Tuesday, December 16, 2014

Zyrtare, “Rrugën e Arbrit” e marrin kinezët, Rama: Në 2015 nisin punimet


Ndërsa e ka vlerësuar si partnerin e tretë strategjik, qeveria shqiptare ka hapur rrugën për bashkëpunimin dhe financimin e një sërë projektesh në vendin tonë nga qeveria kineze.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes fb, se qeveria ka nënshkruar mbrëmë një memorandum bashkepunimi me Chinese Exim Bank per hapjen e nje kantieri projektesh ne Shqiperi me financime kineze.

Projekti i pare qe do te çelë siparin e nje epoke të re bashkëpunimi mes Shqiperise e Kines do te jete Rruga e Arberit, e cila do te nise vitin e ardhshem.

Një fakt të tillë e pati paralajmëruar edhe vetë Ministri i Tranportit Haxhinasto muaj më parë, ku pati deklaruar se për Rrugën e Arbrit po bisedohet për një angazhim konçensionar të një kompanie kineze.

Por tashmë marrëveshja është konkrete dhe rruga e mbetur pezull pritet të nisë punimet vitin që vjen.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *