Historia e një
mburoje zbuluar në Apoloni / E ndarë në 8153 copë, u deshën 760 rrugë
për konservimin e saj për më shumë se 20 vjet falë një pasioni
këmbëngulës
Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.
Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.
Kush ka
qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet se
Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e
vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka
qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet.
Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë
argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të
Lindjes. Por, ka edhe dëshmi të tjera.
Frederik Stamati
Viti
1983 i dhuroi Apolonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e
fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti
mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë
prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj.
Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante
gjendeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një
përkrenare e paparë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me
gjurmët e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë,
sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj., etj., dhe gozhdët me të
cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë
arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e
rrallë. Kuriozitetin më të madh e krijonte mburoja, forma e shkatërruar
e së cilës lindte diskutime jo pa hamendësi. Unë shkova kur mburoja
ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të
sigurt në magazinat e muzeut. Ah, e sigurt! Një pjesë e saj, rreth një e
treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u
kthyer në thërrmija të vërteta! Por, për hir të së vërtetës, duhet
thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk
ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të
organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e
njëqind e pesëdhjetë e tre copa!
Që në njohjen e parë lindi e
vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsultat pa fund nuk
jepnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku
lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë
dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi copat e mburojës
për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese,
tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithçka në stereomikroskop. Mundohesha të
kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të
gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzetë e
Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e
shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se
ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.
Thanë
që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori
përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova
shtatëqind e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta
çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë
mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithçka e
parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund. E kam
tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Fotot
dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e
temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes
tërthore. Është në shtatë nivele: 1-meduza, prej bronzi, 2-fleta
metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës,
4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elemente bronzi, që
shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia
në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kubaturës nga plani
11-13 cm. Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në
lashtësi. Këtu nuk po i jepnim “kon”. U konsultova disa herë në
Gjermani, në Hungari dhe në Greqi.
Materiali i zi lidhës dhe
mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike
Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte
një masë bituminoze me vaj gjysmë të thatë, ku ishte shtuar edhe
rrëshirë pishe. Po në këtë institut u kontrollua nëse ka qenë e lyer me
ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll, sepse në
literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e prapme të mburojës
lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që
të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe.
Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpërbëhet nuk
lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin.
Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht
lëkurë kau. Në Universite Paris-Sud, në laboratorin e hidrologjisë
izotopike dhe në laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei, si dhe
në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po,
është e periudhës së Aleksandrit të Madh! Dhe këtu na u ngrit mendja!
Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është
ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të
mburojës maqedonase të shekullit të katërt para Krishtit. Vërtet që
rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk
është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojës
është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë
tërheqëse. Perseu, mbasi ia preu kokën, e futi në një thes dhe ia dhuroi
Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta
shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në
qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë meqë koka e
Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte.
Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë pas këtij miti dhe dha urdhër që
të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e
Meduzës. E meqë jemi te Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e
mburojës sonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me
pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të
holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër
vraga për të krijuar flokët në formë gjarpërinjsh, vetullat, etj. Si nuk
kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë
prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me
kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllë bimorë.
Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është pas përfundimit
të punimeve. Fleta e sipërme e mburojës është një e vetme dhe e shtrirë
me rrahje. Mirëpo një studim në laboratorët e “Strukturës së materies”
në Fakultetin e Shkencave Natyrore na detyron të biem në mendime. Në
qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë
punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej
materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishtur e gjithë skema e
zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë
profilin e ullukut. Në shtatë vende, metali është çarë. U gjetën shtatë
arna të ngjitura me kallaj. Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom
në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e
dekoracionit kanë pas përdorur koeficientin tre. Ashtu punonin në
lashtësi, me koeficientë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me
kujdes do të vëreni se gjithçka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë
koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si
gjysmë sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët
koncentrikë është 120 gradë. Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të
thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me
reliev, sepse do t’u jepnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket
ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i
pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë
shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë. Rezulton që mburoja të
jetë ceremoniale. Ai që e ka pasur këtë mburojë ka qenë një njeri i
rëndësishëm në Apoloni! Dhe kjo na e fut më tepër mendjen në labirintet e
kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund. Dy kanë qenë
format e mburojave maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e
jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të
tjerat kishin nga mbrapa rripin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango
paksa të lëvizshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur.
Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin
tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull.
Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt
udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe
ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato
kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm,
sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të
specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elemente të
ndryshme janë të njësuar. Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e
brendshme, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementet e tjera
përbërëse të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëndrimit
në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me
materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementet
udhëzuese për spangon dhe rripi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka
pasur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje
për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur,
veçse në fletën prej metali duken gjurmët e ngjitjes me kallaj të një
kutie katrore me brinjë rreth 5 cm. Pastaj i vinte radha montimit të
fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze,
që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të
mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të
gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojës
qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte
përfundimisht. Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë
për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga
1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër
se njëzet! Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit.
Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për
njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri-tjetrin në një rrjetë
imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj
qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar.
Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga
rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka
qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e
papërcaktuar u përzje edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit…
Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të themi se me kohë u formua një si
forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe
puna konkrete, që zgjati aq shumë. Gjithçka u pastrua nga
papastërtitë dhe mineralet e korrozionit deri në atë sipërfaqe ku këto
produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë
minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni
midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së
transformimit natyror drejt niveleve më të ulëta energjetike. Sot, të
gjithë muzetë e botës e kanë kthyer në postulate këtë ekuilibër të
brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh
nëpërmjet reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk
është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e
“plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe
njëkohësisht kancerogjene. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe
për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara
gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u shfaq asnjë problem
qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk
mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeut që
do ta marrë nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh.
Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike.
Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të
qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në
mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori,
ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet ushqyerjes me
ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër
shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzetë e Shqipërisë janë të
papajisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes
mbetet “mbas derës”.
U
ndërtua një bazament sektori sferik (po i bie shkurt, sepse ai ishte
mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë
moria e çrregullsisë së fragmenteve. Aty, për vite të tëra, mburoja u
formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më
emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë,
pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast
kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim
një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në
mënyrë që të jepte një strukturë hapësinore, ku të dallohej qartë ajo
çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që
kërkuam nëpër Europë një material të tillë plastik, fillimisht të
lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u
detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa
prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të paforcuar të
materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me
gërvishtje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si
dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura
gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është
amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe
mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e
dyllosa me dyllë mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu.
Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë
arsye, të gjithë elementet e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me
rrëshirën: ata mund të çmontohen lehtësisht. Më në fund u bë edhe
integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa
më të ulët, dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tri ditë punë,
gjithsej edhe tri ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i
Apolonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të
mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë
e morën fshehurazi dhe e çuan në Apoloni, ku qëndron e ekspozuar si saç
televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë
projektit konservues, të llogaritur që në fillim. Më kot kërkova nga
Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa
ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria
pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të nëse kanë përfunduar apo jo
punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe
Kosova… Mirë, tani le të kthehemi te dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë
mbajtësi i saj dhe nëse mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet që
Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e
vet. Në këtë rast edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë
në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i
gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse.
Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore tipike të Lindjes. Por ka
edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht, shumë objekte të këtij varri, u
vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim.
(Shpeshherë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të
gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga
Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregtia? Po, por është e vështirë të
grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin
e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë prejardhje nga tokat
përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha
për një specializim në Muzeun Numizmatik të Athinës, drejtori i atij
muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u
gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Belshit,
më tregoi disa botime të ilustruara me foto, ku pashë forma krejtësisht
të njëjta me ato të objekteve të Belshit, që i pata restauruar dikur. Ai
më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se
Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë
plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për
të grabitur, ai u jepte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i
tij.
Armatimi
i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i
plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë për shembull mungojnë. Pse? Nuk
e themi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me
falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe
gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është
ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë
figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i
rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apoloniatë. Në
mbyllje po themi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë
sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj
objektet e tjera aq të rralla dhe cilësore! Ky është objekti më i
vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në
Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se
dhjetë milionë lekë, nëse do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ia
vlejti e gjitha kjo? Mburojën sot e ka jo vetëm Shqipëria, por e gjithë
bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *