Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI Paralajmërimi se në Preshevë do të ndërtohet një qendër për emigrant me kapacitet për katërqindë mijë persona është tepër shqetësuese dhe alarmante . Për këtë qendër
fletë edhe Ministri i Punës në Qeverin e tanishme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandar VULIN, i cili më së shpeshti është duke e vizituar Preshevën dhe i ka harruar fare Rajone e qytete tjera të Serbisë dhe Vojvodinën .Që nga tani është stërngarkuar Presheva me tre mijë emigrant të vendosur .
Pse ky numër është vendosur pikërisht në Preshëvë pasi ka shumë objekte ushtarake , objekte industriale të braktisura në Komuna tjera e Rajone si që është Shumadia , që ka me dhjetra e qindra fshatra gati të braktisura e gjysëm të boshatisura nëpër Serbi për shkakë emigrimit dhe rënjës drastike të natalitetit në Serbi . Pse në Preshevë emigrant nga Kontinenti më i varfër i Globit dhe me kriza e luftra nga Afrika . Opinioni publik dhe gjithë popullata shumicë jo vetëm në Preshevë por e tërë krahina shqiptare është kundër projektit për ndërtimimin e ksaj qendre pasi koncentrohen emigranët dhe prishin balancin-përbërjen e kësa Komune dhe kështu shkilen të drejtat e njeriut atij kolektiv sipas konventave dhe akteve Ndërkombëtare . Serbia është nënshkruese e të gjitha këtyre akteve që jan abliguese dhe përditë trumbeton për gjoja respektim e tyre duke asistuar se i respekton ato dhe don të pranohet në BE . Prandaj , kërkohet me të drejtë nga instanca dhe mekanizma të BE-së dhe atij ndërkombëtarë që kjo qendër nëse vërtet është kërkesë e parashtruar nga BE-ja të ndërtohet në qytete tjera e asesi në Medvegjë , Bujanoc apo në Preshevë . Nuk është e pranueshme dhe nuk lejohet me asnjë rregull e konvent as nacionale e ndërkombëtare që qëllimisht të prishet balanci nacional , këtë Beogradi është mësuar ta bëj pasi në qytetin e Bujanocit ka vendosur 3650 Serbë si të ikur nga Kosova të luftësë së fundit 1998-1999 . Presim që organizata kredibile ndërkombëtare si që është UNHCR , IOM , AI etj , të kenë parasysh Preshevën . Por edhe mekanizmat Evropian e Ndërkombëtar të deklarohen që duke projektuar ndërtimin e ksaj qendre për emigrantë është një plan i errët i Serbisë por edhe Tirana dhe Prishtina zyrtare të deklarohen kundër këtij projekti pasi po tentohet të ndërtohen një qendër për emigrant në trekëndëshin kufitar Gjilan – Kumanovë - Preshevë . 16 Gusht 2015
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *