Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Besnik Karadaku na informoi se gjatë vajzit te xhumase në një xhami në Preshevë, një hoxhv paska kërkuar mbulesen e femrave dhe vuarjen e emrave arabe.
Në xhami askush nuk ka reaguar, jam i bindur se aty në xhuma ka pasur intelektuale me fakultete, magjistratura, doktoratura. Po sigurish se ka pasur edhe Profesorë të gjuhvs shqipe që janë të thirrur me shume se une të mbrojnë dhe ruajnë gjuhen shqipe, traditen tonë, trashëgiminë tonë, kulturën tonë, veshjen tonë.
Të kuptohemi edhe unë jam praktikant i fese islame, por jashtë shkollave, jashtë institucioneve, gjatë ceremonisë së fejesës, se martesës, gjatë varrimit, me mevlude e me qelime, por jo edhe ne gazmende familjare, shoqërore, ku duhet të ketë gëzim e hare.
Koheve të fundit nëpër TV lokale, qendrore, Hoxhallarët po na dalin dhe po mbajne derse për edukate, arsim, shkollim, ku janë pedagoget, psikologet shkollore, të cilët kanë obligim të folin e të shkruajne për to. Bile disa edhe po merren edhe orientimin profesionale të nxënesve të klasave të teta filllore.
Shpesh ndëgjojme sikur në kohërat më të hershme, para viteve te 70-ta kur Nëna ime e ndjere, Zoti e shperblefte me Parajse, ishte praktikante shumë e devotshme e fese islame, thonte Turk Elhamdurilah, ndersa asnjë fjale nuk e dinte turqisht. Tashti nuk po themi ashtu, por po themi musliman para se te identifikohemi si shqiptare.
Derisa ne ish-Jugosllavi kishte indoktrinim të thellë për jugosllavizëm, apo për sovjetizëm, tashti kemi indoktrinim të thelle për islamizim, arabizim apo edhe për turk elhamdurilah.
Kjo krejt po ndodh para syve tanë, para intelektualeve që kanë mbyllur sytë ndaj këtyre dukurive, bile bile disa prej tyre edhe po mbeshtesin këto ide.
Po them me plotë siguri se kemi nevojë për emra shqip që kanë kuptim në gjuhën shqipe, shiko Fjalorin e Emrave shqip, kemi nevoje per veshje shqiptare, e jo veshje të Lindjes apo të Perendimit, kemi nevoje për kulturë, për tradita, për trashegimi kulturore shqiptare, e jo per ato të Lindjes dhe të Perendimit.
Identiteti jonë kombëtar për çdo ditë po sulmohet nga ideologji te ndryshme lindore apo perendimore dhe askush nuk po merakoset për këtë dukuri, sikur jemi strukur me hallet tona familjare, shoqërore dhe nuk konfrontohemi me këto dukuri që po na ndodhin për çdo ditë. Këtë e quaj indoktrinim.
Ndoshta e kam gabim, ma argumentoni ndryshe. Jam i vetëdijshëm se për këto rreshta do të shahem, njollosem, e tjerë, por ani ia vlen të luftosh për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Kurrë nuk është vonë.
Në fund po u huazoj moton e demonstratave të sotme në Shkup:”Protestoj shqip”.

No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *