Deputeti i VV, Albin Kurti tha se mbrëmjen e së premtes, opozita ka 
shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Kuvend dhe jashtë tij. 
Ai tha 
se, ose do të rrëzohen marrëveshjet me Serbinë, që VV e quan 
“Zajednica”, ose do të rrëzohet edhe “Zajednica”, edhe qeveria.
Ndërkohë, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e quajti të 
paligjshme seancën e Kuvendit të mbajtur në sallën alternative, që VV e 
quajti restorant. Ymeri tha se koalicioni që e ka kap shtetin ka mbajtur
 takim të paligjshëm duke përjashtuar një të tretën e deputetëve.
Ymeri tha se policia, as nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të 
afrohen drejt vendit, ku sipas tij deputetët e koalicionit ishin fshehur
 për të mbajtur takim qe Ymeri e quajti të paligjshëm.
Ai tha se opozita e bashkuar do të vazhdojë protestat për të bllokuar
 mbajtjen e seancave, ndërsa tha se koalicioni do të detyrohet sërish të
 fshihet.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *