Saturday, August 08, 2015

PRINC LEK DUKAGJINI

Nga: Leon Molla
Familja Dukagjini ishte me periardhje Franceze të cilën në shek. VII, kurë francezët kanë kthyer nga lufta e Kryqëzatave të Jeruzalemit, familja Dukagjini qëndroj në veriun e Shqipërisë.

Lek Dukagjini ishte djali i Palit, kishte një Vëlla Pali - II i cili vdiq në vitin 1446 dhe dy motra, Roza e Maria e cila u martua me Princin Gjon Muzaka i Beratit.
Lek Dukagjini ishte kushuri i parë i Donikës, gruas së Gjergj Kastriotit (Skëderbeu), pasi ishte nga nëna nipi i Arjanit Konenit dhe Gjon Golemit.
Leka u martua me Teodora Muzakën, vajza e vogël e Princit Gjon Muzaka i Beratit.
Me 1451 Leka sulmoi dhe merr qytetin e Dania-s, por dështoi, në vitin 1456 e rimerr qytetin dhe vrau qeveritarin e Venedikut kurse familjen ja merr peng.
Mes Lek Dukagjinit dhe Gjergj Kastriotit (Skëderbeu) lindën mosmarrveshjet për territorin e Mirditës që mbeti territor neutral e cila Leka kishte autoritetin mbi Mirditën si vëllai i madh.


Është fakti për t'u përmendur që Lezha ishte dalja e territorit të Mirditës në detë që vendoste komunikimin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik me portet e tjera të Adriatikut, Jonit dhe Mesdheut.


Me 17 janar 1467 kurë ndigjoj që po e qanin Gjergj Kastriotin të vdekur, Lek Dukagjini, Princ i Epirit doli me vrap në mes të pazarit në Krujë dhe me fytyrë të pikëlluar dhe me zë të mbytur tha duke shkulur mjekrën dhe flokët.


Gjëma e Lek Dukagjinit:
"Mlidhuni me vrap të gjithë Princa dhe Sundimtar Arbëror.
Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë.
Sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona.
Sot fluturoj tërë forca dhe fuqia jonë.


Sot u shua krejt sëbashku me këtë njeri ç'do shpresë e jona".
Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skëderbeu) u bë Komandat i Forcave Shqiptare për 11 vjet me rrallë, deri në rënien e Kalasë Rozafa të Shkodrës ne vitin 1479.
Dy vite më vonë në vitin 1481, Lek Dukagjini bashkë me bashkëshorten Teodora u largua dhe askush nuk e di se ku shkoi dhe ç'farë u bë me ta.
Ndoshta ka shkuar në origjinën e tij në Francë nga ku vinin të parët e tij.


Në vitin 1491 Gjoni - I që ishte nga Dera Dukagjinit, Princ i Mirditës (sot Gjomarkaj) shkoi në Stamboll dhe me Sulltanin nënshkruan marrveshjen që Mirdita të njihej pa asnjë llojë detyrimi politik dhe ekonomik ndaj Perandorisë Osmane.
E cila ka vazhduar paprekshmëria si në kufijt territorial, ekonomik dhe kulturor deri në vendosjen e regjimi Komunist dhe post-komunist në Shqipëri e cila bëri ç'është e mundur për mohimin e kontributit që ka dhënë ish Principata e Mirditës në qështjen Shqiptare dhe njohjen e Shtetit Shqiptarë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *