Wednesday, August 05, 2015

GERALDINA, MBRETERESHA E SHQIPERISE

Nga: LEON MOLLA
SKEDA
Emri: Geraldina Mbiemri: Appony Ditëlindja: 06 Gusht 1915 ora 15:25 Atësia: Konti Gjula nga Hungaria Amësia: Gledis Stjuart, Amerikane Gjatësia: 1.75 Të veçanta: Sytë bojëqielli Edukimi: Me 1929 mbaron Liceon në Vudapest, fituese e një kursi në Vals Gjuha që zotëronte: Anlisht,
Frengjisht, Gjermanisht, Shqip, Hungarisht, Italisht.


GJEONOLOGJIA DHE JETA E GERALDINES
Kontesha Geraldina Appony, rrjedh nga një fis i Atalias, Mbreti i Huneve (Hungari). Ka lidhje gjaku me familjet e Perandorisë së Shejtë Romano-Gjermanike. Ajo ishte vajza e Kontit Appony të Perandorisë Austro-Hungareze, mbesa e Marshallit të Madh të Oborrit Perandorak të Perandorit Franc Jozef. Nga e ëma, Gledis Virgia Stjuart, rrjedh nga një familje më të shquarit të Amerikës, ku një nga të parët e saj Xhon Henri Stjuart ka qenë Konsulli i Përgjithshëm i SH.B.A në Averse dhe Ambasador i jashtëzakonshëm i SH.B.A në Londër, ndërsa Virgjinja Stjuart ka qenë Diplomate e SH.B.A dhe e shoqja e Gustav De Stral d'Eknan, Ministër she Shambellen i Mbretit të Suedisë dhe njëkohësisht është kushuri me ish-Presidentin Amerikan, Riçard Nikson, lidhjet e saj të gjakut vazhdojnë deri me Mbretin e Marokut dhe Mbretëreshën e Jordanisë, djali i motrës së saj Roaund Muselier ka qënë sekretar shteti në qeverinë e Francës dhe aktualisht Deputet i Marseille në Parlamentin Europian. Kontesha Geraldina Appony erdhi në Shqipëri me 31 dhjetor 1937 dhe me 30 janar 1938 fejohet me Mbretin Zog-I, ndërsa me 27 prill 1938 martohet me Mbretin Zog-I duke u kurorëzuar Mbretëresha e Shqiptarëve, dhe kjo lidhje i dha emër të mirë edhe më perëndimore Shqipërisë. Me 05 prill 1939 u lind Princi Trashigimtar Leka dhe Dinastia Zogu merr vazhdimësi dhe lartësi. 

Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shqipëri shquhet për vlerësimet e larta që i bëri Kombit tonë, për ndjenjat e qëndrimit të saj ndaj fashistëve italian (siç pohojnë studjues, analistë, e masmediat), dha kontribut të madh për kulturën dhe arsimin shqiptar, për gratë e vajzat shqiptare, për personalitetet e kulturës, për fëmijët jetimë, etj. Ndërmori vizita nëpër Shqipëri nga Burgajeti i Matit deri në Vlorë. Kundërshtoj hapur përpjekjet e fashistëve italianë për pushtimin e Shqipërisë dhe nuk e pranoj as strehimin politik në Ambasadën e SH.B.A në Tiranë, por ndoqi fatin e detyruar të jetës në prag të Luftës së Dytë Botërore nëpër udhët e vështira të gjata të mërgimit. Gjatë qëndrimit e aktivitetit në Shqipëri është përshëndetur e vlerësuar nga shumë përsonalitete të botës, nga Ambasadat e huaja në Tiranë dhe nga shtypi botëror në SH.B.A, Britaninë e Madhe, Francë, Austri, etj. Mbretëresha Geraldina e Shqiptarëve, me 06 prill 1939, në rrethana e situata të njohura Kombëtare e Ndërkombëtare, në prag të luftës së dytë botërore, u largua nga Shqipëria, duke qëndruar përkohësisht në Greqi, e më pas në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi e Norvegji dhe në mesin e gushtit 1939 arritën në Francë, ku qëndruan deri në maj të vitit 1940. Pas kësaj me ftesën e Mbretit Xhorxh VI i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, shkojnë në Liverpol (në hotelin Ric), në një vilë Sanindeil Eskel (60 km larg Londrës) në vilën e Lordit Parmoor në krahinën e Kllallten Hillsit (afër Londrës), ku ndodheshin të emigruar edhe disa familje Mbretërore Europjane si të Hollandës, Belgjikë, nga Ballkani etj. Në këtë periudhë ka vlerësime edhe për Mbretëreshën Geraldina e Shqiptarëve nga Presidenti Turk Ismet Inony, Mbreti Karol i Rumanisë, nga Mbreti i Suedisë, Mbreti Xhorxh VI i Britanisë së Madhe, etj. Mbretëresha Geraldinë, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë luftës së Dytë Botëror dha kontribut për Shqipërinë, për radhimin e Shqipërisë në OKB (me 1942), në ndihmën e Lëvizjes Nacionaliste në Atdhe etj. etj. Vlerësohet nga përsonalitetet e larta ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve, Presidenti Amerikan Ruzvelt, Kryeministri Britanik Curçill, etj. Nga janari i vitit 1946 deri në gusht të vitit 1955 Mbreti Zog-I e Mbretëresha Geraldina me Familjen Mbretërore dhe Suitën e tyre qëndrojnë në Kajro të Egjiptit si të ftuar të Mbretit Faruk (me lidhje gjaku nga e ëma, Sadije Zogu), ku ndodheshin edhe shumë Familje të tjera Mbretërore të mërguara si Romanovel, Heset, Otomanët, të Bullgarisë (Mbretëresha Xhovana, Princi Simeon, Princesha Mari Luiza), etj, të cilët, si miq e të njohur të Mbretit Zog-I e Mbretëreshës Geraldina, dhanë kontribute diplomatike edhe për Shqipërinë. Për t'u shënuar është edhe kontributi i madh i Mbretit Zog-I dhe i Mbretëreshës Geraldina, që me njohjet e lidhjet e tyre në botë, mundësuan pranimin e vonuar të Shqipërië në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1955. Familja Mbretërore në Egjipt kishte një aktivitet të madh politik, diplomatik etj. duke mbajtur lidhje aktive me SH.B.A e Britaninë e Madhe dhe disa vende të moderuara Arabe etj. për rrëzimin e rregjimit komunist në Shqipëri. Ishte zgjuarsia e Mbretëreshës Geraldina, që zbuloi ''Radiolojën'' e sigurimit shqiptar, gjë e cila çoi deri atje sa Mbreti Zog-I t'iu bënte me dije anglo-amerikanëve se Kim Filbi ishte agjent i dyshimtë etj. Ishte Bashkimi Sovjetik Komunist, që mori influencë në Egjipt dhe ndikoi në largimin e Familjes Mbretërore Shqiptare nga ky vend mik. Në gusht 1955 Familja Mbretërore Shqiptare arrin në Francë, ku fillimisht vendoset në Kanë e më vonë në Paris. Me 09 prill 1961 Mbreti Zog-I ndërron jetë. Presidenti Francez Sharl De Gol jep urdhër të veçantë për organizimin zyrtar të ceremonisë së varrimit, të gjithë pikat kufitare hapen për shqiptarët që erdhën nga e gjithë Bota ... Me 15 prill 1961, në prani të deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare dhe 70 të deleguarit nga Mërgata Shqiptare, Princ Leka bëri Betimin si Mbret i Shqiptarëve. Mbretëresha Geraldina tashmë ishte Nëna Mbretëreshë Geraldina e Shqiptarëve. Kontributi i Mbretëreshës Geraldina, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë qëndrimit në Francë, është e një niveli të mië, gjë që është dëshmuar edhe nga përsonalitete të diplomacisë politike, historisë, dhe është pasqyruar në shtypin e kohës etj. Në vitin 1962 deri më vitin 1982 Nëna Mbretëreshë Geraldina vendosi në Madrit të Spanjës ku, përkrah edhe Mbretin Leka e më vonë të Mbretëreshës Susan, vazhdon veprimtarinë e saj kombëtar e ndërkombëtare për Shqipërinë e Shqiptarët. Ndërmerr uhëtime historike në SH.B.A, Kanada, Belgjikë, Itali, Zvicër etj. ku bën takime me Shqiptarët e përsonalitete Botërore si me Papa Gjon Pali II, Mbretër e Mbretëresha të Botës, me Presidentë e Kryeministra të Europës, Amerikës, Kanadasë, Azisë e Afrikës. Kudo e kurdoherë e ngriti zërin për Shqipërinë e Shqiptarinë. Ndihmoi shumë në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe në Fondacionin e saj ''Nëna Mbretëreshë'' Shqiptarët në botë dhe popuk të ndryshëm. Nga viti 1982 deri në vitin 2002 vendoset në Afrikën e Jugut, ku e vazhdoi veprimtarinë e saj me letërkëmbime me përsonalitete Ndërkombëtare e me Shqiptarët, duke dërguar ndihma humanitare në Shqipëri (në periudhën e Demokracisë) etj. Me 28 qershor 2002 vjen në Tiranë, bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare, për të jetuar përgjithmonë në këtë vend që e deshi si rrallë kush, që siç ka thënë në prill 2001: ''Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptaren në mes shqiptarëve''. Mbretëresha më e re e Aristokracisë Europjane dhe e vetmja Mbretëreshë e para Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta me 22 tetor 2002, vdiq në Shqipëri e cila i kushtoi jetën e vet me dashuri, mirënjohje e devotshmëri.

Shënim i Redaksisë: Shkrimi është marrë nga Libri i Leon Mollës. GERALDINA ''Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptare, në mes shqiptarëve''
06.08.1915 - 100 - 06.08.2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *