Më 1 Qershor hapim kufijtë
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.
Kryeministri tha se do të vijojmë hapjen graduale duke theksuar se me 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë me vendet fqinje.
“Virusi nuk ka ikur dhe rreziku për një valë të dytë infektimesh është real. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët.
Shengeni deri më 15 qershor është i mbyllur, dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësorë me vendet fqinje, por ende jo plazhet”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *