Sunday, December 20, 2015

REPUBLIKA E MIRDITËS

Nga: LEON MOLLA
Mirdita si Krahinë autonome poashtu dhe Principatë që nga viti i largët 1491 mbeti e lirë dhe me drejta të plota. Mirdita si Principatë shpesh herë ka marrë nën mbrojtje Shalë, Shosh, Han, Hot, Grudë, Malsi, Kelmend, Prizren, Shkup, Kurbin, Lezhë,

Durrës që nga kjo ndihmë se i është afruar këtyre vendeve kanë mbetur të vrarë shumë luftëtarë nga Principata e Mirditës. Vështirësitë më të mëdha politike, Mirdita do ti kalonte në vitin 1919 e pas, pasi Malsorët e Shkodrës me pagesë të Serbisë vranë në afërsi të Lezhës Princin e Mirditës Preng Bib Dodën (Gjomarkaj) dhe në shenjë hakmarrje disa Mirditor që ndodheshin në Shkodër kryn vrasje dhe masakër në banorët Shkodranë në shenjë hakmarrje për Princin e tyre. Në Mirditë u mblodhën dhe u bërën gati 740 luftëtarë për të sulmuar Shkodrën me qëllim hakmarrjen e vrasjes në pabesi të Princit. Menjëherë Konsulli Francez në Shkodër thirri në një takim urgjent Marka Gjonin (Gjomarkaj) dhe i kërkoj që të ndërhynte e të qetësonte popullin, kjo u arrit, Marka Gjoni (Gjomarkaj) i kthej mbrapsht forcat Mirditore që i ishin afruar Naraçit. Në vitin 1920 qeveria e Tiranës kishte planifikuar shpërbërjen e Mirditës duke e coptuar dhe shpërbërë në tre pjesë, (Prefektura). Kjo lojë e Tiranës irritoj Derën e Gjomarkaj dhe mbarë Mirditën, kështu që Dera Princërore e Mirditës thirri në një mbledhje urgjente 12 Bajraktarët dhe të gjithë Kryetarët e fiseve për një mbledhje me vendosur përfundimisht mbi fatin e Mirditës. Mbarë populli doli malit dhe u pozicionuan afër kufinjëve që ndante me Shkodër, Lezhë, Kurbin, Mat, Dibër dhe Kukës. Tashmë në gjithë vendin ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Dera Princërore dhe Krerët e Mirditës diskutuan dhe vendosën përfundimisht që Mirdita të shpallej REPUBLIKA E MIRDITËS me President, Kushtetute, dhe Administratë. Poashtu nisën telegramet e tyre shteteve Perëndimore duke kërkuar që ta njihnin si Republikë, në një kohë shumë të shkurtër, Republikën e Mirditës e para e njohu Franca, pasi lidhjet e Mirditës me Francën ishin prej kohësh sepse Princi i Mirditës Preng Bib Doda (Gjomarkaj) ishte Kumbarë i Napoleon Bonapartit III dhe Franca ishte garantuesja në diplomacinë Europjane që të mbronte paprekshmërinë e Mirditës. Fillë pas Francës, Republikën e Mirditës e njohën Austria, Hungaria, Gjermania, Italia, Spanja dhe Vatikani. Mirdita u shpallë Republikë me 21 Korrik 1921. President i Republikës së Mirditë: Gjon Marka Gjoni (Gjomarkaj) . Ministër i Punëve të Jashtëme: Andon Ashiku. Ministri i Luftës: Prenk Lleshi. Ministri i Punëve të Brendshme: Zef Ndoci. 12 Deputetë të Republikës së Mirditës ishin 12 Bajraktarët e Mirditës. Pas këtij lajmi që Mirdita shpallet Republikë dhe e cila u njoh nga shtetet Perëndimore, menjëherë forcat e qeverisë së Tiranës nisin ofensivën ushtarake drejt Mirditës ku u bë një luftë titanike që kjo luftë u pasqyrua nga mbarë Media Ndërkombëtare me Kryetitujt: "Republika e Shqipërisë sulmon ushtarakisht Republikën e Mirditës", pra tregohej qartë që Republika e Mirditës u njoh në Perëndim si Qeveri, Flamurë, Vulë, Pulla Postare etj. por kjo nuk do zgjaste shumë pasi Presidenti i Republikës së Mirditës Gjon Marka Gjoni (Gjomarkaj) kërkoj që Mirdita të ndërpriste luftën sepse sipas tij kishte si qëllim që mos të derdhej gjak vëllazëror. Përfundimisht në Historinë Europjanë u njoh Republika e Mirditës sikurë u njoh më parë Principatë e pa prekur për 500 vjet me rrallë, kurse "intelektualët" Shqipëria siç e sulmuan baballarët e tyre ushtarakisht e sulmojnë dhe sot me penë duke i mohuar historinë dhe faktin e të qënit dikurë Mirdita Republikë.

4 comments:

  1. Paria e Mirdites pranoi qe Mirditoret ishin tjeter komb dhe nuk ishin Shqiptare! Mirdita do ti garantonte mbreterise se Serbise dalje ne det, ne Portin e Shengjinit. Esad Pasha kishte dale edhe ai kunder Qeverise Shqiptare dhe deshte qe Shqiperia te behej shtet Islamik. Historia nuk mund te shkruhet e pjeseshme mor MOLLE dhe ke harruar pjesen qe Republika e Mirdites ishte pjelle e SERBISE dhe

    ReplyDelete
  2. KU Molla shkruan kot! Ska asnje reference! Duhet ti kete ngjare gjyshes se vet kur tregonte Perrala per ta vene ne gjume> Mirditoret kane qene hadjdutnit me te medhenj te Shqiperise se Veriut, ky na tregon perralla me mbret . le te pyesi te moshuarit e Shkodres, Malit te Zi, Pukes e rretheve te tjera e pastaj le te shkruaje ky gjytrym dredimen.!

    ReplyDelete
  3. Une nuk jam i sigurt se kush ka qene idiotsia me e madhe e ketij kombi Republika e MIrdites apo Kryengritja e Haxhi Qamilit
    Turp per ty kur thua qe e paska njohur Franca Italia etj
    Nuk ja vlen te diskutosh me

    ReplyDelete

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *