Detyra e Hasit në këto pak javë është t’i kthejë harmoninë e
munguar skuadrës belge, e cila ndodhet në vendin e tretë në kampionatin
vendas, 12 pikë nga Standardi i Liezhit dhe 6 pikë larg nga Klub Bruzh,
dy vendet që të çojnë në eleminatoret e Ligës së Kampioneve për sezonin e
ardhshëm.
Hasi do të përballet me fazën e play off-it ku do të luajë dhjetë ndeshje me rivalët historikë të Anderlehtit në Belgjikë.
“Qëllimet e mia janë që grupi të vendosë një harmoni në fushë që të funksionojmë si ekip dhe dalëngadalë t’u jap mundësi të rinjve që të tregojnë veten”, thotë Hasi.
Në intervistën telefonike me Top Channel, edhe Besnik Hasi mbështet idenë e një kombëtareje, por pavarësisht një dëshire, thotë ai, krijimi i përfaqësueses së Kosovës është diçka e pashmangshme.
“Ne jemi një komb, një kulturë, një, por problemi është që janë dy shtete, dy kombëtare. Çdo person duhet ta respektojë këtë”, thotë trajneri shqiptar i Anderlehtit.
Duke parë tashmë gjithçka me syrin e trajnerit, Hasi e vlerëson punën e De Biazit dhe jep mendimin e tij se si mund të arrihet kualifikimi për në Francë 2016.
“Them që De Biazi ka bërë një punë shumë të mirë, ka krijuar një bazë të mirë të ekipit për vitet që do vijnë. Nuk them që nuk kemi mundësi, sepse po të shkojmë me atë mentalitet me mirë mos të luajmë fare. Ambiciet asnjëherë nuk duhet t’i humbësh. Ndeshjet në shtëpi duhet të provojmë gjithmonë t’i fitojmë dhe me pak fat një ditë do vijë dhe do bëhem trajner i kombëtares. Atë do të bëja me gjithë dëshirë dhe gjithë shpirt”, rrëfen Besniku. /topchannel/