "s" dhe "z" supozojmë se e nxjerrë Sdeusin. Diftongu ZD krijohet prej "Zeusit-Diell", e ka transformimin e germës ZD në "Zeus-Ze" dhe Di në "Diell", sikurse vetë bashkëshqiptimi Sdeus.8 Pra, "Sdeusi" e ka nxjerrë me kohë emrin "Zeus".

Zeus ose Deus, dhe të dhënë sipas fjalës Dhé dhe Zdeus, apo Das e Zdas në dialektet dorike e beotike; apo Dias dhe Tan ose Das në dialektin e Kretës, është perëndia më i vjetër i Panteonit Olimpik dhe tempulli më i lashtë që ndodhej në Dodonën pellazgjike, parailire dhe shqiptare. Ai është i Ati i perëndive.

Si qendër e lashtë e njerëzimit dhe qendër e qytetërimit të parë njerëzore, ku kultivohej kulti i Pellazgëve është Dodona, që ndodhet në malin e lartë Tomor. Atje ishte epiqendra e botës pellazgike dhe epiqendra e parë botërore fetare.

Në gjuhën avranitase apo shqiptare fjala "dia" në të folmen pellazge të Kretës do të thotë Dit-a, krahas fjalës Di-elli. Po i radhisim një varg fjalësh nga gjuha avra-nitase apo shqiptare, që e kanë rrënjën e fjalës "Di" me domethënien e fjalës dritë e ndriçimit dhe nxemjes apo djegies, pra fenomenet e Diellit:

Ditë = pjesë e kohës që ka dritë (Di);

Dihet = gdhihet, d.m.th. bëhet dritë, Udi- u gdhi;

Dieg = djeg, digjet, pra djeg shumë dhe ndriçon;

Di = njoh, mësoj, d.m.th. ndriçoj mendjen time dhe di;

Perëndi-a = Perëndia ku fjala Di përbën pjesën e dytë të fjalës përbërëse.

Dialj = djalë, që i referohet djalit të parë që lind, më vonë të gjithë djemëve. Etj.

Nga kuptimi i ditës së shkëlqyer, të perëndishme, të ndiçuar, që edhe djegë, si burim i madh i dritës që është në fakt dielli, nga baza "Di", është perëndia e parë pellazge bashkë me tokën-Nënë dhe gjuha avranitase-shqiptare kësaj fjale "Diell" i thonë "Diall", të vjetër "Diaw" që në fjalorin e Kristoforidhit e gjëjmë fjalën e vjetër "Diw" në formën "Dill". Dita e fundit e javës "E diell" është Dita e Zotit, dita e Zeusit, e Perëndisë, mund të krahasohet në gjuhet Evropiane: Sun day (ang.)= dita e diell, dita e diellit; Sontag (gjer.) dita e diell, dita e diellit; etj. Nga të gjitha këto fjalë dalin të gjitha kuptimet e fjalëve tjera, që janë në varshmëni të plotë të avranitases, pra të folmes së Epirit, një formë të gjuhës së re shqipe, në të gjitha kuptimet, si Dhias, Dhios, Dhia, Dies-i, Dia, Day, Zeus, Devah, Dikh, Dieu, Diaw, Dialj, Dill, Diell. Dielli është perëndia e parë e gjinisë njerëzore dhe prejardhjen e ka nga pellazgët, parailirët dhe avranitasit. Njerëzit përpara se të formojnë ide nga ana gjuhësore, u dhanë emra objekteve bazë që i rrethonin, dhe një nga këta ishte Dielli, që padyshim ishte perëndia i parë i njerëzimit dhe perëndia sunduese.

Njerëzit së pari emërtuan diellin dhe në një epokë të mëvonshme, kur u krijuan qytetërime, ide, kuptime dhe sisteme fetare, ia dhanë perëndisë emrin e vjetër të perëndisë-diell, pra të diellit, si simbol elipsor i periudhës së lashtë ilirike.9

Sot, çdo vend i vendbanimit të dukshën të Evropës e ka simbolin e Yllit-Diell.

Hyjnizimi i Yllit-Diell shikohet edhe nëpër paratë e gjetura numizmatike apo gjetjet shumë të vjetra arkelogjike, siç bie fjala gjatë mbretërimit të Lykeut, apo në Paioninë ilire, adhurimtare të Dodonës, edhe nga mbretërimi i Filipit të V-të, dhe doket e veçanta të Maqedonisë së vjetër ilire. Një dokuri e përafërt ndeshet edhe në Thrakë, e cila numërohej si adhurimtare e Dodonës së Epirit.

Sipas të dhënave shkencore, janë pasqyruar dielli në trajtën e yllit dhe hëna. Adhurimi parahellen i diellit-yll dhe i hënës-vetull i ka rënjët e thella në Epirin e dikurshëm, rreth Dodonës dhe brenda kufijve tanë.10

Me kalimimin e shekujve simboli i Diellit-Yll është zbehur sadopak nga Hyji-Zot, por emblema e yllit dhe domethëna e tij do të jetojnë vazhdimisht, deri sot. Në të gjitha tokat tona pellazgo-ilire dhe shqiptare lutja e diellit-hyjni nuk do të rreshtë asnjëherë ndër mijëravjeçarë, prej krijimit të kësaj bote. Ato jetojnë ende nga praktika pagane, mbi t`ëmen e diellit-zot, përralla e gojëdhëna, etj., të cilat janë prova të autoktonisë së një populli të stërlashtë. 11

Yllit e Diellit u është gjunjëzuar dhe u lutej si perëndisë së dritës, në çdo qytet apo fis në Iliri dhe për këte na bindin gurra të stërmoçme. Në shekullin e III p.e.s. si emblemë vendase e Pirros së Epirit, përbri hënëzes, shufrave që janë rrufeja e zbritur nga qielli dhe Zotit të Madh dhe atribute tjera të Zotit-pellazg nga Dodona pellazgo-ilire, Pirroja i lutej dhe e ndërtoi një teatër të shpluar të Dodonës e më të madhen deri më sot, në tërë globin. Ky kult neolitik i Dielllit është i integruar në suazat e Dodonës, ku zhvilloheshin edhe shfaqjet masive teatrale e muzikore, fiskulturore e sportive, etj.12 Këtë çështje të përmbajtes së emblemave, shenjave të Zotit, numizmatikës ilire si dhe heraldikës ilire apo arbërore e përmbanë prej mileniumeve në të gjitha trevat tona. Në numizmatikën ilire gjejmë përdorimin e shenjës së Zotit, të stilizuar në version statik dhe rrotullues, në mjaft emisione monedhash të periudhës p.e.s., në heraldikë dhe në disa emblema ilire; në mburoja; si dhe në mozaikun e Tiranës, e në krye të emblemës së Skënderbeut.

Gjithashtu, edhe etimologjia e emrit Iliria – Illyria – Ylli i Ri ndoshta duhet të jetë me vend, sepse "yll i ri" do të thotë edhe Ylliria, pra Illirija, në vend të fjalës Ilirija, pasi shenja e Zotit e ka edhe leximin nga il=yll në shkrimin kuneiformë të sumerëve, pra ilirëve të shkuar atje e të lëna deri sot, në shkrimin e tyre.13

Ylli dodonas dhe Dielli, krahas shqiponjës, simbol stërgjyshor e të përhershën i pellazgëve të vjetër, që prej Trojës dhe hititëve të parë, që kanë qenë edhe ata iliro-pellazgë, sikurse ne, që rrjedhim prej të njëjtës gjenezë të popujve të kësaj bote, krahas shqiponjës me emrin e Pirro-Burrit pellazgo-shqiptare nga Epiri, shfaqen anembanë trojeve arbërore, me përpjestime të pallogaritshme.14

Epirotët, kanë qenë fisi më i rrepsektuar nga të tjerët, që luftojnë me vështirësi me fise të tjera, por kjo ka qenë një veti shumë e madhe, sepse jo vetëm se do të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre, farefisin. Dodona pellazge ishte një qendër pellazgo-shqipe parahelene, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e tillë, u njoh në tërë botën e lashtë si një realitet oblektiv15.

Emri dhe historia e vërtetë e Tomorit është porse e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila e lidhë në mënyrë të pashkëputshme me orakullin e Zeusit, pra Zotit apo më mirë të themi sipas studiusit shqiptar Spiro Konda, “D`heusi”, i cili do të thotë "Zeusi", para lindjes së grekëve, e cila, nga disa shkencëtarë kosiderohet "jo fort e saktë", si p.sh. Aristidh Kola, ndërsa të tjerët e pranojnë, sepse e jep fjalën e parë të Zeusit, që është vetëm në shqipen e sotme "Dheusi". Kjo fjalë është nga pellazgjishtja e vjetër, në trajtën dhe kuptimin e fjalës mashkullore “DH-E”. Nga trajtë korelative “dea”, si burim i jetës dhe lumturisë, që është marrë kështu nga gjuhët e tjera, kuptohet se ato nuk e shqiptojnë "dh" por vetëm e lëjnë me "d". Dheu, do të thotë Toka, të cilën e ka krijuar Krijuesi, kur është krijuar.16

Orakulli i Dodonës është pikërisht falltorja, ku të gjithë banorët që u interesonte të mësonin diçka rreth të ardhmes së tyre apo fatit jetësor, nga plakat e orakullit, qoftë nga Akilit apo Pirro Burrit, të cilat kanë qenë si priftërshat.17

Brenda falltores ndodhej një enë prej bakri, mbi të cilën ndodhej një shtatore që mbante në dorë një kamixh të trefishtë në formë zhinxhiri. Kur fryente erë vargjet e zingjirit e godisnin enën dhe ajo nxirrte tinguj të gjatë.18

Ushtrueset e detyrës janë tri priftëreshat, me një fjalë "tri graitë". Popullata pellazge që jetonte pranë këtyre tempujve të Zotit, ku kanë qenë këto “graitë” dhe i ndihmonte, ishte nën ndikimin e këtyre “grave të shenjta”, pra famultareve, pra orakujve, që flitshin ate që ua diktonte Zoti i Madh. Ata që ishin nën ndikimin e kulturës dhe të folmen e këtij populli apo të këtij fisi me "tri plakat", nuk e dinin mirë të folmen e pellazgëve apo të parailirëve, që ishte "një gjuhë barbare" për ta, pra "e panjohur", andaj filluan të quheshin “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, fisi që ishin “adhurues të kultit të gruas plakë”, dhe prej këtu kanë filluar të "shpikeshin" gradualisht të ashtuquajturit "grekë", që kishin të holla dhe mund të shtypnin edhe gjuhën e tyre, që ishte nën ndikimin e gjuhës pellazge.19

Nga autorë të ndryshëm, do të shohim kultin pellazgo-ilire të Diellit, d.m.th. të D`heusit, d.m.th. të Zeusit, dhe të Yllit, që janë të marrura prej Qiellit dhe janë me influencë të jetës në Tokë, e që simbolizon të gjithë ate që mund të jetë Krijuesi dhe Zoti i Madh. Motra e Diellit ishte Hëna. Pra, ajo nderohej pas Diellit, sepse prej diellit e merrte hua dritën dhe kishte ndikim edhe nëpër gjallesat e tokës, njerëzit, bimët dhe gratë. Ajo ishte "motra e Elios", pra shqip "e Diellit".

Diellin e quanin Zeusi, ndërsa Hënen e quanin Sellena.20

Për kultin ilir të Diellit janë nxjerrë në dritë dëshmi jo të pakta e janë dhënë mendime të rëndësishme. Për shembull, Pashko Vasa vë në dukje se shqiptarët betoheshin për diell, për hënë, për qiell, për dhé, për gur e për elemente të tjera të natyrës, e jo për perëndi e shenjtorë të krishtërimit e të islamizmit. Ai këto betime i shpjegon si të lashtësisë shqiptare e me burim vendës.21

Nga të gjitha këto të dhëna të mjaftuara, mund të konstatohet se pellazgët apo parailirët kanë ekzistuar shumë përpara si popull historik, që përpara ardhjes së të ashtuquajturve "grekë" në Hermes, Gadishullin Ilirik, tani Ballkan dhe ata nuk kanë asnjë lidhje gjenetike me "helenët" apo grekët e më vonshën.22







8. Edhe njëherë shkurtimisht për Maqedoninë shqiptare




Në këtë pjesë të këtij shkrimi, po ndërlidhemi në rrolin themelues të këtij vendi, sipas historisë, të Maqedonisë shqiptare. Pastaj do t`i themi disa fjalë edhe nga të tjerët. Ne po e fillojmë nga një shkrim i ynë, i shkruar më herët.

Emri i vjetër i Maqedonisë shqiptare, ruhet në formën e vjetër macedones, dhe i ka rrënjët e vjetra pellazgo-ilire dhe shqiptare. Ai është ruajtur në formën e parë të saj nga ata të cilët nuk e dinë se si ka ardhur kjo formë.

Thonë se kështu e ka shqiptuar "Greqia e vjetër", dhe jo Pellazgia, që nuk është greke, por pellazgo-ilire. Atëherë, ajo nuk banohej nga të ashtuquajturit si më vonë "grekët", që vinin e shkonin, pa marrë parasysh se ky emër ishte "i vjedhur" me dredhi. Kështu dashkan t`i quanin ata të cilët nuk e dinin dhe nuk e njihnin këtë gjuhë, e cila për ta ishte "gjuhë barbare", e huaj, e panjohur. Pra, ky emër është nxjerrur prej grave, "graitë", që e kemi thënë edhe kësaj radhe, plakave të shenjta të Dodonës dhe atij populli që përkujdesej për ta, i cili ishte fisi sellët nga kombi pellazgo-ilirë. Prej këtij emri pastaj është krijuar "selloi", me mbaresën "greke"-ois dhe i tërë emri është shtrembëruar në "helloi". Po këtë emërtim e kanë nxjerrur ata që kishin të holla të mjaftuara, e që kishin lëkurë me ngjyrë të zezë, të ardhur nga Libia, që kishin ardhur te Dodona pellazge.23

Maqedonët pellazgo-ilirë shtriheshin në pjesën e poshtme të IRJ të Maqedonisë e deri në Detin Egje dhe pjesën që kufizohej me Thrakën. Nëpërmes kësaj krahine shtriheshim lumi Astribo dhe lumi i Stumës Erigon, sot Cerna-Reka.

Përveç fisit të paionëve, të dhënë më parë, në rrethinat e Liqenit të Ohrit jetonin dasaretët; në luginën e Drinit të Zi jetonin penetët e pirustët; kurse në Dadaninë e vjetër, shtriheshin Dardanët (Dardhanët), deri në perëndim të Moravës e te rrjedha e sipërme e lumejve Pek dhe Timok, në viset lindore; mandej përtej Nishit, në veri e veriperëndim, e nëpër tërë rajonin e Kosovës.24

Emrin "macedones" e kanë shkruar ata që nuk ishin pellazgë dhe e ngatërruan ngapak prej origjinalit të saj, pra "ata që e shpikën shkrimin me alfabet grek". Në vend të "k" është shkuar "c"-ja; nga fundi i fjalës vie "dones", në vend se "doni". Kështu na zbulohet e tërë çështja. "Make-doni" nënkutonte banorin vendas, që ishte mbrenda rregullave të të folmes shqipo-pellazge, ndërsa mbaresa "es", është tjetër. Emri "make-d-onia", nënkupton banorët e vendit ku rriten alget e verdha, në gurishte, rreth e rreth liqejve, p.sh. Strugës, me emrin "maket". "Onia", pra "ania", do të thotë ana e këtyre algeve. "Make-d-onia" do të thotë banori iliro-pellazgë i këtyre anëve ku rriten alget, të cilat quhen make. "D" nënkupton "deri", atje kur rriten alget e verdha. Edhe sot e kësaj dite rriten pranë liqenit të Strugës, nëpër gurishte, maket e vjetra dhe askush nuk e di domethënien e emrit të vjetër pellazgo-ilir dhe shqiptar; jo sllav, jo bullgar, jo grekë!

Pra, emri i vendit është "ana e makeve", kuptohet shqip, që edhe sot kuptohet përgjithësisht i njëjti, me emrin e vjetër. Banorët e këtij rajoni, apo krahu ka qenë pellazgo-ilirët, pra parailirët dhe ilirët, d.th. shqiptarët.

Maqedonia e vjetër antike dhe Maqedonia e sotme nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, nuk e kanë shtrirjen e njëjtë gjeografike dhe në asnjë gjuhë tjetër nuk e ka domethënien e vet, përveçse në gjuhën shqipe.

Bullgarët bëjnë përpjekje të tërheqin prej vetes këtë emër me gënjeshtra të plota e paturpësi të plotë, sikurse historinë e vjetër, që thonë se "është e tyre", sikurse Filipin e II-të dhe Aleksandrin e Madh, që edhe ata qenkan "bullgarë", me gjithë se nënë e gjyshe i kanë ilir dhe shqiptar, edhe pse janë disa "akademikë", që janë thjeshtë "akademik" shtetërorë e gënjeshtarë, krahas "akademisë" së ngjajshme në Greqi, e cila di të gënjejë e të ndërhyjë në "shkencë", sikur ata e kuptojnë se "kanë të drejta legjitime" për t`a rimarrë këtë territor dhe se "ka mjaft fakte e argumente greke", të cilat janë krejtësisht të rrejshme, sepse ata e kanë shpikur të parët "politikën"25, e cila e ka si bazë themelore të saj t`i gënjejë qytetarët e t`i lidhë në stërmullarin e gënjeshtarëve.

Shkenca nuk është njëlloj sikur politika, por është shkencë, e cila bazohet në fakte dhe nuk thotë asgjë të pavërtetë për historinë. Maqedonia antike në pjesën e saj jugore shkonte prej Selanikut e rreth Epirit jugor, deri në detin Egje, përkrah Thrakisë. Ajo pjesë duhet ti kthehet Maqedonisë dhe jo Greqisë, por sëbashku me Epirin Jugor dhe Thesalinë duhet t`i kthehen Shqipërisë.

Për të argumentuar një pikë konstatimin tonë, po marrim një pjesë të shkrimit të Saimir Lojlës, "Maqedonët janë Shqiptarë vendas", të botuar në disa gazeta dhe organe të internetit, se "i gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri... Maqedonasit janë shqiptarë maqedonë",26 domethënë "shqiptarë vendas", prej Maqedonisë së vjetër e deri në trevat e tjera Ilire, që e merr në vehte Dardaninë, si pjesë të Ilirisë së gjërë, e cila në vërtetë përbëhej nga të gjitha pjesët, pra Ilirinë Perëndimore, Veriore, Lindore dhe Jugore, nëpër tërë Gadishullin Ilirik, pa marë parasysh si thirren sot në përkatësitë fetare.

Nëse eksiston një përplasje në rajonin e Maqedonisë, është një përplasje e vetë maqedonasve shqiptarë dhe "sllavëve" të ardhur me dhunë, që nuk janë "sllavë", por turq-bullgarë, dhe e flasin një gjuhë të nxjerrur nga "gjuha kishtare sllave".

Shërbimet e huaja, agjentuarat e huaja antishqiptare, në krye të cilave qëndron edhe sot TURQIA, me sundimin e kahmotshëm të tyre osmalinj, vrasës mizorë te të iliro-shqiptarëve, të ndihmuar nga grekët, serbët, maqedono-bullgarët e deri te malazezët, në vatrat tona të përhershme. Maqedonët bullgarë e ngrehin për veshi tërë kohën shqiptarin e mjerë nga të gjitha anët, pa pushim, as ditë e as natë, dhe e fusin të shkruajë e të flasë si nëpër ëndërr tërë ate që e thonë ky soj e sorollop.

"Historikisht është e pamundur me qenë njëkohësisht maqedon dhe sllav"- thotë Saimir Lojla,27 por është e vështirë të jesh në të njëten kohë bullgar i Maqedonisë dhe sllav në të njëjtën kohë, që i ngreh me lak të lidhur deri në fyt shqiptarët, të cilët e kanë humbur njëherë gjuhën shqipe, rreth 75`000 qytetarëve të këtij vendi, që janë ortodoksë, prej 5% deri në 8% të tërë popullsisë së Maqedonisë.28

Në rajonin e Maqedonisë, thuhet më tutje në artikullin e Samir Lojlës, ndodhen vendasit shqiptarë të Maqedonisë apo shkurt maqedon dhe popullatat e ardhura në kohëra të ndyshme: bullgarë, sllavë, turk, rumunë dhe roma, të cilët, nga statuti i pakicës, fallsifikojnë e dëshirojnë t`a kthejnë rrotën e historisë siç ua do interesi i pushtuesve; ta mbushin tërësisht vendin e okupuar me dhunë e dredhi parolla bullgare e serbe, që janë të pakutueshme për opinionin e gjërë botëror e për popullatën shqiptare, e cila ka mbetur me sy të fryer nga çirilica. Bullgarët e kanë tepër të pasaktë dhe absolutisht të pasaktë t`i mësojnë "vëllezërit e tyre" nga Maqedonia dhe shqiptarët e Maqedonisë pikë së pari me rrenat e Bullgarisë, sikur qenkan "vëllezër" të tyre. Gjuha e sotme zyrtare e Maqedonisë, sikur "ka mbetur" bullgarishtja, e përpunuar pak nga dialekti i bullgarëve të Maqedonisë, të mbetur pas okupimit të rreptë e pa shpirt bullgar e servë (1912-1913), të thënë me fjalorin të ri të politikës "serbë", sepse ata nuk janë "serbë" të Maqedonisë, por "servë", dhe ngjason më shumë me bullgarishten se sa me gjuhën serve apo serbe, që e kanë si qëllim kryesor të shkatërrojnë kombin shqiptar.29

Unë i kosideroj plotësisht të dëmshme dhe raciste veprimet e bullgarëve të këtij vendi, në radhë të parë për përfitimin apo tretjen e popullatave të vjetra e të reja, të cilat në fakt kanë qenë dhe janë shqiptarët, bijtë e pellzgo-ilirëve, të çfarëdo besimi fetar që mbajnë: otodoks, katolik apo islam. Këto veprime nacionaliste na i tregojnë trajtimi historik që e mbajnë dhe gjendja reale e popullsisë shqiptare.

Ndarja e shqiptarëve plotësisht dhe harrimi i tyre prej të kaluarës së bujshme është plotësisht shprehja e klauzurës së këtij shkrimi. Kombi duhet të jetë primar, e jo feja. Feja është sekondare. Janë rrotulluar gjërat kryesore, siç kanë dashur ata të cilët kanë fuqi, jo vetëdije të urtë e të shenjtë njerëzore.

Tanimë është "shndërruar" feja në dukuri superiore, si gur themelor në tabanin e jetës, gjë që nuk është e vërtetë. Kur lindë njeriu flet gjuhën që ka trashëguar ai prej të parëve të vet, pra do të thotë gjuhën shqipe, jo "gjuhë fetare". Po e marrim ndër shqiptarët fenë më të madhe: besimin islam. Shqiptarët i kanë ngjitur emrat turk, osman, arabik, persë, etj. pra emrat fetarë të fesë islamike, të okupuesve.

Sllavëve, e së pari servëve, dhe bullgaro-maqedonëve u intereson në radhë të parë kjo gjë. Atyre u ka interesuar dhe u intereson që shqiptarët e patretur nëpër kishat bizantine ortodokse të jenë islamikë në besimin tjetër të sjellur me dhunë e dredhi nga perandoria osmane dhe turke, që të mos njihen shqiptarët e kombit pellazgo-ilir dhe arbër, siç është quajtur edhe Maqedonia njëherë Arbëria.

Besimi fetar nuk është përcaktues i kombit apo i kufinjëve shtetëror. Dallgët luftarake kanë rrjedhur edhe nëpër viset e Maqedonisë. Ato kanë ndikuar keqas dhe janë bërë shkaku themelor i të harruarit shqiptar; e kanë harruar gjuhën shqipe edhe shqiptarët maqedonas të besimit fetar ortodosk. Tani, zëri i tyre po ndëgjohet, madje gjithnjë e më shumë, edhe nëpër dhunën bullgare, dhe kjo e lëvizë edhe njëherë statistikën e rrejshme të popullatës së Maqedonisë, siç e ka "shkruar" në regjistrimet e veta "Jugosllavia", prej vitit 1921 deri më 1991.30

Në të vërtetë, të gjithë maqedonët janë shqiptarë, por shumë më pak se gjysma e Maqedonisë është "e ardhur". Maqedonia ka qenë kurdoherë shqiptare.




Këtë do ta shohim edhe në vazhdimet e tjera...


1 Ilir Cenollari, "Profecitë e Zotit të Tomorit", Jonalda, Tiranë 2010, faqe 35.


2 Dhimiter Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike", Tiranë 2005, faqe 90.


3 Aristidh Kola, "Gjuha e perëndive", Plejad, Tiranë 2003, faqe 73.


4 Nga vepra e Georgiu Finley, "Historia e revolucionit Grek", Athinë X.X. nga faqja e tij 32, të përkthyer në shqipe nga Aleks Hoxha, sipas veprës së përmendur, faqe 73.


5 Arstidh Kola, vepra e përmendur, faqe 74.


6 Po aty, faqet 79-80.


7 Po aty, faqe 63.


8 Po aty, më përpara, faqet 57-58.


9 Të përmbledhur nga unë faqet 49-55, nga e njëjta vepër e Aristidh Kolës.


10 Po aty, Dhimiter Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", faqe 89.


11 E njëjta vepër, faqe 91.


12 Po aty, faqe 92.


13 Shqipe Hoxha, "Vijimësia shumere-pellasge-ilire-arbër-shqiptar", 01-02.08.2015, te http://www.facebook.com.


14 Po aty, faqe 95.


15 Po aty, faqe 153.


16 Shikoni te Sipo Konda, në veprën e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Eugen, Tiranë 2011, faqe 377 apo shpjegimin “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-8", në faqen time http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-8/


17 Ilir Cenollari, vepra e cituar, faqe 22, apo faqen time, http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-8/


18 Po aty, faqe 22-23, por shikoni më mirë faqen time, http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-7/.


19 Po aty, faqe 55, apo shikoni faqen time http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-7/.


20 Shikoni më mirë artikullin shkencor të zonjës së nderuar, Fatbardha Demi, "Rruga e zbulimit të emrit e të besimit pellazg dhe i vashës krah-shqiponjë", të shkruar me 16.10.2012, dhe të publikuar edhe në http://www.pashtriku.org, por edhe në faqen time http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1/.


21 Shikoni te Pashko Vasa, "E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët", Tiranë, 1935, f. 42-43, apo te Shqipe Hoxha, http://www.facebook.com.


22 Dhimitër Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", faqe 164.


23 Shikoni shkrimin tim "Kombet e tjera dhe kombi shqiptar", apo edhe shkrimet e tjera, sidomos shkrimin tim "Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët", "Shpalimet për Evropën", vazhdimet 1-3-5-7-8-10, etj., i vënë aktualisht edhe në faqen time, http://www.brahimavdyli.ch.


24 Shikoni, po deshët, shkrimin tim të vjetër, "Kombet e tjera dhe Kombi Shqiptar".


25 Në qoftë se donë të dini kush janë këta gënjeshtarë të patupshëm, ua rekomandoj që të lexoni shjegimet e fjalës "politikë", p.sh. në punimin tim, http://www.brahimavdyli.ch/çështja-më-urgjente-për-ne/.


26 Shikoni shkrimin e Saimir Lojlës, "Maqedonët janë Shqiptarë vendas", p.sh. http://www.kosova.info/lajme/saimir-lolja-maqedonet-jane-shqiptare-vendas.html, me 02.gusht 2015.


27 Po aty, Saimir Lojla.


28 Nga pjesa përcjellëse e vërejteve të ngjitura me intervistën e Branko Sinadinovskit, të dhënë në http://www.gazetatema.net/web/2014/12/18/sinadinovski-jemi-75-mije-shqiptare-ortodoks-ne-maqedoni/.


29 Shiko edhe artikullin e Saimir Lojlës, më tutje.


30 Më tutje, në shkrimin e Saimir Lojlës.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *