Thursday, March 13, 2014

“RENEA” dhe “GOS” blindojnë gjykatën, “xhihadistët” rrethojnë krimet e rënda(VIDEO)



Nën masa të rrepta sigurie është bërë vlerësimi i masës së sigurise për 4 nga 8 të arrestuarit ditën mërkurë, te akuzuar se rekrutim të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste.

)
14 shtetas dyshohet se dërgonin shqiptarë myslimanë dhe më pas i çonin në Siri për të luftuar.
Ditën e enjte i janë komunikuar akuzat shtetasve Genc Balla, imam i xhamisë së Unazës së Re. Para gjykatës janë paraqitur edhe Bujar Hasa, imam i xhamisë së fshatit Mzez në Tiranës, Fadil Muslimani dhe Zeqir Imeri.




Në momentin e hyrjes dhe daljes nga gjykata këta shtetas nuk kanë hequr dorë nga shenja e tyre me gishtin drejtuar nga qielli.


Ndërsa besimtarë të tjerë të mbledhur para prokurorisë i kanë mbeshtetur, me prezencen dhe thirrjet e tyre.

)
Mësohet se katër personat nuk kanë deklaruar asgjë para gjykatës, por thjesht kanë dëgjuar akuzat dhe janë larguar nga aty. Ata nuk kanë pasur avokat të tyre,por i është mundësuar një kryesisht nga gjykata e krimeve të rënda.
Ditën e premte po në këtë gjykatë pritet të bëhet verifikimi i masës së sigurisë edhe për katër shtetasit Edmond Balla organizator i këtij rrjeti që siguronte luftëtarë për konliktit në Siri,Verdi Morava biznesmen i cili mbeshteste finaciarisht këtë rrjet.


Para gjykatës pritet të dalë edhe Astrit Tola dhe Orion Reçi të dy ndihmës. 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare,të cilët dyshohet se ndodhen në Siri per të luftuar.
Shkelzen Dumani, i cili dyshohet se ka marrë edhe dy fëmijet e tij të mitur në Siri është në kërkim ndërkombëtar.


Në kërkim janë Gerti Pashja, Shyqyri Kaca, Alamir Daci, Erion Reci dhe Medi Manellari.

Dy ditë më parë u arrestuan 7 besimtarë myslimanë, mes tyre dhe dy imamë të vetëshpallur xhamish, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në 4 qytete të vendit,në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd ndërsa të arrestuarit janë Genci Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë së unazës së re në Tiranë, Bujar Hysa, i vetëshpallur imam i xhamisë së Mëzezit dhe shtetasit Edmond Balla, Zeqir Ymeri,  Verdi Morava me rolin e financuesit,  Fadil Myslimani dhe Astrit Hajdar Tola në rolin e ndihmësit.
Sipas Prokurorisë të Krimeve të Rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”
Sipas Prokurorisë, Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri, 3 të tjerët Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.
Thirrje për protestë nesër para Kryeministrisë
Ndërkohë mbështetësit e 7 myslimanëve të arrestuar dy ditë më parë, bëjnë thirrje për protestë.
Në një postim në faqen e Facebook-ut “Kundër arestimit të Hoxhës Abdurrahim Balla” u bëhet thirrje të gjithë besimtarëve që të dalin nesër pas faljes në protestë para Kryeministrisë.
“Ju bëjmë thirrje gjithë vëllezërve nga Tirana të dalin në shenjë proteste kundër arrestimit të vëllezërve tanë nga policia!” thuhet në njoftim.