Monday, August 10, 2015

Misteret e numrave

Numri Një (1): konsiderohet si fillimi dhe sipas religjioneve monoteiste, se një është vetëm ZOTI;
Numri DY (2): është numri i të kundërtave, në mes krijuesit dhe të krijuarit,
dritës me natës, materies dhe shpirtit, anës femërore dhe asaj mashkullore etj.;
Numri TRE (3): konsiderohet si një numër i plotë dhe simbolizon përsosmërinë;
Numri Katër (4): merret si numër i fuqishëm, sepse është treguesi i katër anëve të botës;
Numri Pesë (5): shpreh tërësinë si njësim të përsosur. “Vula e Solomonit” kishte si simbol yllin me pesë cepa. Po ashtu, pesa konsiderohet si numër i fortë, e që ka fuqi mbrojtëse nga ndikimet negative të magjisë së zezë dhe rrymimeve tjera të dëmshme;
Numri gjashtë (6): llogaritet si numër mistik, sepse në shkrimet e shenjta, me të tregohen gjashtë ditët e krijimit të botës. Ky numër, njëkohësisht, plotpjesëtohet me numrin çift – 2 dhe me numrin tek – 3;
Numri shtatë (7): në Univers funksionojnë shtatë sfera kozmike që në veprat religjioze emërtohet si “shtatë qiej”. Pastaj, kemi shtatë ditë të javës;
Po ashtu, ky numër ka domethënien e tërësisë kompakte hapësinore-kohore. Derivati e saj i përgjigjet shumëzimit të paskajshëm të faljes 7 X 70;
Numri tetë (: konsiderohet si numër i shenjtë, sepse shpreh njërën ndër bashkësitë më të fuqishme hyjnore egjiptiane. Kjo bashkësi ka qenë e formuar nga 4 zona meshkuj dhe zota femra;
Numri nëntë (9): tek shumë besëtytni të popujve të lashtë, numri nëntë është konsideruar me nivelin e numrit të përsosur 3. Në thelb, nënta plotpjesëtohet me treshin;
Numri dhjetë (10): formon shumën e numrave të parë rendor 1+2+3+4. Kuptimi figurativ i këtij numri, në vete përbënë të gjitha atributet okulte të numrave që e formojnë shumën e tij;
Numri njëmbëdhjetë (11): është numri i radhës që vjen pas dhjetës. Ka domethënie të teprimit, joharmonisë dhe gabimit. Nëse dikush ëndërron këtë numër, thuhet se do ta gjej fatkeqësia ose vdekja;
Numri dymbëdhjetë (12): në Kabala konsiderohet si numër i shenjtë hebrenj, sepse përputhet me numrin që tregon 12 fiset izraelite. Konsiderohet si rezultat i përfituar pas shumëzimit të treshes (3) hyjnore dhe katërshja (4) tokësore;
Numri trembëdhjetë (13): është numri i cili gjatë darkës së fundit është përmendur nga Jezusi në kontestin negativ. Që nga kohët më të lashta dhe nga ana e shumë popujve të ndryshëm, është konsideruar si numër që sjell fatkeqësi;
Numri katërmbëdhjetë (14): është numër që ndërlidhet me fazat e cikleve të hënës, dhe ka të bëj me ditën e katërmbëdhjetë kur hëna na shfaqet si e plotë;
Numri pesëmbëdhjetë (15): tek kabalistët (urtësi e fshehtë hebreje), konsiderohet si shuma e shprehur numerike e dy germave të shenjta: J dhe H, të cilat, së bashku, formojnë njërin prej emrave të madhërishëm të Zotit;
Numri gjashtëmbëdhjetë (16): Pitagorianët këtë numër e kanë konsideruar si tejet të përsosur, sepse përfitohet duke shumëzuar 4×4;
Numri shtatëmbëdhjetë (17): tek romakët e vjetër numri 17 (XVII – shkruar me numra romak), është konsideruar si anagram që jep kuptimin “Viksi” (VIXI), që në gjuhën latinishte ka domethënien: “kam jetuar”, ose më konkretisht, “jam i vdekur”, prandaj, romakët gjithnjë i kanë ikur këtij numri, duke e konsideruar atë numër të pafat, që sjell kob, fatkeqësi dhe vdekje;
Numri nëntëmbëdhjetë (19): është numri i shenjtë në të cilin mbështetet Kur’ani i madhërishëm;
Numri njëzet E një (21): është rezultati i arritur numerik pas shumëzimit 3×7: përsosmëri “par exellence”. Shpreh urtësinë hyjnore;
Numri njëzet e dy (22): është shuma e 2×11=22. Alfabeti hebrenj ka 22 germa, ndërsa libri “Dhiata e vjetër”, po ashtu, ka 22 kapituj;
Numri njëzet e tetë (28): është numër mistik që mbështetet në 28 ditë të muajit, gjegjësisht, përfitohet duke shumëzuar 7×4 (shtatë ditë, herë katër javë):
Numri tridhjetë (30): po ashtu, konsiderohet si numër i mallkuar, sepse me 30 monedha të argjendit, si shpërblim, Juda kishte pranuar ta tradhtoj Jezusin;
Numri tridhjetë e tre (33): edhe ky numër llogaritet si mistik, sepse Jezusi ka qeni i gozhduar në kryq kur i kishte 33 vjet, ndërsa Aleksandri i Madh (Leka i Madh), po ashtu, ka vdekur në moshën 33 vjeçare;
Numri pesëdhjetë (50): në afatin prej 50 ditësh, sa ishte në malin Sinaj, Ligjet e shenjta nga Zoti, u janë përcjellë Mojsiut;
Numri pesëdhjetë e pesë (55): gjegjësisht si 5×11, paraqitet si numër magjik në magjistarin e lashtë indian.
Numri nëntëdhjetë e nëntë (99): është numri i 99 emrave që përmenden në Kur’an. Po ashtu, tek numëratorët (tespit) vargu i madh përmban 99 kokrra, e që, e njëjta formohet nga triada 3×33 kokrra.
Numri gjashtëqind E gjashtëdhjetë e gjashtë (666): në Apokalips është numri i satanës (shejtanit, djallit, iblisit) ose numri i mallkuar i Antikrishtit.
Kur jemi tek domethënia mistike e numrave, Kabalistët (mësuesit e mësimit të lashtë dhe të fshehtë hebrenj), ju kanë sugjeruar besimtarëve të vet, gjatë këtyre datave të muajit, të ‘mos ndërmarrin asnjë veprim të rëndësishëm: 2,5,11,13,15,18,30. Ndërsa, si data më të preferueshme gjatë muajit, ku mund të jenë të suksesshëm në të gjitha punët dhe veprimet, ata i kanë konsideruar ditët: 1,3,7,9,10,12,16,17,19,20,21,22,23,27.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *