Sunday, December 14, 2014

Të famshmet shqiptare dhe pemët e Krishtlindjeve

13 Dhjetori është dita e 347-të e kalendarit gregorian,dita e 348-t në vitin e brishtë, kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 18 ditë, kryeqyteti ende nuk është dekoruar për festat e fund vitit sikurse edhe shumë komuna të Kosovës.

Por, të famshmet kohë më parë, kanë dekoruar pemët e tyre, apo kanë treguar të paktën dashurinë që kanë për festat e fund vitit, edhe nëse vetëm kanë bërë foto pranë ndonjë peme.

Në një ambient të ngrohtë, me dekorime për festa duket se kalon këto ditë edhe Diellza Kolgeci.

Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ka realizuar një fotografi pranë një peme gjigante Krishtlindjesh.


Bleona në shpërndarjen e një fotografie subjekt i së cilës është pema e Krishtlindjeve në New York, shkruan se mbetet pa frymë nga atmosfera që krijohet atje, dhe se çdo herë kur shkon, i duket sikur po e bënë për të parën herë.


Albana Osmani, është njëra prej të famshmeve që ka ndarë me përkrahësit e saj fotografinë në të cilën shihen dekorimet për fund vit.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *