Konkurrentët e spektakleve të kërcimit vazhdojnë të aksidentohen gjatë provave. Këtë herë bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci, pësoi një incident gjatë provave, nga i cili u dëmtua rëndë.
Diellza është pjesë e edicionit të sivjetshëm të “Dancing with the stars”, kur gjatë provave për përgatitjen e së hënës ajo pësoi një aksident. Konkurrentja nga Kosova ka rrëshqitur, duke u dëmtuar në vetull, shumë pranë syrit.
Ajo u transportua me urgjencë në një spital privat në kryeqytet, ku i është dashur të qepet në vendin ku ishte dëmtuar, e më pas është nisur drejt Kosovës. Ende nuk dihet nëse Diellza do të vazhdojë garën e saj tek “Dancing with the stars”, ose do i duhet ta ndalojë këtu konkurrimin e saj.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *