Saturday, December 19, 2015

KONTRIBUT INTELEKTUAL PËR INTEGRITETIN DHE UNITETIN E KOSOVËS

Shkruan: Brahim (Ibish) AVDYLI
 Persiatje politike dhe organizative: 

Si gjithëherë, më përcollën disa pengesa, por vendosa që t`a botoj këtë shkrim, të ndryshuar disa herë radhazi, para vitit të ri.
Në radhë të parë ishin të miat, për të mos ardhur nëpër tokat
shqiptare dhe për të mos folur, sepse para luftës së UÇK-së, gjatë luftës e pas luftës së UÇK-së, më erdhën disa gjëra të mëdha, njëra pas tjetrës, duke e logaritur edhe incidentin për vdekje, por që shpëtova dhe u shërova pas disa viteve me vështirësi të madhe. Në fakt, më shpëtoi Zvicra dhe Sankt Galleni, duke më nxjerrur 10 ditë me vonese, nga KFOR-i dhe spitali i Prishtinës, me aeroplan.
M`i patën ndërruar edhe diagnozat në fillim, organizatorët tonë dhe të huaj, sepse, mendoj se e dinin që do të flas; se do t`a them vetëm të vërtetën e do t`a mbroj prapë të drejtën e pamohuar kombëtare e gjithëshqiptare. Pra, në një farë mënyre, do t`i bie trup e tërthor lakut që po na shtërngonte në fyt e po na e vështirësonte ecjen. 


Ato ishin të miat, personale, por edhe organizative dhe politike. Unë nuk jam në asnjë parti politike, por me përkushtim kombëtar e gjithëshqiptar, të masave të gjëra të popullit e të vegjëlisë. Kësisojit, lidhem në relacion ndërkombëtar, pra të popujve të tjerë, të cilët e dinë çka është vuajtja, dhembja e dhembshuria…
Në një farë mënyre, kështu më përcolli edhe fati i turbullt në Kosovë, në Prishtinë. Ishte një tubim i një veprimi ekonomik, financiar, politik, por edhe organizativ, që dëshironte të ketë të gjitha instancat, partitë dhe organet politike „nacionale“ nën vete, e regjistruar në Kosovë si „Parti Demokratike e Unitetit“. Për fatin tim isha herët dhe më thanë se „nuk ishte e regjistruar si parti, por vetëm si forum jo-qeveritar“, e cila më detyroi që të ndryshoj referatin tim. U vërtetua gjatë tubimit në Hotel Grand Prishtina se kjo instancë ishte regjistruar si „Parti Demokratike e Unitetit“, dhe prap
nuk më lanë që të flas, përkundër insistimit tim, pasi që edhe njëherë e ndryshova këtë referat. Kishte disa konfuzione të mëdha, si sa i përkiste emërtimit „Organizata Joqeveritare- Uniteti“, „Partia Demokratike e Unitetit“, apo „Forumi i Unitetit“, të cilat ishin mjaft kofunzioniste në formulimin e tyre. Edhe diskutimi i pamundësuar prej programit të punës „Regullat, puna dhe kontrolli“, të marrura në tryezë të tubimit, ishte një mospërputhje me ftesën që e kishim marrë dhe që ishim të lajmëruar me një referat. Të themi të drejtën, ky diskutim, na i kishte vjedhur disa ditë e netë punë sistematike, por programi na mësonte prerazi „të respektojmë diskutuesin“; „të mos ndërhyjmë gjatë bisedës“, dhe „të mbajmë rendin dhe disiplinën“, etj. të cilat nuk i mbante as kryesia e kësaj instance dhe referuesja e tubimit. 


Megjithate, të gjithë e kanë faqen time, http://www.brahimavdyli.ch publikisht në internet dhe kanë mundësi kur të duan që t`a shikojnë. Ajo është plot me artikuj të çështjes shqiptare dhe shkrime. Ndër të tjera, është letra e gjatë Josef DioGardit dhe Shirley Cloeyes DioGardit, e dërguar me datën 26.05.2013, e cila, në gjenezë, i ka të gjitha këto probleme të cilat i ka Kosova.
Dy vite më kanë shkuar me të gjithë përpjekjet e mia, për t`ia shpjeguar kombit shqiptar çka përgaditet për të ardhmen e tij, veçanërisht në Kosovë, por gjendja ime e derisotme nuk mund të bënte më shumë, sesa kjo që e bëra përmes internetit.
Çdo gjë pak nga pak është në këtë portabël të internetit, duke e marrë edhe shkrimin tim, "Huliganizmi nuk është kurrëfarë zgjidhje demokratike", në të cilën i kam dhënë disa kërkesa të fuqishme. Një pjesë e kërkesave, për pak kohë, është implementuar. Por, një pjesë e tyre u kthye prapa apo doli në sipërfaqe, më tepër, për kundërshtim të interesave shqiptare, si p.sh. "Zajednica" apo "Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit të Kosovës..." etj., që tregon se armiqtë tanë nuk flejnë.
Organizatorët e këtij tubimi mi lanë disa gjëra të pathëna. Ajo që do t`ua them me këtë rast, është më kryesorja. Mendoj se nuk është e mundur të ndërlidhen të gjitha partitë, organizatat, shoqatat dhe individualitetet e njohura të shtetit të Kosovës nën një formacion „jo-qeveritar“, por „mbipartiak“ dhe „fetar“, sepse parasegjithash janë më të mëdha; më me përvojë; me të kaluar politike dhe partiake, se sa ky forum. Të gjitha janë të dëshmuara për qëndrimet dhe veprimet e tyre. Forumi nuk mund t`i ftojë „instancat shtetërore“ e t`i vendosë nën vete, aq më pak për interesa financiare
dhe politike. Ato e kanë individualitetin e tyre. Forumi mund t`i gjëjë rrugët e ecjes nëpër kohë dhe t`i korigjojë qëndrimet e veta, politike e të përgjithshme…
Dëshiroja të jem aty për një çështje të madhe, "Krizat politike në Kosovë, cila është zgjidhja"; dëshiroja të ndëgjoj mendimin e tyre, sepse kam qenë aktivist i UNIKOMB-it. Prandaj, kjo instancë nuk duhej të përdorte fjalën e huaj "nacional", në vend të fjalës shqipe "kombëtar", të cilën e kemi. Secili njeri i vetëdishëm do të kuptojë me kohë se cili është raporti në mes të etnisë, kombit dhe popullit. Këtë gjë e keni të shpjeguar nëpër shkrime dhe mund t`i gjeni kur të doni, edhe në faqen time… 


Pavarësisht prej këtyre gjërave që i thamë, ne, do ti drejtohemi krizës politike në Kosovë. Kosova është shkurt një thes i shkyer në të gjitha anët. Prej saj, vjelin pandërprerë të gjithë, aq sa munden, dhe më parë serbët e Serbisë përmes serbëve të Kosovës. Strukturat tona politike janë struktura profesionale. Ata e kanë mësuar se çka do të thotë "poli-a-tika", prej të cilës vjen politika. "Poli" do të thotë "shumë", ndërsa "atika" është "insekt shumë helmues". Unë i kam studiuar shkencat politike, por nuk jam politikan. Partishmëria, është diçka tjetër. Prej kësaj le t`i mësojnë edhe politikajt e pozitës dhe të opozitës dhe të tjerë.
Më me "përvojë" kanë ardhur këtu të mëdhenjtë, ndërkombëtarët, të cilët i sjellin plot investime të Botës, ndërsa për anën tjetër zhduken mjaft të holla përsëri në të njëjtin krah. Popullit të gjërë e të varfër të Kosovës i rrinë politikanët tanë përpara, e thithin të gjithë Kosovën, deri në fund, dhe populli i shkretë mbetet me gishta në gojë, pa pasur gjasa të mbijetojë. Politikanët kanë mësuar si mund të plaçkitin me vagona, duke e stërshitur tokën e shenjtë të Kosovës, te të ashuquajturit "serbë" të Serbisë dhe të Kosovës, në praninë e ndërkombëtarëve, të cilët e mbështesin klasën politike të Serbisë, në radhë të parë, e pastaj edhe ata të Kosovës, që janë "poli-a-tik-aj". Një pjesë e madhe e këtij vargu politik është agjenturë direkte dhe indirekte e Serbisë, ndërsa një pjesë tjetër është bijë e ish-UDB-istëve të djeshëm.
Kur nuk mund t`i likuidojnë ata që u afrohen e nuk mund t`i lënë mënjanë si „të paaftë“ apo t`i kundërshtojnë, ndonjërin e nxjerrin nga ky rreth i të "mallkuarve", duke ia dhënë pak para, sa për ta futur në lojën e turpshme. 


Shteti shumë i vogël politik, ekonomik e juridik i Republikës së Kosovës ka bërë aq shumë parti, të cilat thirren në Kosovën me "K" (PDK, LDK, AAK, etj.), por edhe me emra të tjerë, si "Lista Serbska", të cilat e plaçkisin Kosovën tonë, si pjesë e pa-
ndashme të Mbretërisë së Dardhanisë, apo Dardanisë, e cila as për së afërmi nuk e ka zgjidhjen e çështjes së saj, e as të Kosovës, dhe askush nuk merret me këtë çështje. Tërë këtë pluhur të zymtë politik e helmues e dërgojnë nëpër gojën e tharë të fëmijve e nipave tanë, shtresa e madhe e zhvataxhinjëve, pa u ndalur të mendojnë njerëzisht, sa na kanë tronditur thelbësisht. Prandaj, kjo gjë e ka shtyrë gruan më të fuqishme të botës, Kancelarën e Gjermanisë e të Evropës, zonjën Merkel, të japë një deklaratë të vlerëshme, në prag të ndërrimit të viteve, të cilën po e përmendi:
"Shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin dy opcione, Europën apo Adriatikun! Nëse zgjedhin Europën, ato duhet të pastrohen nga struktura e korruptuar dhe kriminele politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, dhe në vend të tyre të zgjedhin figura të pastra politike! Opcioni i dytë, nëse e zgjedhin, ka edhe karakter humanitar, sigurohet ushqimi për gjallesat nëpër Adriatik, për disa vite! Kështu, të gjithë shqiptarët, kapen dorë për dore, nga Ksamili në Tuz dhe nga Durrësi në Presheve, dhe ashtu bashkë me strukturën e tyre politike, të korruptuar dhe kriminele, hudhen në Detin Adriatik, dhe kështu, të paktën, flijohen për humanizëm, sigurojnë ushqim për botën ujore në Detin Adriatik për disa vite! Urojmë të zgjedhin opcionin e parë, duke filluar nga 24 Prilli 2016 në Iliridë!" 1) Mendoj se këtu është futur „Ilirida“ dhe se nuk është e saktë as kjo thënie. Me Iliridën sot numrohen tokat me shumicë të shqiptarëve, ndërsa „maqedonë“ quhen me pa të drejtë bullgarët e Maqedonisë. Dihet e vërteta se të gjitha tokat e Maqedonisë kanë qenë shqiptare…
Nejse. Në këtë shkrim, e kemi një temë tjetër. Nuk po merremi me Maqedoninë.
Lavdrim Lita, në analizën për vendet e "Ballkanit perëndimor" përballë të BE-së thotë se Kosova gjendet me një ngërç të ri politik, ku lotsjellësit në Kuvend e opozita nëpër rrugë e bëjnë krejtësisht të pamundur ecjen e reformave dhe zbatimin e tyre të marrëveshjeve me Serbinë, përballë BE-së. Derisa politika aty merret me zhurmë e me dhunë, në të vërtetë qytetarët janë të papunë. Në Kosovë, shkalla e papunësisë është zyrtarisht 35.1 për qind, por për moshën deri në 30 vjeç, e papunësia shkon deri në 70 %, ku nga 10 punëtorë të mundshëm 3 janë të punësuar. Nga 1.8 milion banorë të Kosovës rreth 34 mijë qytetarë kanë kërkuar azil në Gjermani, këtë vit.2
Po e marrin edhe një shembull me këtë rast, nga shkrimtari Abdyl Kadolli, i cili ndër të tjera thotë se parlamenti, pra Kuvendi, që është kupolë e shtetit mbi pushtetin, nuk i mbronë interesat shtetërore të qytetarëve; nuk e ka nxjerrë as ligjin për prejardhjen e pasurisë; nuk ka ligj as për pagat; nuk e ka miratuar as edhe Ligjin evropiane të lustracionit dhe as që ka ligj për statusin e shkrimtarëve dhe të artistëve, andaj, kultura mbetet në shkretëtirë; shteti udhëheqet me koalicione jo-parimore; parlamenti kthehet në diktaturë dhe i burgosë deputetët; ish-shërbëtorët e pushtimit qëndrojnë në pushtet; partitë politike janë shndërruar kështu në mafie të vërtetë ekonomike, për tërë vendin tonë; dhe vendi i jonë është kthyer në krizë parlamentare, ku votohet kopeishtë (pra, si kopetë) me gishta.3
E shohim këtu ku është gjendja e jonë. Kosova vazhdon të ndahet më tutje, me pasurinë nëntokësore e mbitokësore, siç ka dashur të bëjë Serbia gjenocideske dhe kolonizatorët e djeshën serb në Kosovë, e sot „qytetarë nderi“, me duart plot gjak; kriminela të luftës së fundit, të cilët vinë legalisht në Kosovë, si oficera e ushtarakë. Ndërsa Kosova zhytet thellë e më thellë në krime ekonomike dhe antinjerëzore, duke e shitur Kosovën për interesa të ulta ekonomike; për interesa të ulëta personale, familjare, klanore, partiake e pushtetmbajtëse. "Mos harroni, pozita e tyre në pushtet është e përkohshme"-thotë Dr. Nazim Qehaja, në FB. "Kosova e copëtuar mbetet përjetësisht e humbur. Marrëveshja sot duhet ndaluar pa kushte, që nesër të mos thuhet se jemi mashtruar".4
Në qoftë se më së pari intelektualët e vërtetë dhe të denjë nuk shpurdhin të bëjnë çmos nga vetja, të bashkohen si vëllezër pa interesa të vetat, por me interesin e të gjithë qyetarëve të Kosovës, pa dallime të etnisë; fetare apo politike; të gjendjes finanziare e të përgjithshme, rreth një uniteti të përpiktë kombëtarë e ndërkombëtar; duke mos i ndarë për ndonjë arësye. Ata janë për integritetin e Kosovës; që po të mbrohej kështu e të mos ndahej në ata kufinjë që i kanë "caktuar" të tjerët, që janë të huaj dhe nuk e kanë tokë të "babës" Kosovën, do të bëhej shumë. Ata nuk mund t`a shesin e t`a ndajnë këtë vend kur ne t`a ndihmojmë tërë popullatën e këtij vendi me punë e punësim, me shkollë e shkollim, me shëndetësi dhe medicinë. Këtë popull e kanë kapluar prej shumë vitesh sëmundje të liga, që edhe mjekët tanë i
kanë kthyer në „kasapë“ mbi njerëz, duke i menduar paratë e mëdha, në vend që t`i preokupojnë shëndeti publik. Edhe ne, në vend që të shndërrohemi në një lëvizje të fuqishme gjithëshqiptare, për bashkim të mirëfilltë kombëtar, po heshtim, e tokat tona mbahen të ndara me dhunë të paparë, nën shtetet armike fqinjë. Jo që Kosova nuk do të ndahet, por asaj duhet t`i bashkohen tokat shqiptare nën Malin e Zi; i tërë Sanxhaku i Malit të Zi e i Serbisë dhe Kosova Lindore, jo „lugina e Preshevës“.
Këtu do shtuar tendencën e madhe antishqiptare, që vjenë nëpër të gjitha shtetet sllave, ordodokse e islamiste, të cilat bashkëpunojnë bashkarisht kundër nesh. Ato u kapën për fétë, por duhet ditur se asnjëra nuk është "e zgjedhur prej Zotit". Zoti i Madh e ka tërë njerëzimin dhe nuk e dirigjon asnjë popull për t`a shkatërruar njëri-tjetrin dhe as vetveten, siç bënë me kohë kombi shqiptar, i shyrë verbët nga fqinjtë.
Feja është një gjë sekondare, nuk është primare. Këtu nuk duhet ndëgjuar as "Bashkimin", sepse ate e ka dirigjuar féja islame, për të përvetësuar shqiptarët.
Në botë, ortodoksizmi, në krye të saj me Rusinë, Greqinë dhe pjesërisht Britaninë e Madhe, është mobilizuar për të ashtuquajturën "luftë e tretë botërore" dhe dëshiron të vie përballë Kosovës, në Preshevë, me armatim nuklear, të bëjë hata botën. Ju mund ta shfrytëzoni një faqe nga unë, prej internetit, "Gjeopolitika e përgjithshme dhe kombi shqiptar". Nga kjo faqe i keni disa përgjegje. Pra, krahas krizës më të madhe brenda shtetit Kosovë, i kemi edhe ato jashta shtetit tonë dhe rreth e rreth të gjitha trojeve autoktone shqiptare, në relacion ndërkombëtar. Pra, duhet të jemi më të vetëdijshëm për këtë çështje, sepse është një çështje vendimtare.
Siç e thot Prof. Muhamet Rogova, mërgata shqiptare ka luajtur rol të veçantë në çështjen kombëtare. Duke i parë e përjetuar vlimet e egra antishqiptare, që patën shpërthyer në Kosovë e nëpër viset e tjera shqiptare, mërgata shqiptare në Evropë e në Botë ka organizuar vetë mija tubime, demostrata, protesta, me javë të tëra, për të sensibilizuar me këto gjëra opinionin e jashtëm e të institucioneve ndërkombëtare. Me punën e saj të palodhur i ka mbështetur kërkesat gjithëpopullore. Por, në këtë shkrim nuk është thënë tërësisht çështja e jonë dhe janë përdorur edhe disa terma gjuhësore gabimisht, si p.sh. diaspora. Kadrush Radogoshi konstaton me të drejtë se intelektualët shqiptarë duhet të merren më tepër me gjendjen e rëndë në Kosovë dhe t`i shikojnë marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë e Malin e Zi, se a janë në
përputhje me Kushtetutën e Kosovës, apo jo.5 Kjo është një çështje tjetër e mirë, e cila duhet rrahur derisa të zgjidhet përfundimisht. Mos të jemi në gjumë, sepse koha nuk pret dhe ecën nëpër gabimet tona.
Ne, në këtë kohë, i kemi disa thirje: të japin kontributin tonë të pamohueshëm e të mos kursejmë edhe njëherë rolin tonë, sepse partitë e reja të Kosovës, të Maqedonisë etj. na patën zhvlerësuar krejtësisht nga roli i ynë i madh historik. Ne ishim bërë një laborator ku mblidheshin të holla të patjetërsueshme, apo në lopë të mëdha race që mjelet pandërprerë, për të kënaqur shpirtin e materializuar të qenies sonë.
Nuk është fare e rëndësishme të dimë se çka është FBU, GBU, GAU, UKA, FUN dhe BUN, sepse ato janë intanca private dhe pjellë e fantazisë individuale.
Ato do të duhet të propozoheshin e shqyrtoheshim prej masave të tubimeve, jo të vinin „të krijuara“ apo të gatshme prej qendrës jo partiake, joqeveritare, jo shtetërore dhe duhet të kishin fondet e mbledhura nga instancat e të jenë gjithëshqiptare.
Ne mendojmë se kështu nuk ruhet uniteti dhe integriteti i Kosovës. Duhet të ruhet unitetit i Kosovës dhe të mos jetë i cenuar; duhet të mbrohet integraliteti dhe fryma e përmbajtjeve të jetesës mbietnike të Kosovës; të kultivohet ndjenja mbifetare e popullatave të përgjithshme të saj; të kultivohet ndjenja e tolerancës së mbijetesës dhe toleranca ndërnjerëzore, etj. Këto janë emrioni i gjërave që duhet të jenë.
Ne duhet t`a kthjellim, t`a thellojmë e zgjerojmë këtë tolerancë, por të mos lejojmë asnjëherë dhe asnjë pjesë të tokës sonë që të shitet. Mbijetesa nuk shitet. Ne do të mbijetojmë me ekonomi të mirëfilltë, me punësim, me përparim, jo me vjedhje…
Prona kombëtare nuk privatizohet e as nuk mund të personalizohet. Kosova nuk është pasuri private, por një pjesë e tokave tona shqiptare, të një atdheu shpirtëror, shumë më i madh që thuani ju e përfshinë disa toka si kjo, nën shtetet e tjera.
Ato e kanë të njëjtin synim: të lidhin një aleancë të përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për shpëtimin dhe përparimin tonë!…
Kemi shekuj të tërë që ndodhemi jashtë këtij inspirimi.
Me të vërtetë ka ardhur koha që të ndërrojmë qëndrimet tona, parimet tona, jo në drejtimin negativ, por në drejtimin pozitiv…

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *