Me Shqipërinë, apo me Kosovën dhe cilët do të jenë kuqezinj, apo cilët
do të jenë ata që do të ndjekin nga pas Samir Ujkanin te
Kombëtarja më e re e Botës. Ky është ultimatumi që trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi iu kanë dhënë lojtarëve. Me një tekst të qartë, trajneri u ka kërkuar të gjithë kosovarëve kuqezinj që të vendosin përfundimisht. Do të luajnë me Shqipërinë, apo me Kosovën. Madje, De Biazi ka qenë kategorik në deklarimin e tij. “Sakaq, unë do të jem i qartë me të gjithë lojtarët që vijnë nga Kosova që në 3 mars, teksa do t’iu kërkoj të gjithëve nëse do të duan të jenë me mua në rrugën drejt Parisit apo jo. Do t’iu kërkoj të bëjmë një pakt burrash, drejt këtij dyvjeçari tejet të rëndësishëm për skuadrën tonë. Forca, Shqipëri!”. Pra, një vendim që do të marrin lojtarët më parë për të mos humbur pjesë-pjesë rrugës. Një ditë më parë ai është shprehur për anën teknike të Grupit I: “Serbia ka lojtarë që luajnë te Kievo, Udineze dhe Çelsi, pra nuk jemi në një grup të lehtë. Sa i përket lojtarëve kosovarë, unë nuk besoj se nevojiten më shumë ata për ndeshjen me Serbinë. Unë nuk besoj se ne duhet të kalojmë aspektet e futbollit në këtë ndeshje. Jemi në një grup me 5 skuadra dhe kjo më dëshpëron. Për më tepër kemi skuadra shumë të forta dhe ju të gjithë e kuptoni këtë. Shpresoja në një grup me 6 skuadra dhe me skuadra të tjera nga vazot e tjera. Tani nuk mund të ndryshojmë asgjë. Me Serbinë besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ruajtjen e rendit publik. A do të ndikojë në fushë? Edhe për ata do të jetë e vështirë në Shqipëri, por dhe për ne atje. Sigurisht që dhe për ne atje”, ka mbyllur De Biazi.