Riza Halimi dhe Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, të cilët janë edhe dy deputetët shqiptarë në parlamentin serb, thonë se nëse Serbia don të integrohet në Bashkimi Europian, duhet të mos i diskriminojë pakicat, sidomos shqiptarët.
“Për t’ia dëshmuar Unionit Europian se është e gatshme për të marrë kompetencat që i takojnë, ajo (Serbia) tash duhet të shfaqë një gatishmëri ndaj pakicave, për ti zgjidhë problemet e përditshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Halimi në emisionin “Target”.Edhe Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia duhet të ketë kujdes me pakicat, sidomos në përfaqësimin e drejtë të tyre në politikë.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *