Thursday, March 13, 2014

Haradinaj shkarkon Degën e Vitisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke shkarkuar nga detyra udhëheqësit e Degës në Viti. Lirimi i tyre nga detyra është bërë me vendim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në pozitën e kordinatorit për reforma dhe rikonsolidim në këtë degë ësht1% emëruar, Hafir Hoxha.
"Me vendim të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kuadër të rsitrukturimit, konsolidimit të mëtejmë dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, lirohen nga detyra udhëheqësit e Degës së AAK-së në Viti. Ky vendim vjen në kuadër të reformave në struktura të partisë, ndërkaq koordinator i reformave dhe rikonsolidimit të Degës së AAK-së në Viti emërohet Hafir Hoxha, zyrtar aktual i degës, me veprimtari dhe vazhdimësi të mëhershme në AAK. Kryetari dhe Kryesia e AAK-së iu është mirënjohës dhe i falënderon për aktivitetin dhe angazhimin udhëheqësit e deritashëm të Degës së AAK-së në Viti dhe fton qytetarët e Vitisë, anëtarët, simpatizantët dhe elektoratin në këtë komunë që të besojnë fuqishëm në procesin e reformave në parti dhe konsolidimin e mëtejmë të AAK-së", thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook, nga deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
AAK, ka njoftuar se procesi i reformimit të AAK-së do të vazhdojë edhe në degë, struktura dhe nivele të tjera të partisë.