Thursday, December 18, 2014

Ekskluzive:Heraldika e Maqedonisë ishte e Lekës së Madh!

Nga Fahri Xhara

Dikur moti në këto toka jetonte një mbretëri e madhe epirote e Emathisë dhe udhëhiqej me sukses nga Leka i Madh ! Aso kohe flitej gjuha emathishte, gjuhë epirote ,gjuhë ilire …dhe historia e vazhdoi rrjedhën e saj , pësuan ndryshimet por fatbardhësisht trashëgimtarët historik te tij , shqiptarët ende janë andej pari përkundër pasojave demografike. Kësaj rradhe do të flasim për Heraldikën e Lekës së Madh.
Arkivat botërore mbajnë shumë në mend, dhe si të tilla ato nuk të lejojnë shtrembërimin me qëllim apo edhe pa te të së kaluarës së një populli, regjioni apo edhe të një Heraldike të kohërave të kaluara.
Në gravurën e vitit 1541 ,( ne Gjermani (Ingolstdt)) shihet i Madhi Lekë , me flamurin me luan si dhe mburojën e tij gjithashtu me luan..
Dr. Aleksander Matkovski , professor universitar në librin e tij Heraldika e maqedonisë (Gerbovite na makedoja , Makedonska heraldika ,Shkup 1970 ) ku për herë të parë shkruhet një libër   për stemat në Maqedoni.. Aty është përmbledhur e tëra që ishte e shkruar për heraldiken maqedone.; me kujdes të veqantë është përzgjedhur çdo stemë
e punuar në të gjitha kohërat për Maqedoninë.
Ai duke dashur te pergjigjet në pyetjet : pse, kur , si dhe ku u paraqit stema
maqedone? erdhi në përfundim se edhe stemat sllave të gjetura në këto anë ishin të Idesë Ilire. Matkovski , sidomos në kreun e tretë të këtij libri e potencon që të gjitha stemat e ish vendeve të sllavëve të jugut i takonin : stemave Ilire (i s t i č e v a ž n o s t i z n a č e n j e » i l i r s k i h g r b o v n i k a « za j u ž n o s l a v e n s k e zemlje ). Në kreun e katërt ai e praqet analizën e stemës tokës Maqedone. Përfundimi i tij ishte që karakteristikat heraldike të stemës së Maqedonisë qendrojnë në mburojën luftarake: qëndron luani me një bisht të ngritur përpjetë (rrallë here ,luani me dy bishta) . Luani ishte i artë dhe fusha ku shtrihet luani ishte e kuqe . por siq shkruan ai ,Pavle Ritter- Vitezoviq ( i njohur per librat e tij për heraldiken ne pergjithësi po edhe asaj të vendeve sllave , ishte ngatërruar duke e pasqyruar luanin në ngjyrë të kuqe e fusha e mburojës të artë.Matkovski thot se edhe kurora mbi luan ishte pjesë jo e rëndësishme e stemës së Maqedonisë.
Nga ana tjetër ,në një shkrim në “Nova Makedonija “ (Spor me|u Georgievski i Zmejkovski: lavovska borba za lavot ) shkruhet qe këtë luan e kishin bër heraldikët e bulgarisë ( Se spekulira deka amblemot go pravele bugarski heraldicari.)
Pater Franjo Miletic, një komentus i stemes se fojnicës thot se stema e maqedonise ( lunani i artë me kurorë të artë në Virgil Solis10   ku përfshihen stemat ilire (http://en.academic.ru/dic.nsf/enwiki/1039799 )
maqedonia si sllavisht folëse kurr nuk ka pasur heraldikë të Aleksandrit te madh,
Stema e parë e saj daton nga viti 1946 , e Jugosllavisë së Titos
Propozimi i ri per stemen republikane të Maqedonisë ështe stemë e Maqedonisë së vjetër e Lekës së Madh . Po thuhet qe ka elemente shqiptare ; jo. ajo është krejtësisht Emathiote.
Luani ,simboli i stemes se Fojnices  shek 17
Luani ,simboli i stemes se Fojnices shek 17
Stema e Republikes Socialiste te Maqedonisë,1946-1991
Stema e Republikes Socialiste te Maqedonisë,1946-1991
Stema e Republikes se Maqedonise, 1991-2009
Stema e Republikes se Maqedonise, 1991-2009
PROPOZIMI I RI  I MAQEDONISE
PROPOZIMI I RI I MAQEDONISE
Literatura : Dr. Aleksander Matkovski , Heraldika e Maqedonisë (Gerbovite na Makedonija , Makedonska Heraldika ,Shkup 1970)
(http://en.academic.ru/dic.nsf/enwiki/1039799 )
Fahri XHARRA ,Gjakovë
Shkrimi është shkruar enkas për ExPress.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©ExPress.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.
Ilustrime te ndryshme :
Libri i Matkovskit
Libri i Matkovskit
qendri
Gravurë e vitit 1541
Gravurë e vitit 1541
Gravurë e gjetur në Persi, Leka pas një lufteje
Gravurë e gjetur në Persi, Leka pas një lufteje

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *