Nga: LEON MOLLA
Me ardhjen e Princit Vilhelm Fon Vidi në Durrës, Haxhi Qamili organizoj popullin e jugut të cilët ishin armatosur dhe sponsorizuan nga Perandoria Osmane dhe u mobilizuan për të sulmuar Durrësin.
Princi i Mirditës Preng Bib Doda (Gjomarkaj) duke parë gjendjen dhe rrezikun që i kanosej popullit të Durrësit, menjëherë bëri thirrje popullit Mirditor që të bëheshin gati për luftë dhe sa më parë të shkonin për t'a marrë nën mbrojtje.
Thirrjes së Princit të Mirditës iu përgjigjën në fillim 12.000 burra të armatosur që ishin nga Malësia e Madhe dhe Dukagjini. Tashmë Haxhi Qamili ngriti shtabin e tij në Shijak që kishte nën komandë 8000 rrebela. Ata kishin në dorë, Ndroqin, Shkëmbin e Kavajës dhe Kodrat e Rrashbullit, kurse Urën e Dejlanit e kishin forcat e Princ Vidit që udhëhiqëshin nga Isa Buletini, Preng Llesh Gjomarkaj, Dedë Bardhok Melyshi duke patur pranë vetes dhe Organizatorin Kolonelin Thomson.
Ditën e hëne me datën 23 maj 1914 u përleshën forcat e Princ Vidit me forcat rrebele të Haxhi Qamilit në sheshin e Urës së Dejlanit ku u vranë nga të dyja palët, në këtë betejë mbeti i vrarë dhe Koloneli Thomson. Po atë ditë rrebelët e Haxhi Qamilit sulmuan dhe morën nën kontroll kodrat e Ishmit, tashmë rrezikohej seriozisht Durrësi.
Princi i Mirditës Preng Bib Doda (Gjomarkaj) i cili kishte llogaritur që do i bashkohej një forcë luftëtarësh prej 12.000 vetëve, por jo, pasi forcat e Dukagjinit, Malsia e Madhe, Puka, Tropoja, Luma (Kukësi), Dibra dhe Mati nuk erdhen për t'ju bashkuar Mirditës që të mbronin Durrësin.
Shkodra jo vetëm që nuk mori pjesë, por ju propagandoj zonave të tjera që mos të bashkoheshin me forcat e Mirditës që ishin nën udhëheqjen e Princit Preng Bib Doda (Gjomarkaj) . 2000 forcat që ishin nga 12 Bajrakët e Mirditës u ndanë në dy pjesë, njëra pjesë që udhëhiqej nga Marka Gjoni (Gjomarkaj) sulmuan Shijakun, kurse vetë Princi i Mirditës Preng Bib Doda (Gjomarkaj) me forcat e tjera të Mirditës shkuan me anije nga Shën Gjini dhe zbarkuan në Rodon duke marrë nën mbrojtje Qytetin e Durrësit dhe fshatrat për rreth.
Princi i Mirditës bëri përsëri thirrje që të mobilizoheshin forca të tjera nga Mirdita që të vinin në Durrës. Një forcë prej 175 vetash të ardhur nga Bajraku i Kthellës, Mirditë nën komandën e Dod Bardhok Melyshit, çliruan dhe morën nën kontroll kodrat e Ishmit dhe Shllënzën e Ishmit.
Forcat e Mirditës tashmë kishin në dorë dhe nën mbrojtje Durrësin poashtu dhe të gjitha fshatrat për rreth. Pas disa ditëve u nis dhe një grup tjetër luftëtarësh nga Mirdita, por këtyre ju bashkuan 800 forca luftëtarësh të ardhur nga Kosova nën komandën e Mehmet Pashë Dërallës dhe të Hysni Currit të cilën numri i luftëtarëve shkoj në 1200 ku morën Krujën dhe forcuan Ishmin. Kurse Bajram Curri me disa forca të tij të Tropojës dhe Kosovës i bashkohet forcave që ishin nën komandën e Princit të Mirditës.
Përfundimisht forcat e Mirditës shpartalluan forcat rrebele dhe kapën rob Haxhi Qamilin dhe e varën në mes të Qytetit Durrës. Bëra një përshkrim të shkurtër të luftës së vitit 1914 ku Mirdita bëri një luftë të dtejtë për të shpëtuar Durrësin nga rrebelët e Haxhi Qamilit. Për fat të keq historianët Shqiptarë e kanë lënë në harresë këtë luftë të drejtë që Mirdita bëri për të mbrojtur Durrësin.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *