Saturday, December 13, 2014

Hyu i jetës - Poseidoni ( Dodoni , I Miri)


Poseidoni(Pujisësi i Dodonit,bujisësi i Dodonit,bujitje ose pujitje është dukuria që i shfaqet syrit në buzët e burimit të ujit , që vjen nga thellësia e tokës ) i biri i Kronit dhe Reas , vëllai i Zeusit dhe Hadit dhe hyjnia kryesore ne panteonin pellazg Olimp -Dodone .Pasi rëzuan nga froni të atin Kronin ,tre vëllezërit Zeusi ,Poseidoni dhe Hadhesi ndan pushtetin.
Poseidoni qe i dyti, me i rendësishmi , pas Zeusit e midis hyjnive. I takoi të qe i gjithëpushtetshmi i deteve dhe ujrave , në të shkuarën ky qe atributi më i qënësishëm i Kronit .
Ai shfaqet nga thellësia e tokës si burim i ujit jetëdhënës ,por që njëherazi është lënda kryesose e trupëzimit të gjithëçkaje që ekziston në planetin tone.
Poseidoni është kuptuar si Hyjnia përgjegjës i lëngut të jetës ,ujit, në planet.Ai identifikohet Hyjnia e rrjedhjes dhe e qarkullimit te vazhdueshëm ,i qetesise dhe i furisë maramendëse ,i paparashikueshmërisë dhe i mistershmërisë.
Bujar dhe mirëtor .jetëmbajtes dhe ndëshkues për këdo që se nderoi , dhe për një çast e përbuzi ,ky është i Miri , Poseidoni, për detar ,peshkatar, buzalumas e bregadetas..
Të gjithë të lashtët e pranojnë se Poseidonin e adhuronin më së tepërmi Ilirët dhe Epiriotët pellazg.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *