Friday, January 30, 2015

Alarm: Atdheu në rrezik, “mortaja” njerëzore po e vret Kosovën


Alarm: Atdheu në rrezik, “mortaja” njerëzore po e vret Kosovën 29.01.2015 | 12:18
“Nëse nuk ndërmerr masa të shpejta Shteti , dikur do të bëhet vonë: Kosova nuk ka kuptim pa shqiptar, e kjo i shkon për shtati ma së shumti Serbisë kur kjo hapur ka deklaruar se Kosova me duhet vetëm pa shqiptar. Në anën tjetër proceset për integrimet ndërkombëtare si dhe zhvillimi ekonomik tash veç kanë ngelur në pikën zero. Se ka apo nuk ka arsye për protesta janë një milion probleme. Por është shumë e rëndësishme që krerët e shtetit ti lëne me një anë inatet personale dhe bashkë me opozitën dhe në mënyrë të qytetëruar ti zgjedhin problemet dhe kërkesat e opozitës” thekson për standardi.eu, profesori dhe analisti i qeshjeve të Sigurisë, mr Avni Islami. “Në kohën kur kosovarët ikin natën me autobusë për të siguruar jetën e tyre në vende të huaja, kryetari i Bordit të Trustit Pensional i merr 6000 euro në muaj, për kursimet të cilat nuk jep kurrfarë garancioni!”, vlerëson analisti Sali Bytyqi.
  Kosova është në rrezik. Mortaja e shfarosjes njerëzore (ikjet e pakontrolluara) e ka goditur këtë vend, në kohën kur pushtetarët po sakrifikojnë shtetin dhe të ardhmen e vendit, për interesa të tyre personale e grupore. Analistët dhe ekspertët kanë dhënë alarmin se klasa politike e Kosovës duhet marrë masa emergjente për tejkalimin e krizës politike dhe krimin e një dialogu politik në mënyrë që të shpëtohet Kosova nga falimentimi dhe spastrimi njerëzor. Eskperti dhe analisti i ceshtjeve të sigurisë, Avni Islami theksoi për standardi.eu, se i gjithë Kosova është në udhëkryq dhe rruga e vetme e shpëtimit është dialogu i brendshëm si dhe lënia anash e interesave personale e politike. Ai shton se nuk mjafton vetëm konstatimi i gjendjes, por veprimet konkrete per daljen nga kriza e rëndë politike e ekonomike.

“Protestat qe po e përcjellin Kosovën, janë si rezultat i gjendjes së rënd ekonomike e sociale. Qytetarët në përgjithësi, e në veçanti rina i kanë humbur shpresat për një të ardhme. Menjëherë pas formimit të Qeverisë Mustafa , popullata duke u gjendur në gjendje të rënd dhe të pa shpresë kanë filluar emigrimin ilegal duke zgjedhur rrugët e rrezikshme dhe pa as një shpresë dhe pa plan e lëshojë Kosovën. Në anën tjetër shumë të rinj së bashku me familje janë duke marr rrugën e “Ferrit” në drejtim të Sirisë kjo është e tmerrshme. Nëse nuk ndërmerr masa të shpejta Shteti , dikur do të bëhet vonë: Kosova nuk ka kuptim pa shqiptar, e kjo i shkon për shtati ma së shumti Serbisë kur kjo hapur ka deklaruar se Kosova me duhet vetëm pa shqiptar”, thekson Islami duke shtuar se  proceset për integrimet ndërkombëtare si dhe zhvillimi ekonomik tash veç kanë ngelur në pikën zero. Se ka apo nuk ka arsye për protesta janë një milion probleme.  Por është shumë e rëndësishme që krerët e shtetit ti lëne me një anë inatet personale dhe bashkë me opozitën dhe në mënyrë të qytetëruar ti zgjedhin problemet dhe kërkesat e opozitës.

Z Islami thekson se problemet në Kosovë janë të akumuluara më vite dhe se shpërthimi është afër.
 
“Kryeministri aktual është duke u përballur me problemet e grumbulluara me vite të tëra prandaj a duhet të ulet e të bisedoi me të gjithë faktorët politik relevant në Kosovë lidhur me çështjet të cilat janë interes nacional e  që janë të përbashkëta dhe ti zgjedhë bashkërisht, përndryshe edhe opozita duhet të tregoi flesibilitet sepse kështu vendi do të shkoi drejt falimentimit ekonomik e politik, pra një gjë duhet të theksohet se shteti Serbë ishte në ofenziv diplomatike dhe duke e sabotuar shtetin e Kosovës. Pra akterët e skenës politike në Kosovë duhet një here e përgjithëson ti lëne inatet personale dhe për hire të se ardhmes të sakrifikojnë madje edhe interesat politike në mënyrë që Kosova të ec përpara”, thekson Islami për standardi.eu.

Vrasja e shtetit

Edhe analisti Sali Bytyci vlerëson se Kosova po përcillet nga një sistem i keqqeverisjes, dhe protestat janë shprehje dhe urrejtje ndaj këtij sistemi. Ai thekson se është e padrejtë qe kahet e protestave të orientohen kah gurë t xhamat, sepse ky nuk është problemi i Kosovës, e as misioni i protestave, por kërkohet qeverisje më e mirë, më e përgjegjshme dhe më atdhetare. Mafia e shtetit po e shfaros Kosovën, sepse ikja e pasurisë njerëzore është e pariparueshme dhe vrasje e këtij shteti. Kjo është e dhimbshme sepse po bëhet nga klientelizmi politik e keqqeverisjes.


“Vërtet që kjo botë është e padrejtë. Dhe jo vetëm një herë në pesë vjet të luftohet e padrejta, po çdo ditë, sepse ajo është e nevojshme si buka, si uji dhe si ajri, pa të cilat nuk ka jetë. A ka nevojë të protestohet në Kosovë? Po. Jo vetëm për çdo ditë, po në çdo orë, për të gjitha e për gjithçka.  Shumëkush nëpër mjetet e informimit po i përmend dëmet materiale që u shkaktuan nga përleshjet e së hënës! Mua personalisht më dhimbsen dëmet njerëzore që ndodhën dje, jo ato materiale, sepse dileri më i fundit i Kosovës, ai më i vogli, i shkakton dëm më të madh buxhetit të vendit se gjithë ai dëm që u shkaktua dje!  Në Kosovë është ndërtuar një sistem i padrejtë shoqëror, në të cilin përfitimet më të mëdha dalin prej korrupsionit, pa i përmendur këtu privilegjet “ligjore” të cilat ia kanë dhënë vetes komunitete të caktuara! Në kohën kur kosovarët ikin natën me autobusë për të siguruar jetën e tyre në vende të huaja, kryetari i Bordit të Trustit Pensional i merr 6000 euro në muaj, për kursimet të cilat nuk jep kurrfarë garancioni!”, vlerëson Bytyqi./r.b, standardi.eu

Burimi: standarti.eu

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *