Thursday, December 18, 2014

Maloku: Nëse Serbia e pengon ushtrinë e Kosovës, Shqipëria të pengojë Serbinë në NATO

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë paralajmëruar se Lista Serbe do të paraqesë pengesë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Naim Maloku dhe Ramadan Qehaja kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’, se udhëheqësit vendor kanë gabuar që transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës nuk e ka bërë në legjislaturën e kaluar. “E ardhmja e Forcave të Armatosura tani mbetet në dialogun Kosovë-Serbi dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në NATO, nëse ajo vendos për atë rrugë dhe kushtëzimit që tani duhet Shqipëria t’ia bëjë Serbisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Serbisë në NATO…
Lista Serbe është e dirigjuar plotësisht nga Qeveria e Serbisë dhe e detyron Kosovën edhe për ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Naim Maloku, ekspert i sigurisë, njofton Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar.
Maloku ka kritikuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që në mandatin e kaluar kanë penguar vazhdimin e ulëseve të rezervuara dhe formimin e Forcave të Armatosura. Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Ramadan Qehaja ka shprehur të njëjtin shqetësim. Sipas tij, fajtor për mospërmbylljen e çështjes së ushtrisë në mandatin e kaluar është udhëheqësit vendor.
Burimi: shqiperiaebashkuar

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *