Saturday, May 23, 2015

MIRDITË SHKATRRIMI I ARKEOLOGJISË


Nga: LEON MOLLA

PIRUSTËT: Ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotme të Mirditës.
Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pamvarur pas shkatrrimit të saj nga romakët.
Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kurë Çezari i detyroj të paguanin një dëmshpërblim.
Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe Ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.
Në mesjetë Mirdita ishte e pamvarur, poashtu dhe për 500 vjet mbeti autonome nga Perandoria Osmane.
Në kohën e regjimit komunist Mirdita do ishte krahina e fundit e Shqipërisë që do u nënshtronte.
Vendi të cilin shikoni në fotografi quhet Bukël që kufizohet me Malaj, Reps dhe Gëziq.
Fusha në mes shkëmbinjëve dikurë ka qënë Kalaja e popullit Pirus mbi 4 mijë vjeqare që u shkatërrua nga regjimi komunist të cilën gurët e mëdhenj të Kalasë i rrotullisi shkëmbinjëve dhe e kthej në arë gruri.

Poshtë kësaj fushe që dikur ishin muret e Kalasë ndodhen rrënojat e një Kishe Mesjetare.
Nga Kisha është një rrugë e ngushtë dhe e vetme që të qon tek një fushë e vogël e cila dikurë ka shërbyer si vend vrojtimi, shenjat dhe aktualisht janë të dukshme.
Nga kjo pikë vrojtimi të Kalasë së Buklit (Piruse) shikohet qartë vendi i Kalasë së Vakorrës (Kalaja e Teutës).
Këto vende i kam shkelur me këmbë, pasi më ka shtyer kurioziteti i historive dhe gojdhënave të ndryshme që tregonin të moshuarit e zonës.
Ç'farë ka mbetur nga shkatrrimi i kohës dhe i sistemit sot arkeologët nuk kanë treguar aspak interes për gërmimin dhe zbulimin e këtyre vendeve të lashta që është me plot histori.
Për këto vende arkeologjike thjeshtë do mbeten legjenda që para mijëra viteve këtu luftuan Pirustët paraardhësit e Mirditës dhe kaq, duke mos e nxjerrur në dritë historinë e groposur mijëra vjeqare.
Gabimi i mbetet intelektualëve të Mirditës që nuk e ngrejnë zërin tek strukturat përkatëse për nisjen e zbulimeve arkeologjike në këtë vend, por vajtojnë me shkrime nëpër libra e gazeta duke recituar gënjeshtra nga më të ndryshmet.
Kurse historia përsëri qëndron e varrosur ...!!!

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *