Në Këlcyrë paraditen e sotme greket kanë përkujtuar Festa Kombëtare e Greqisë. Përfaqësues të politikës
greke, të shoqëruar nga Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo, kanë përkujtuar ushtarët greke të vrarë në territorin shqiptarë gjatë luftës italo-greke.Gjatë këtij përkujtimi ka pasur edhe tensione. Kjo, duke qenë se përfaqësues të Aleancës Kuqezi dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar. Ata kanë kërkuar që të pengojnë pjesëmarrësit në këtë ceremoni, ndërsa mbanin flamuj kombëtarë në duar. Tensionet janë shmangur pas ndërhyrjes së policisë. Ra ne sy mungesa e BDIU se Idrizit , partia çame që pas rreshtimit në krah të mazhorancës eshte tërhequr nga veprimtaritë me karakter nacionalist. Ndërkohë, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa është pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka thënë se ato janë shumë të mirë.Ai ka kërkuar të shmangen nacionalizmat.“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të kënaqshme, ndërsa me Serbinë nuk janë aty ku duhet të ishin.Por duhet të shmangen nacionalizmat. Sot nderojmë ata që bënë qëndresë ndaj pushtimit”, tha Dule. Ky është një provokim i përvitshëm grek pasi krerët e minoritetit dhe nacionaliste te ardhur nga Greqia shkojnë ne një zone ku nuk ka asnjë minoritar për te përkujtuar festen e Greqisë. Greket shfrytëzoje ndërtimin atje me lejen e shteti shqiptar te varrezave te ushtarëve grekë te varre ne luftën italo- greke. Ne Greqi kjo njihet si lufta shqiptaro –greke dhe ushtaret e vrare ne te si dëshmorë të Vorio -Epirit emër me te cilin greket therësin Shqipërinë e jugut ndaj te cilës kane pretendime territoriale . Vangjel Dukle kryetar i partisë se minoritetit grek PBDNJ është nënkryetar i Kuvendit te Shqipërisë dhe antar i koalicionit qeverisës Rama -Meta .

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *