Friday, December 05, 2014

Letër e hapur , popullit tim


Shkruan : Lazim MIFTARI

O populli im, ti je popull i sfidave dhe i sakrificave, ti përjetove çdo gjë që mund ti ndodhte ndonjë populli në tërë rruzullin tokesor dhe gjatë gjithë historisë. Ti luftove të keqen që prej kur u krijua bota. Ti luftove me perandoritë më të egra gjatë historisë së tokës, që nga lindja e deri në perendim dhe të gjitha betejat e të gjitha luftrat i fitove. Ti e mbrojte Kishën e Romës dhe luftove per të, Ti e mbrojte Patrikanën e Stambollit dhe luftove per të, Ti e mbrojte
Qaben kur të gjithë ia kthyen shpinën dhe nuk dinin kryet ku e kanë. Ti krijove shtete e çlirove shtete të huaja. Po pse i bëre te gjitha këto luftra o populli im? Ti nuk e don të keqen mbi njerëzimin, Ti nuk e don çrregullimin e natyrës, Ti je ruajtësi më i mirë i atyere gjërave që janë krijuar prej njeriut dhe prej Zotit për të mirën e njerezimit në tokë. Ti nuk je rastësisht në këtë botë, Ty të zgjodhi Zoti si popullin më të mirë e më të dashur. Po ti çka bëre o populli im? Ti të gjitha luftrat që i fitove, lirinë gjithëherë e le në dorë të gabuar e për atë vendi yt u zvoglua shumë, tepër shumë. Çka është tu ndhodhë me ty o populli im? Shiqo vendin e shiqo kombin ku mbeti tash. Ti edhe luftrat e fundit i fitove dhe çlirove vendin nga një robëri e egër dhe duke menduar që udhëheqjen e lirisë do tua dorezosh bijëve të tu, ua dorezove grabitçarëve. O populli im, kta nuk janë bijtë e tu se përndryshe nuk do ta kishin grabitur çdo gjë qe ti e fitove me mund aq të madh. Kta nuk kanë gjak shqiptari, kta nuk e kanë gjakun e pastërt, kta gjakun e kanë te perzier me mut - kta janë produkt i djallit, andaj luftoje djallin dhe merre udhëheqjen e vendit në dorën tënde. O popullim im, çdo gjë që pate ta vodhën, çdo gjë qe pate ta hangrën, gabove o populli im kur thoje se, i yti mishin ta han por ashtin ta ruan, kta ta hangrën me mish e me asht, e me palcë e me krejt, kta ti hangrën edhe ëndrrat, kta ta hangrën edhe shpresën edhe diellin një ditë kanë me ta hangër edhe ti do të zhdukesh përgjithëmonë, o popilli im. Këtyre nuk ua la as pena e Fishtës, e Nolit, e Konicës,dhe e të tjerëve, as grushti i Migjenit nuk u bëri gjë. Kta e shëndrruan vendin në një poligon të të gjitha të kqijave. Edhe bukën e gojës ta vodhën, e vendi po të boshatiset, po të mbetet pa njerëz, çdo gjë për të zezë po ndodhë në ty o populli im. Nëse ti e len kështu vendin, bijtë e tu ose do të bëhen kriminelë ose do të jenë viktimë e kriminelëve. E tani dy rrugë të kanë mbetë o populli im: ose ikë shporru,zhduku, humb, asimilohu ashtu siç e bëre me shekuj, e mbushe barkun me bukë; ose zgjohu njëherë e përgjithëmonë në këmbë dhe shkatërro çdo gjë e merre pushtetin në dorë, per disa orë. O populli im,zgjohu nga ky gjumë i rënd shekullor, përmbys çdo qeveri të djallit, formo strategjinë kombëtare, shtine në përdorim trurin e kombit, ofro rreth vetes njerëz të menqur dhe dijetarë, formo senatin e pleqësisë kombëtare, kerko gjithëherë mendimin e tyre në grup mos kerko mendim nga individët, tuboje tërë kombin në një trung të vetëm dhe formoje qeverinë e pastërt kombëtare. Prishtinë Nëntor , 2014

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *