Qeveria serbe së shpejti do të paraqesë propozimin e saj përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për revistën serbe “NIN” presidenti Tomislav Nikoliç, i vetëdijshëm që vendimi i tij do të hasë kundërshti me qeveritë perëndimore.
Por, mbi të gjitha ai vlerësoi se Serbisë i duhet unitet i brendshëm i klasës politike. Duke folur në lidhje me qëndrimet e BE-së, Nikoliç tha se nëse Brukseli e do Serbinë pa Kosovën, një gjë të tillë Beogradi nuk do ta pranojë kurrë.
Gjatë intervistës, presidenti serb ka kritikuar edhe deklaratat e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, por edhe mënyrën si janë shfaqur disa ministra.
Sa i takon marrëdhënieve me Rusinë mike, Nikoliç foli për nevojën e gjetjes së formave të reja të investimeve ruse në Serbi, pas anullimit të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *