Saturday, December 06, 2014

Çamëria është problem ndërkombëtar, jo Himara!



Provokimet antishqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj interpelancës së Vangjel Dules (kryetar i PBDNJ-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë) se “ Sa të jem unë ,Himara kurrë çështje minoritare për diskutim, edhe pse gjatë viteve të fundit, është abuzuar shumë me të. Ne jemi shembull për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Ballkan. Sjellja jonë ndaj minoriteteve është edhe krenari për ne. Himara nuk është minoritet grek, dhe kurrë nuk do jetë. Ajo është sikurse Tropoja, Kukësi etj… Dule po kërkon qiqra në hell, që nuk ekziston…Himara është shqiptare....
E, çfarë të drejtash, lirish dhe të përfaqësimit më të lartë ligjor dhe kushtetues po kërkon Vangjel Dule për minoritetet (sidomos për minoritetin grek në Shqipëri), kur ai si pjesëtar i minoritetit grek ka arritur të jetë, edhe Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Nuk është ky shembull konkret de fakto dhe de jure që flet se, liritë dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri po respektohen me konsekuencë, në shkallën më të lartë dhe në frymën e reformave, të axhenadës, të ligjeve dhe të standardeve të BE-së, si dhe të së drejtës ndërkombëtare?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *