Erjon Bogdani, “gjiganti i mirë”, kthehet të flasë për karrierën e
tij në Itali, kur e nisi tek Rexhina dhe dy vitet e para në Serinë A.
Për “TuttoReggina“, ai shprehet: “Çfarë kujtimesh ato dy vite të para në
Serinë A! Stadiumi ishte gjithmonë plot dhe kjo na jepte mundësi të
bënim maksimumin. E kujtoj me kënaqësi golin e pare në Serinë A, ishte
ndeshja kundër Venecias dhe vlejti tri pikë.
Në sezonin 2001-2002 ramë për një gol në shtesë, por në derbin me Krotonen isha njeriu i vitit. Janë kujtimet më të bukura të karrierës. Me ata djem kam miqësi vetëm me Cico Koca e Gianluca Savoldi”. Por në vitin 2003 lojtari shkoi borxh tek Salernitana, në një vend ku: “Ndihem si në shtëpinë time. Është qyeti i gruas time, afër Castellammare di Stabia, ku një prift, përpara se të bëhesha futbollist, priti familjen time që u larguar nga Shqipëria për shkak të luftës. Qëndrova edhe dy vite dhe më pas kalova tek Siena. Tek Rexhina mund të kthehesha në 2007-ën por nuk gjeta gjuhën e përbashkët me presidentin Foti. Ika tek Livorno për çështje financiare edhe pse në “Rexho” doja të qëndroja një jetë të tërë”, mbyll rrëfimin e tij shqiptari për lëvizjet në kampionatin italian. Erjon Bogdani flet për të tanishmen dhe atë që do të vijë në muajt në vazhdim, duke ditur që ka 7 muaj pa luajtur. “Gjithmonë jam pranë furtbollit dhe ndonjë kontakt me ndonjë skuadër të mirë e kam pasur. Por kam vendosur ta lë futbollin. Në qershor “var këpucët në gozhdë” dhe do të marr licencën e trajnerit”, është shprehur Erjon Bogdani. Siç ka deklaruar edhe vetë, ai ka “varur këpucët në gozhdë”. I mbetur pa ekip pas merkatos së verës, Bogu ka vendosur për të ardhmen. Ai ka refuzuar oferta që i kanë ardhur nga Shqipëria, si dhe të tjera nga ekipe jashtë Italisë. Tanimë ai nuk është më pjesë e futbollit të luajtur, pas një karriere të gjatë të nisur në vitin 1994 me Partizanin, më pas në Turqi, Kroaci dhe në fund në Itali, me 7 skuadra të ndryshme mes Serisë A dhe B. Bogdani ka luajtur 73 ndeshje me 19 gola të shënuar me fanelën kuqezi.