Saturday, July 25, 2015

Dokumentari italian njeh Çamërinë, tërbohen grekët

“Sonila në Margarit: nga shtëpia në shtëpi”, kështu e titullonte në Fb emisioni “Radici” (Rrënjë) i kanalit italian Rai 3 dokumentarin e realizuar në tokën nga ku u dëbuan dhe ekzekutuan mijëra shqiptarë nga Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më herët.


Pak kohë më parë botuam shkrimin me titull “Rikthimi i Sonilës në Çamëri trondit policinë greke”, ku trajtonim historinë e Sonila Alushit, një gazetare dhe sipërmarrëse shqiptare që jeton në Itali dhe që shkoi të vizitonte shtëpinë e braktisur dhe fshatin e të parëve të saj në Margarit të Çamërisë.


Por ndaj këtij postimi në Fb të kanalit italian ka reaguar me mllef një ultranacionalist grek i quajtur Oidi Giorgios Skevis “Epiri ka historinë e tij, nuk kemi nevojë për minoritetin turk që të shpjegojë historinë e Greqisë. Më 1945 këta njerëz u dëbuam në shtëpinë e tyre në Shqipëri, Kombit Grek i kanë bërë vetëm keq, që kur turqit pushtuan këtë rajon por edhe më 20 tetor 1940 kur Musolini sulmoi Greqinë. Përgjigjen e keni marrë dhe nëse e doni sërish, prap do ta merrni”.


Ultranacionalisti vijonte më tej me deliret e tij “Unë që kam lexuar Iliadën dhe i kam vizituar këto vende të mrekullueshme, nuk dyshoj që Homeri të na ketë thënë ndonjë gënjeshtër. Historia është e shkruar dhe askush nuk mund ta ndryshojë. Për të pështyrë dhe mohuar Mitologjinë Greke ose duhet të jesh i Marrë dhe Debil ose një Cop M… – Dhe po e mbyll me fjalinë; RROFTË KOMBI GREK”.
Një shqiptar i shkruan dikujt: “Mos u merr me atë, do që të bindësh fasjhistin që të informohet?”.


Por greku Oidi Giorgios Skevis shkruan prap i acaruar: “Deni!! Unë mbroj Atdheun tim, dhe armiqtë e mi më 1940 quheshin; Fashistë. Mësoje mirë historinë. Ju jeni njerëz pa histori dhe ne nuk do t’iu lejojmë t’i mashtroni vëllezërit italianë, sikurse bëtë më 1939.. Të vetmen fjali që e kishit të lehtë ta thonit në italisht ju ishte; sa do”.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *