Shefi i Eulexit, Bernd Borhard, edhe një herë ka siguruar se Misioni
Europian për sundimin e ligjit në Kosovë, nuk ka listë me 5 mijë emra
serb
Që duhet arrestuar, nga ky mision.
Duke folur për gazetën”Novosti” të Beogradit, Borhard, ka thënë Eulex
natyrisht se po heton shumë raste dhe po kërkon persona, por sipas tij
kjo ska të bëjë me strukturën, etnike të të ndjekurve. Ai nuk ka folur
lidhur me kërkesën e Qeverisë serbe që 4 fytyra eminente serbe ku hyn
edhe politikani Oliver Ivanovic, të mbrohen në liri, duke thënë se nuk
përzihet në punët e gjyqësorit
Nderkaq,për misionin e ardhshëm të Eulex në Kosovë, Borhard ka shtuar se
po bëhen bisedime mes autoriteteve kosovare dhe atyre evropiane në
Bruksel.Por sipas gjermanit misioni per sundim të ligjit ende do të
mbetet në Kosovë
http://klankosova.tv/