Monday, December 15, 2014

Sindromi shqipëtar i vetëmohimit!


Nga Fahri Xharra 
Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë.

“O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).Të njëjtën gjë e them me dro të madhe edhe sot.
Gjatë leximit të historisë sonë më të re , të gjithë e pamë që vullnetin e madh të popullit tonë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi e përkrahur nga shtetet dashamirëse të kohës , donin ta pengonin haxhiqamilët tanë në fillimin e shek. XX.
.
Nuk është e rastësishme që këto ditë kur Kosova duhet të ballafaqohet me Serbinë rreth tavolinës diplomatike, e që nuk e ka lehtë , neve na dalin  klinaket dhe aganet ,gezueshem qe e kane nje ministër të tyre në qeverinë e re  dhe mendojnë ta mbushin hapësirën e tokave të Kosovës me “raketa” turko-arabe  . Aspak pa menduar ,haptas dhe me krenari e publikojnë planin e tyre dhe strategjinë e tyre edhe për një “errësim” të ketij ambienti të varfur.
Ne shqiptarët, krenarinë tonë e mbështesim përveç në historinë tonë antike të vjedhur edhe në katër shtyllat që na mbajnë fortë në mesin e popujve të civilizuar të Europës: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Kadare dhe shpëtimi e strehimi i ynë i hebrenjve gjatë historisë.
Heeeej ! Nuk po kam zë më shumë që të thërras e të kthjelli mendjen e mykur e të shitur të atyre që nuk janë të vetëdijshëm për veprën e madhe të shqiptarëve në shpëtimin, në kohë të duhur të popullit historikisht të përndjekur hebrenjve të cilët gjetën strehim në tokat iliro-shqiptare gjatë shekullit të dytë para Krishtit, në shekullin XVII-të hebrenjve të ikur nga Inkuizicioni në Spanjë dhe gjatë luftës së dytë botërore. Hebrenjtë na janë mirënjohës dhe kemi vendin e nderit si populli i vetëm në Europë që iu ka dalë krah në çaste të vështira. “Sikur të ishin të gjithë të njëjtë me shqiptarët , bota do të ishte ndryshe”, thoshte John Withers II.
Mohuesit e stërmohuesit, të mashtruarit e të  vetëmashtruaritna dalin me këso shkrimesh: “Ai shqiptari ideal, legjendar në mbijetueshmërinë e vet”, nuk ka ekzistuar kurrë si i atillë. Nuk ka dëshmi se çfarë ka qenë. Edhe pse ka jetuar ndërmjet dy popujve më të iluminuar të antikës, nuk ka arritur të shkruaj as dhe një fjali të vetme në gjuhën e vet. Nuk ka arritur të bëjë një shtet prej të vërteti. Mbijetesa e tij ka qenë e mundur meqë ka jetuar me shekuj e mijëvjeçarë në tri perandori universale, prej të cilave sigurisht që ka pasur dëme, por edhe dobinë e vet përkatësisht “mbijetueshmërinë e vet”.
Se si na paskan shpëtuar pushtuesit nga “invadorët barbarë”, ja se si na mbushë mendjen :“Duke jetuar në Perandorinë Romake, në Perandorinë e Bizantit dhe në atë Osmane, ka pasur një mbrojtje nga invadimet e popujve barbarë, që do ta shkulnin fare nga rrënja, pa atë mbrojte, sado e ligsht që ka qenë në periudha të caktuara, pra sipas Milazim Krasniqit ne duhet të jemi shumë falënderues këtyre tri perandorive që na paskan pas mbrojtur nga zhbërja.
Po si mohohet e kaluara e kombit të vet ?
Nëse ai e mohon un, ti, ne, ata, të gjithë të tjerët do ti kundërvihemi.
Emri mercenarë i përshkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim-pagesë. Mercenarius vjen nga latinishtja, rrjedh nga fjala merces – rrogë, pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflikt të huaj; “i rekrutuar në shtetet e huaja” dhe i cili “merr pjesë drejtpërdrejt në një armiqësi”. Ky luftëtar duhet të ketë “përparësitë vetjake” që të marrë pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë” sesa të obliguarit e asaj lufte apo konflikti. Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi.
Kush njollos figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Terezes, Ismail Kadaresë vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë, arritjet dhe më e keqja, të na lërë pa ardhmëri? Të dalësh në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga një infeksion patogjen të shpëlarjes së trurit, i përngjan mercenarit të hapësirës (film vizatimor), me dëshirë e i bindur në asgjësimin e Planetit X, diku larg, në Galaktikën e Don Kishotit. Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimbsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë ide qe shkon përtej shpirtit të predikuar nga vetë zoti i tyre. Nuk jemi ne ata e as që na takon neve të bëhemi pjesë e mohuesve dhe shtrembëruesve të historisë sonë. Le t`i mbajnë ata, ato mashtrime përveti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ne. Ne kemi mbirë gjithmonë aty ku na kanë shkulur dhe po të na shkulin përsëri, ne përsëri do të mbijmë. Edhe kur na kanë shkelur trupin tonë gonxhet tona përsëri kanë çelur. Për kundër përplasjeve të tmerrshme mbi popullin tonë gjithmonë ka çelur një syth këtu, një syth aty , ku ata më së paku e kanë pritur. Me sulme biologjike të mortajës së zezë, të variolës vdekjeprurëse, të helmimeve me gazrat toksike, të vrasjeve masive, të dhunimeve të panumërta, të shpërnguljeve të mëdha ne përsëri jemi kthyer dhe ikur nga buza e greminës .
Mohuesve të historisë ju rikujtoj fjalët: “Ilirët kanë krijue të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën nga ilirët, çka dëshmon se ishte aq e lavrueme sa edhe shkruhej, se ishte themeluesja e atij alfabeti që bota mbarë sot e quen “alfabeti latin”, se ajo zë vend si degë e veçantë në kuadër të trungut të gjuhëve indoevropiane dhe si e tillë ajo konsiderohet se qysh në fazat ma të hershme parahistorike ishte gjuhë folëse pellazgo-ilire me elemente karakteristike të mëvetësishme.(Daniel Gazulli) ”
Pra jut e planifikimit hapësinor?
At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.
Kush i zhduki këto shtypshkronja ?
Përgjigjja dihet.
Pse jemi aq të lehtë, që të rekrutohemi? Për kë? Kush po na rekruton? Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë.

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *