Sunday, June 14, 2015

SHBA përgatitet për luftë me Rusinë? Armatime të rënda në Europën Lindore

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë armatime të rënda në vendet baltike dhe ato të lindjes, për t’i bërë ballë në çdo rast, një kërcënimi të mundshëm nga Rusia.


Një zyrtar i Pentagonit, i cituar nga prestigjozja amerikane New York Times tha se “Pentagoni është i gatshëm të dërgojë, tanke, autoblinda dhe armatime të rënda për një forcë prej 5000 ushtarësh”. Nëse këto raportime do të rezultojnë të vërteta, atëherë shënon herën e parë, prej Luftës së Ftohtë që Shtetet e Bashkuara stacionojnë armë në vendet e reja të NATO-s, që dikur ishin aleatë me Rusinë.

Gazeta New York Times shkruan se vendet janë; Lituania, Letonia dhe Estonia, si dhe Polonia, Rumania, Bullgaria dhe me gjasë edhe Hungaria. Zyrtari i cituar thotë se “vendimi dhe dërgimi i mundshëm i tankeve, autoblindave dhe armatimeve të renda, bëhet për t’u dhënë garanci vendeve aleate të NATO-s, të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, si dhe për t’i bërë ballë çdo agresioni të mëtejshëm”.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit tha se nuk janë marrë ende vendime për vendosjen e pajisjeve ushtarake. Por New York Times shkruan se propozimi pritet të miratohet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Karter, përpara takimit të ministave të mbrojtjes në Bruksel, që do të zhvillohet në fund të këtij muaji”.

Siç shkruan gazeta kjo lëvizje do të konsiderohet nga Kremlini si shkelje e marrëveshjes së 1997, mes NATO-s dhe Rusisë, ku palët nuk e konsideronin veten kundërshtarë. Me ndryshimin e realitetit, ky pakt është bërë i diskutueshëm-shkruan New York Times. Në një intervistë në prag të vizitës në Itali, presidenti rus, Vladimir Putin tha për “Corriere della Sera” se: Vetem një i çmendur mund të imagjonte se Rusia papritur do të sulmonte NATO-n”.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *