Saturday, December 05, 2015

Eksperti i OKB-së Dr.Zayas: Kërkesat për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën – legjitime


Bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, eksperti i pavarur i OKB-së e justifikon në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” akt ky konform konventave ndërkombëtare, kartën e OKB-së mbi të drejtën për vetëvendosje.


“Është e drejtë legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Ndryshe çdo tentative qofte nga Beogradi apo apo ndokush tjetër, që t’i mohoj ketë apo t’i mbaj ata me forcë nën Serbi është diskriminim dhe ne kundërshtim me ligjet ndërkombëtare qe ju garantojnë popujve autokton te drejtën e tyre për vetëvendosje..” ka deklaruar prof.dr. Alfred de Zayas.
Profesori i njohur amerikan i së drejtës ndërkombëtare z. Alfred de Zayas është ekspert i pavarur i OKB-së për promovimin e së drejtës ndërkombëtare. Alfred de Zayas, i lindur 31 maj 1947 në Havanë (Kubë), është një historian, jurist dhe shkrimtar amerikan, JD (Harvard), Dr Phil. në historinë moderne në Universitetin e Göttingen, i cili u rrit në Çikago. Profesori amerikan De Zayas ishte profesor i së drejtës ligjore në shumë universitete , duke përfshirë Universitetin e British Columbia në Kanada, Institutin për Studime të larta Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës dhe Universitetin e Trier ( Gjermani) . Ai aktualisht është mësimdhënës i së drejtës ndërkombëtar në Universitetin e Gjenevës.
Sikur t‘mos ishte OKB, do te ishte në pikëpyetje se do të ekzistonte apo jo sot njerëzimi
Profesori amerikan De Zayas i cili është autor i disa veprave mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, ai nga viti 2009 bëhet anëtar i konferencave të OKB-së për të Drejtat e Njeriut duke marruar pjesë ne debate përmes raporteve të tija mbi të drejtën humane, për paqe në seancat e organizuara nga Komiteti i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Fillimisht ekspertin e OKB-së e pyetëm mbi rolin e Kombeve te Bashkuara ne botë, në veçanti në rajonet e konflikteve? Lidhur me këtë z. A. de Zayas pohon se “Roli i OKB-së, sidomos në vatrat e krizave është efikase dhe produktive. Mjafton të përmendim këtu angazhimin e OKB-së në viset e Ballkanit me nisjen e shkatërrimit të Jugosllavisë, pastaj angazhimi i OKB-së në Kosovë menjëherë në vitet e para të pasluftës deri në ditët e sotme. Sa i përketw rolit të OKB-së sot në botë, nuk mund t mos përmendim këtu kontributin e saj në vitin 1962 në krizën e Kubës, me rastin e konfrontimeve nukleare, kur kjo organizatë ndërkombëtare përmes organeve të saj sidomos Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme dha maksimumin për të shpëtuar njerëzimin. Merre me mend sot sikur t mos ishte OKB do te shtrohej pyetja a do të ekzistonte njerëzimi apo jo në planetin tonë ?..Sikur ta kishim ketë organizatë ndërkombëtare me herët para luftë së parë botërore, sigurisht nuk do ta kishim luftën e parë botërore…Prandaj gjithë kësaj propagande për luftëra, bombardime OKB ju është përgjigjur me dialog dhe ja ka arritur… Jemi dëshmitar se tash se fundit edhe ne Siri komuniteti ndërkombëtare ishte gati të ndërhynte.. Por , ndërhyrja e OKB duke propozuar dialogun si prioritet për zgjidhjes së krizës në Siri duke dërguar ekspertë e diplomat në terren për hetuar dhe e negociuar. Por, edhe sikur të kishin hasur në helme në Siri nuk do te kishte arsye qe te bombardohet Damasku… Sepse nga lufta, nga bombardimet nuk ka zgjidhje, vetëm viktima dhe hasmëri.. Nëse janë përdorur armë kimike ne Siri, do të ketë kohë qe El-Asaadi apo diktatoret tjerë te japin përgjegjësi dhe të ndëshkohen para drejtësisë para gjykatave qofshin ato vendore apo ndërkombëtare. Prandaj, jam i kënaqur për vënien e mekanizmit të OKB-së në dispozicion të krizës në Siri si masë preventive .”
Dr.Zayas: Siria nuk mund të krahasohet me Kosovën. Kjo e fundit është rast specifik
Se sa është i arsyeshëm bashkwpunimi mes Sirisë dhe Kosovës eksperti i OKB-së z.Zayas në vazhdim përgjigjet se “për shqiptaret, sidomos zhvillimet në Kosovë dhe përreth saj kam lexuar dhe studiuar mjaft, sidomos para dhe pas konferencës së Rambujes. Jemi dëshmitar se ne Kosovë kishte krime dhe masakra serbe, kjo u pa edhe nw sytë botës. Për mendimin tim, Ndërkombëtarët ndërhyje si ndërhynë me forcë me bombardime , por personalisht unë kam pasur dëshire qe Kosova ta fitoj statusin e pavarësisë edhe pa viktima edhe pa sapstrime etnike…Sepse jemi dëshmitarë se Serbia u egërsua edhe me shumë kur ranë bombat e para mbi Beograd, duke e parë që po humbiste Kosovën ajo edhe më rriti intensitetin e te këqijave, krimeve mbi popullatën civile ne Kosovë. Rasti konkret sot në Irak kemi një situate shumë më të vështire të ndërlikuar edhe pse atje u intervenua, u bombardua.. Me Afganistanin, populli i shkret dikur ishin ne lufte me Ruset, dikur me amerikanët dhe kriza ende po vazhdon secila superfuqi duke provuar se kush po triumfon, por situata po vazhdon të jetë e ndere ende atje. Por, Kosova është ne rast specifik prandaj edhe nuk mund ta bëjmë dallimin mes Kosovës dhe Sirisë sepse në Siri kemi një situatë krejt ndryshe se sa në Kosovë dikur. Prandaj edhe kot e krahasojnë Sirinë me Kosovën. Unë jam i kënaqur që sot në Kosovë kemi një situatë stabile dhe ky shtet i ri ne Evrope ditë e përditë po shënon progres duke dëshmuar rajoni si fakt paqeje dhe stabiliteti në rajon.. ” ka pohuar dr.Zayas.
Çka të fitojnë serbët e Kosovës, atë duhet fituar edhe shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës
Duke përshëndetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel me ndërmjetësimin e znj.Ketrin Ashton profesori amerikan z.Zayas ka shtuar se ky proces nuk do jep fryte po qese palët nuk zbatojnë në terren marrëveshjet e nënshkruara ë Bruksel.
Eksperti i OKB-së duke folur për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, në fakt mbi zhvillimet në Veri ai në vazhdim për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “nëse serbët në Veri të Kosovës paskan të drejtë të avancojnë e statusin e tyre ndoshta edhe deri në shkëputje siç pretendohet. Sigurisht kjo e drejtë nuk duhet mohuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët numerikisht janë më shumë se serbët në Kosovë dhe ballafaqohen me problemin e realizmit te drejtave të tyre elementare kombëtare përballë politikës diskriminuese të Beogradit…Prandaj, Bashkimi Evropian për të qenë neutral ndaj Veriut dhe Luginës së Preshevës, nëse bie dakord të avancoj statusit e serbëve në Kosovë qoftë brenda të shtetit të Kosovës apo përmes opsioneve tjera, domosdo e njëjta strategji e BE duhet duhet zbatuar dhe garantuar edhe për shqiptarët etnik në Serbinë Jugore të shtrirë si shumicë në Preshevë, Bujanovcë dhe Medvegjë…”

Madje, eksperti i OKB-së dr. Alfred Zayas duke folur për statusin dhe perspektivën e popullit shqiptarë në Luginën e Preshevës në fund të bisedës për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka shtuar se “nëse respektojmë konventat ndërkombëtare, kartën e OKB-së mbi të drejtën për vetëvendosje, atëherë është legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Ndryshe çdo tentative qofte nga Beogradi apo ndokush tjetër, që t’i mohoj apo t’i mbaje me force ata nën Serbi, është diskriminim dhe ne kundërshtim me ligjet ndërkombëtare qe ju garantojnë popujve autokton te drejtën e tyre për vetëvendosje..”

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *