Monday, December 15, 2014

“UÇK”: ‘Në Maqedoni mund të fillojë një luftë e re’ (DOKUMENT)

“Gjithandej trojeve Shqiptare nën Maqedoni jemi dëshmitarë të një trysnie policore. Një gjendje e jashtëzakonshme por e pashpallur. Gjithë veprimet e aparitçkëve të pushtetit përcillen nën forca të mëdha policore.
Veç dhunë e terror njohin trojet tona e populli ynë. Dhe për të shkuar mjerimi deri në fund shqiptarët tanë në Qeverisje e politik bërje rrinë si për ti dhënë bekimin e kësaj shtypjeje. Një gjendje e tillë kaq e pashpresë duhet ti qasen të gjithë më ngut”, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
 “Thërrasim faktorin ndërkombëtar të ndërhyjë para se Maqedonia të rrëshqasë në një luftë të re. Faktori politik shqiptarë e veçanërisht ata në Qeverisje të shohin me realizëm gjendjen e mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni”, thuhet më tej në komunikatën e UÇK-së, njofton TetovaSot.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë  e dërguar nga Debatik Shari dhe  që mban llogon e UÇK-së të nënshkruar nga Kushtrimi:
2


No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *