Saturday, October 18, 2014

Serbia sërish racizëm, Britania letër UEFA: Sanksione të ashpra

LONDER - Siç duket shprehjet raciste nga ana e serbëve, janë të zakonshme, të paktën sa i përket një ndeshje futbolli, dhe këtë herë protagoniste nuk është Shqipëria, por Anglia. Kjo pasi qeveria britanike përmes një letre i kërkon Presidentit të UEFA-s Mishel Platini "sanksione të ashpra" kundër Serbisë pas shprehjeve raciste nga tifozët serbë ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë një ndeshjes mes shpresave (U-21) të të dy ekipeve.

Lojtarët anglezë u vunë në shënjestër të thirrjeve raciste gjatë gjithë lojës së të martës në qytetin serb të Krushevcit, ku thirrjet “majmun” u dëgjuan gjatë këndimit të himnit anglez në stadium.

Pas fitores 1-0 për Anglinë, që siguroi fitoren për në kampionatin Europian U-21, shpërthyen përleshjet mes tifozëve, lojtarëve dhe stafit.

Deklaratat e hidhura mes dy vendeve u shoqëruan me deklaratat respektive të mërkurën, kur Federata Angeleze e Futbollit tha se nuk do të lejojë më ekipet e saj të luajnë në Ballkan në të ardhmen ndërsa nga ana e saj Serbia mohoi racizmin duke akuzuar futobllistët miq.

serbi angli
(Në foto: Gjatë trazirave në ndeshjen Serbi-Angli, për shkak të thirrjeve raciste serbe)

Tifozët serbë shkaktuan probleme dhe dhuna doli jashtë kontrollit. Serbia ka precedentë të mëpërshëm të mos kontrollimit të tifozerisë dhe sigurisë në stadiumet e saj, ndaj dhe vitin e kaluar ajo u paralajmërua nga Platini për përjashtim nga kompeticionet europiane.

Por edhe në rastin e Anglisë, Serbia ka mohuar që të ketë pasur ndonjë shfaqje racizimi para apo gjatë ndeshjes. Ata fajësuan për incidentit futbollistin anglez Danny Rose, duke thënë se ai bëri gjeste anti-sportive ndaj tifozëve dhe për këtë u ndëshkua me karton të kuq.

“Fatkeqësisht, ky gjest çoi në incidentit e mëvonshëm.” thotë Federata Serbe, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si ndaj dhunës dhe racizmit ndaj Shqipërisë.

serbi angli
(Në foto: Gjatë trazirave në ndeshjen Serbi-Angli, për shkak të thirrjeve raciste serbe)

Ndërsa Kryeministri britanik David Cameron u shpreh se ishte “tmerruar nga skenat” dhe kërkon që UEFA të vendosë “sanksione të ashpra” kundër Serbisë.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2007, UEFA gjobiti Serbinë me 24,000 euro pasi lojtarët dhe tifozët serbë shprehën qëndrime dhe thirrje raciste po në një ndeeshje të shpresave kundër Anglisë.

Me sa duket Serbia, do të duhet të përballet me një gjykim të dyfishtë për thirrje dhe kore raciste, ku pas Shqipërisë, është edhe Anglia që kërkon një gjë të tillë. E ndërsa tensionet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të larta, vendimi i UEFA-s, më datë 23 tetor, pritet t’i japë fund ngërçit të krijuar që tashmë ka kaluar arenën sportive.

serbi angli
(Në foto: Gjatë trazirave në ndeshjen Serbi-Angli, për shkak të thirrjeve raciste serbe)

(Mar nga :shqiptarja.com)

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *