Historia e Jolanda Guazzos / Studiueses së letrave shqipe dhe përkthyeses së Migjenit e Sterjo Spases
Shqipërinë e viteve ’60, Jolanda Kodra (dikur Guazzoni) do të kalonte net të tëra bri vargjeve të Migjenit. Malli për Romën e largët e kujtimet e rinisë së lëna diku përtej detit, i bënin këto vargje
tepër të ndiera për të. Një poezi është e bukur kur ajo i flet dhe historisë tënde. E dukej sikur Migjeni grishte një pëlhurë që dalëngadalë po pushtonte gjithë qenien e kësaj gruaje interesante të Tiranës së atyre viteve. Dhe i nxirrte atë dëshirën e heshtur, por aq të fortë që ndjeu atëherë kur pa për herë të parë studentin nga Gjirokastra. Ai ishte Malo Kodra, një burrë që ajo e deshi që në ditët e para të takimeve të fshehta dhe e ndoqi nga pas në atdheun e tij, Shqipëri. Jolanda ishte vajza e një inxhinieri nga Roma, që ishte edhe skenarist edhe dramaturg. Quhej Alberto Guazzoni, vëllai i regjisorit të dëgjuar Enrico Guazzoni, një nga regjisorët e njohur italianë të filmit pa zë dhe që sot i kushtohet edhe një rrugë e Romës.
Shqipërinë e viteve ’60, Jolanda Kodra (dikur Guazzoni) do të kalonte net të tëra bri vargjeve të Migjenit. Malli për Romën e largët e kujtimet e rinisë së lëna diku përtej detit, i bënin këto vargje
tepër të ndiera për të. Një poezi është e bukur kur ajo i flet dhe historisë tënde. E dukej sikur Migjeni grishte një pëlhurë që dalëngadalë po pushtonte gjithë qenien e kësaj gruaje interesante të Tiranës së atyre viteve. Dhe i nxirrte atë dëshirën e heshtur, por aq të fortë që ndjeu atëherë kur pa për herë të parë studentin nga Gjirokastra. Ai ishte Malo Kodra, një burrë që ajo e deshi që në ditët e para të takimeve të fshehta dhe e ndoqi nga pas në atdheun e tij, Shqipëri. Jolanda ishte vajza e një inxhinieri nga Roma, që ishte edhe skenarist edhe dramaturg. Quhej Alberto Guazzoni, vëllai i regjisorit të dëgjuar Enrico Guazzoni, një nga regjisorët e njohur italianë të filmit pa zë dhe që sot i kushtohet edhe një rrugë e Romës.
Me kthimin në Shqipëri, jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë. Librat
që i blinte në libraritë e Romës kishin mprehur tek ajo atë ndjesinë e
butë që ta jep vetëm libri. Ajo ishte kurioze të lexonte në shqip, të
njihte revistat dhe gazetat që botoheshin në këtë gjuhë, që do të bëhej
më vonë dhe gjuha e zemrës së saj. Deri në vitin 1939, Jolanda do të
jetonte bashkë me të shoqin në Korçë, ku ai ishte caktuar si mësues
fizkulture. Në Tiranë u vendosën në fund të vitit ’39, ku u shtuan dhe
me dy vajza, Klarën dhe Etelin. Klara, e cila do të vijonte rrugën e
saj, e mban mend, gjithnjë ashtu, me një libër në dorë nënën e saj dhe
me flokët e zinj mbi supe. “Me të ardhur në Shqipëri, ajo kishte filluar
të mësonte shqip e të lidhej me gazetat e revistat e kohës dhe të
bashkëpunojë me to. Lidhet me ‘Hyllin e Dritës’ si katolike që ishte,
megjithëse Jolanda kishte mentalitet të hapur. Më vonë bashkëpunon me
revistën ‘Njeriu’ dhe ‘Kultura Islame’. Lidhet edhe me ‘Përpjekja
shqiptare’, ‘Shkëndija’, më vonë edhe me ‘Fryma’”, tregon Klara. Pas një
përvoje të shkurtër si mësuese e italishtes në Shkollën Pedagogjike,
ajo do t’i përkushtohej përkthimit, duke dhënë kontributin e saj për
prurjen në shqip të autorëve të njohur italianë, por dhe duke çuar në
gjuhën italiane autorë shqiptarë. Shkruan dy studime të gjata për Naim
Frashërin dhe për Fishtën. Në fillim për Fishtën e boton në gazetën
“Tomori” dhe më vonë në përmbledhjen që i kushtohet poetit më ’43-shin.
Quhet “At Gjergj Fishta në dritën e artit të vet”, ku merr në analizë
gjithë krijimtarinë e Fishtës. Studimi është në dy gjuhë,
shqip-italisht. Por për Klarën, një aspekt pothuajse i panjohur i
individualitetit krijues të studiueses dhe përkthyeses e përbëjnë
poezitë e saj. Vetëm pak prej tyre arritën të botoheshin në shtypin e
viteve ’30-’40. “Poezia e saj ishte në thelb lirike, e një lirizmi të
ëmbël dhe fin, ndonëse e ushqyer me një kulturë të gjerë, me një ndikim
krijues nga poezia antike greko-romake dhe nga romantikët italianë, po
pa letrarizëm. Këtë poezi mund ta quash neoromantike, me ca nota
impresionizmi, kishte ngjyrën e vet në spektrin letrar të asaj kohe ku u
ndërthurën drejtimet letrare më të ndryshme, neoromantizmi si vazhdim i
traditës së Rilindjes, realizmi kritik, një lloj neoklasicizmi,
elementet e para të gjithfarë llojeve të modernizmit, hermetizmi,
simbolizmi, ekspresionizmi, surealizmi”, thotë Klara, e cila sot është
kthyer në një studiuese të poezive të nënës së saj. Përmes këtyre
vargjeve të mbetura në dorëshkrime në familjen Kodra, Klara ka bërë një
rizbulim tjetër të nënës së saj. Atë të brendësisë, përmes një lirizmi
kaq femëror. “Me gjithë parapëlqimin e saj për romantikën, ajo lëvroi
lirikën e mendimit, karakteristike për shekullin e njëzetë, ku ndjenja
rridhte si rrymë e nëndheshme”, thotë ajo. Si të kishte në duar poezitë e
një gruaje të panjohur, Klara ka bërë një analizë të hollësishme të të
gjitha vargjeve të saj, duke i parë estetikisht. “Kulmin e poezisë së
Jolandës e shprehin dy lirikat e shkruara në vitin 1963, para vdekjes,
‘Kënga e fundit e mjellmës’, të vetmet e shkruara në vargje të lira. Në
njërën ‘Melankoli’ sublimohen motivet e mallit, trishtimit, mungesës, në
tjetrën, testamenti i saj shpirtëror, ‘Excelsior’, shprehet besimi
optimist në një të ardhme të lumtur për njerëzimin, kur njeriu do të
triumfojë mbi kohën e hapësirën dhe mbase do të realizojë ‘të lashtën
ëndërr të rinisë së përjetshme’”, thotë ajo. Në poezinë shqiptare të
viteve ’30, ekzistonin gjithashtu dy prirje kryesore, njëra drejt artit
të “angazhuar” që u ndoq nga Fishta, Noli, Migjeni e shkrimtarë të tjerë
dhe një prirje drejt “artit të kulluar” që pati si përfaqësues kryesor
Lasgushin, por mund të përfshijë edhe Kolë Mirditën e Gaspër Palin.
Jolanda iu afrua nga një anë kësaj prirjeje të dytë; ajo mendonte se
arti s’duhet të jetë shërbëtor i një ideologjie, por, nga ana tjetër,
nuk iu shmang lirikave politiko-patriotike që shkroi për atdheun e saj
të dytë. Krahas tyre lëvroi lirikën e natyrës dhe filozofike;
çuditërisht, ndonëse grua, nuk e lëvroi lirikën e dashurisë, përveçse në
një lirikë të shkurtër, ku i këndon dashurisë bashkëshortore që
trajtohet rrallë nga poetët e të dyja gjinive. Teksa lexon këto vargje
sot, e sheh Jolandën si një individualitet të rëndësishëm të poezisë
shqipe në vitet ’50-’60. Grishja e saj ndaj poezisë dhe të ndjerit të
vetes si poete, e tregon dhe miqësia që ajo ka pasur me Lasgush
Poradecin. Duke kuptuar talentin e këtij poeti, Jolandës i pëlqente të
ndante biseda dhe të merrte këshilla prej mjeshtrit. Por një kontribut i
vyer i Jolandës është padyshim përkthimi i Migjenit më 1961-shin në
gjuhën italiane. Ky botim erdhi vetëm pak vite para se ajo të ndahej nga
jeta në një moshë të re. Klara e ka ende të gjallë në kujtesë portretin
e saj, zërin teksa i tregonte përralla mbrëmjeve apo duart që
përgatisnin kukullat prej stofi.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *