Wednesday, December 16, 2015

Abetarja në Preshevë në burg ,,Bukvari” , në Mitrovicë përdoret lirshëm

Shkruan : Mr. Sc. Refik HASANI Kryeministri i Republikës së Serbisë z.Aleksander VUÇIQ, gjatë një vizite që ia bëri Bujanocit , qytetit të banuar me shumicë shqiptare e tha publikisht : Tekset nuk lejohen të mësohet Heroi Shqiptarë Adem JASHARI.
Këtë e përsëriti edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, z.Ivica DAÇIQ . Pra , tekstet shkollore që ju dërguan nxënësve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës ende mbahen të burgosura në Terminalin Doganor në Tobanovc të Preshevës . *** Asnjë reagim nga Tirana e Prishtina zyrtare për këtë mos lejim të përdorimit të Abetares për nxënësit e këtyre tri Komunave . *** Derisa sa Beogradi për bashkëkombasit e vetë në Kosovë ka të gjitha nivelet e arsimit duke përshirë edhe Universitetin publik që funksionon në Mitrovicë sipas planit, programi dhe Kurrikulës së arsimit të Serbisë . Dhe asnjëher nuk është paraqitur së paku një raport nga instanca relevante të arsimit të Republikës së Kosovës se çfarë ka në përmbajtje të këtyre teksteve shkollore të gjitha nivelet dhe sa prej tyre jan kundër kulturës dhe e historisë së neve shqiptarëve . Vërtet ky është një Reciprocitet i llojit të vetë në shekullin 21, pra është një diskriminim i vërtet , pasi ende Abetarja nuk lejohet të përdoret pasi është burgosur duke u mbajtur në hapsirat e doganës në Preshevë . Nxënësit edhe në këtë shekull mësojn me diktime . Pakica Serbe në Mitrovicë , jo vetëm që e përdorin ,,Bukvarin” , por posedon edhe Universitet dhe rregullisht vijnë kryekishtarë të Kishës Ortodokse të vizitojn por edhe Ministra e Kryeministra duke bërë si shpesh edhe përurimin edhe të heronjëve të kralevinës së Serbisë së vjetër . Në Preshevë Abetarja ende është në burg dhe mbëtet bashkësia Ndërkombëtare kur të liroj dhe të fillojn bisedimet për hapjen e njw universiteti publik, respektimin e marëveshje së Konçulit dhe Referendumit të një e dy marsit 1992 . Pra , ndërkombëtarët të kthejn vëmendjen që që përmesë bisedimeve të kërkohen zgjidhja e çështjes së ksaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë .

A thua edhe sa do të vlen që Abetarja do të mbahet ,,Mollë e ndaluar'' për nxënësit Shqiptarë ! . 16 Dhjetor 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *