Sunday, June 21, 2015

SHKODER: Shkon të votojë, por dikush kishte votuar për të (Foto)


Një qytetare në Shkodër ka denoncuar një skandal. Ajo ka shkuar të hidhte votën ashtu si çdo person tjetër, por pa që në vend të saj kish votuar dikush tjetër


Ingrit Agron Paçrami shkoi të votonte në QV259/1 pranë teatrit Migjeni, por dikush tjetër kishte votuar për të.

Sipas komisionerëve, ajo kishte votuar, megjithëse zonja Paçrami deklaron se nuk kishte shkuar më herët në qendrën e votimit.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *