Wednesday, December 17, 2014

Poezi nga Afërdita D.Krasniqi


Nga Afërdita D.Krasniqi

Deri kur të heshti
Në tok/n time,në shtepin time
Atje ku shenjat e njerëzve
Janë teper të mëdha,jane tepër të kuqe
Atje ku shteti im ka pamjen e vdekjes.


Deri kur të heshti
Të denohem pa ligje
Të lutem kah qielli
Të gërdheshem para femijëve?
Para prindërve?


O o deri kur të heshti
Sikur djath shosh
Me është bërë trupi
Që të Jem vetem pak e lirë
E ju ende, asgjë s’po kuptoni ?

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *