Friday, May 22, 2015

Minoritari Malazez Fatos Lubonja sulmon Ramën: Sillet si babai i të gjithë shqiptarëve (VIDEO)


Analisti Fatos Lubonja kritikon sjelljen e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kumanovë.

Në komentin e tij në Agon Channel ai thotë se Rama nuk duhet të sillet si babai i gjithë shqiptarëve.

"Shpesh herë Rama bën fjalime ku del si babai i gjithë shqiptarëve, apo bashkuesi i gjithë shqiptarëve. A thua vallë se është në garë për të marrë këtë rol. Edhe së fundmi e tregoi kur tentoi të bashkojë dy liderët e partive në Maqedoni", shprehet Lubonja, përcjell Portali Albeu.

Lubonja kritikon gjuhën e dyfishtë që po përdor Rama, ku nga njëra anë është ajo europiane dhe nga ana tjetër gjuha nacionaliste.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *