Saturday, July 25, 2015

Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës të diskriminuar kurse pakica Serbe e Kosovës duan frekuenca,asosacion e njësi të veçanta të Policisë e Forcave të Armatosura


Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI
Pakica Serbe në Kosovë kërkojn :
- Kanal të veqantë në televizionin qendror publik (Ky kanal i tv-ës publike tani është duke funksionuar ), - Frekuenca të veçanta për
telefonin mobile dhe fikse , - Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive , - Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Forcave të Armatosura . - Ndaljen e procesit të privatizimit në Komuna që kan shumicë, - Pozitën Zëvendësit të drejtorit t të AKI-ës, - Pozitën e Zëvendësit të Komandatit të FSK-ës.
E këto një ditë leht e kan të kërkojn një etnitet të vaçant në Kosovë .

Kurse shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë jan të diskriminuar dhe nuk gëzojn
- Asnjë minutë emision në gjuhën shqipe në ndonjë kanal televiziv qendror publik , - Asnjë frekuenc të veçant për telefonin mobile dhe fikse , - Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive, - Dhe nuk përfaqësohen proporcionalisht në polici e në ushtri e largë të kërkojn Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Ushtrisë e xhandarmërisë Serbe , - Të drejtën as të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Rajonin me tri Komuna që kan shumicë shqiptare, - Asnjë inspektor, udhëheqës a pozitë kyqe , të shërbimit e të mos flasim për pozita të lart të Zëvendësit të drejtorit të shërbimit , - Të drejtën as të shkollohen për shkollën e oficerëve të ushtrisë apo të gëzojn si ushtarak të karrierës e lëre më pozitën e Zëvendësit të Komandatit të ushtrisë speciale .

Ky është RECIPROCITETI i njëmënde,real i realizuar pikë për pikë që është duke u zbatuar në parim atë që gëzojn pakica serbe në Kosovë do të gëzojn edhe Shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit e Preshevës .
Kjo nuk është duke u zbatuar : A thua kur do të zbatohet , pas sa viteve !? .

Kjo krahinë që nuk është e përfshirë në system , e pa përfaqësuar është e shkelur dhe e diskriminuar do të kërkon të jetë njësi e veqantë apo bashkangjitje me Kosovën amë , pasi edhe ashtu është mbajtur referendumi me një dhe dy mars 1992 .
25 korrik 2015

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *