Duket se miqtë e kryeministrit dhe Shqipërisë, Toni Bler,
por edhe presidentit Duka Skënder Fani kanë dalë në mbrojtje dhe do të
jenë avokat mbrojtësit
Skënder Fani dhe Toni Bler do të jenë dy personat më të fuqishëm së bashku me shtetin shqiptar dhe një aparaturë shtetërore që do të lobojnë për të fituar betejën në UEFA dhe FIFA. Zyrtarisht tanimë çështjen në dorë e ka marrë shteti dhe njrëzit e rëndësishëm. Nga radhët e federatës është Skënder Fani shqiptari i njohur dhe mik i presidentit Duka që do të merret me anën juridike. Së bashku me të në mbështetje është avokati i njohur shqiptar Artan Hajdari që është njëherësh edhe anëtar i komitetit ekzekutiv.
Me grumbullimin e provave po merret drejtori juridik Enton Lita. Por kjo është vetëm pjesa e dukshme e FSHF-së. Në anën tjetër është një ushtri që merret me këtë çështje. Është shteti shqiptar i cili po koordinon punën për të arritur një fitore jashtë fushe më 23 tetor. Kështu shumë njerëz po merren me çështjen e mbledhjes së fakteve nga qeveria që po ndihmon me sa të mundë FSHF-në. Gjithsesi në fushë kanë zbritur forca të mëdha. Është Toni Bler dhe zyra e tij këshilluese së bashku me lobuesit më të mëdhenj në Botë po bëjnë të pamundurën për të fituar këtë bete. Prej ditësh ”ushtria” ka nisur punën dhe shpresohet që në fund të jetë Shqipëria të marrë tre pikët dhe të ndëshkojë dhunuesit e Serbisë për skandalin në Beograd.
Kjo sjellje e serbëve duhet të na mobilizojë, për të nxjerrë në pah të vërtetën, pasi nuk është i rëndësishëm vetëm 3 pikëshi, por simbolika. Historikisht kemi fituar në betejë, por e kemi humbur në sallat diplomatike. Dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar ndaj kombëtares nuk ka vend të mendohet në kushtet e një integrimi europian dhe rajonal, në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Një gjë e cila e ushqeu më një mosbesim të madh këtë marrëdhënie, por ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti që ka një disbalancë mes asaj që ndodhi pikërisht ne ndeshje, me atë që serbët po mundohen të përcjellin në mediat ndërkombëtare. Kjo natyrisht duhet të mobilizojë shtetin dhe FSHF-në për nxjerrjen në pah të së vërtetës, në një farë mënyrë jo vetëm të marrjes së 3 pikëve, sepse nuk është gjëja më e rëndësishme në këtë mes, por gjeja më e rëndësishme në këtë mes është simbolika.
Dhe diplomacia funksionon nëpërmjet lobeve. Serbët janë më të fuqishëm, kanë një traditë më të gjatë diplomatike, kanë elaborate të cilat një pjesë e shqiptarëve ndoshta edhe nuk mund t’i njohin. Kanë elaborate që shkojnë deri nga fundi i shekullit 19-të, të cilat janë kthyer në një platformë të politikës së jashtme serbe. Por gjithsesi edhe Shqipëria ka artilerinë e rëndë të saj dhe do të bëjë ç’është e mundur për të fituar.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *