Wednesday, October 15, 2014

Të anulohet vizita e Kryeministrit Shqiptarë z.Edi Rama në Beograd


Shkruan : Refik HASANI
Vizita e paralajmëruar e Kryeministrit Shqiptarë z.Edi Rama që më datën 22 Tetor Beogradit do të ishte e mira të mirës ta anulohet fare , pas rrethanave të mbrëmshme pasi Kombëtarja Serbe shfrye mllefin ndaj Kombëtarës mbrëmë në Beograd në ndeshjen kualifikues për Kompionatin e vitit 2016 . Por ka edhe disa arsye që kjo vizitë të anulohet , pasi
- Së pari kjo vizitë ishte shtyer dy herë nga qarqet më të larta të shtetit të Serbisë , kështu ishte treguar jo serioze ,
- Kjo vizitë do të jetë tepër e zbehtë pas incidenteve që ndodhën mbrëm në ndeshjen e fotbollit në Beograd ,
- Dje është arrestuar edhe i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z.Ilir Boçka që ishte i zëvendësMinistër i Mbrojtjes dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Përkohshme dhjetor 1991-Aprill 1992 dhe ishte mes katër nominimeve për President të Shqipërisë , posaqërisht . Vizita do të jetë dhe do të mbetët nën një hije të madhe pasi nesër më datën 16 tetor , Serbinë do ta viziton Presidenti i Federatës Ruse z.Vladimir Putin .Nga pritja që është paralajmëruar dhe pregaditjet për një parad më të madhe ushtarake që nga koha e re kur Serbia është si shtet nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe i organizon një personaliteti të lartë shtetëror. Anulimi i ksaj vizite do të duhej të jet edhe një arsye që të jetë edhe një notë protest e demarzhi edhe për diskriminimin që është duke bërë Serbia ndaj Shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Vizitën Kryeministri të anulon pasi lapidari i UÇPMB-së është hequr më 20 Janar 2012 në Preshevë dhe të kërkohet që të kthehet në vendin që ishte vendosur .Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë të ndihmojn Shqiptarët duke u koordinuar , të përpilojn një platform dhe program ,të harminizojn qëndrimet lidhur me çështjen e pazgjidhur të ksaj Krahine shqiptare . Ndihmë është që të themelojn një Komision Parlamentar mikst për Shqipëtarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ndajn mjete e fonde duke ndihmuar arsimin , kulturën ,trashigimin por edhe në realizimin e të drejtave të individuale dhe kolektive , respektimin e Referendumit të një e dy marsit 1992 . Të ngritet çështja që Beogradi është duke diskriminuar dhe kjo të shtrohet edhe në forume , instanca e mekanizma Europian dhe deri në Këshillin e Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara . 15 Tetor 2014

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *