Tuesday, January 27, 2015

NDËRRON JETË ADEM DAHRI, KOLONELI I UÇK-SË NGA ÇAMËRIA





















Lufttëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Adem Dahri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tiranë.
Adem Dahri është nga krahina etnike e Shqipërisë së Jugut, Çamëria që është pushtuar prej Greqisë që në 1876 dhe u aneksua prej saj pas Konferencës së Londrës në 1913.
Bashkëluftëtarë të shumtë erdhën nga Kosova për ta përcjellë kolonelin Dahri për në banesën e fundit dhe për të ngushëlluar familjarët dhe miqtë e tij.
Familjarët thanë se kolonel Dahri nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe mbylli sytë papritmas në pak orë.
“Qindra bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ardhur enkas në Tiranë ditën e sotme nderuan Ademin si birin e Çamërisë që luftoi për Pavaresinë e Kosovës”-njoftoi në emër të familjes nipi i tij Ilirjan Dahri.
Bashkëluftëtarët e përmendën në fjalën e tyre të lamtumirës kolonel Adem Dahrin:
“Guximi dhe trimëria, pjekuria dhe maturia e tij e bënë njeriun më të besueshëm dhe më të dashur. Luftëtarët e shikonin atë jo vetëm si bashkëluftëtar apo udhëheqës, por si shok, si vëlla dhe si prind”.
Ata iu drejtuan familjarëve të kolonelit me ngushëllimin e humbjes së prindit dje bashkëshortit, por “ne humbëm shokun tonë të luftës, vëllanë e ditëve më të vështira, luftetarin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

 http://www.shqiperiaebashkuar.info/2014/10/nderron-jete-adem-dahri-koloneli-i-uck-se-nga-cameria/

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *