Friday, January 25, 2019

SHKENCËTARËT: JETA NË TOKË KA ARDHUR NGA NJË PLANET TJETËR

Njerëzit në Tokë janë falë përplasjes së një planeti tjetër me Tokën miliarda vite më parë, kanë deklaruar shkencëtarët.

Po në të njëjtin studim thuhet se nga kjo përplasje që ndodhi 4.4 miliard vite më parë u formuar edhe Hëna.

Njëkohësisht me hedhjen e dritës mbi formimin e jetës në Tokë, ky studim ka vlerë të madhe edhe për kërkimin e jetës në planete të tjera në univers, thonë shkencëtarët.

Sipas “hipotezës së përplasjes gjigante”, Hëna u formua kur Toka dhe një trup qiellor me madhësinë e planetit Mars u përplasën së bashku. Ky studim thotë se elementët bazë për formimin e jetës në Tokë erdhën nga kjo përplasje kozmike.

Planeti “dhurues” ishte një botë embrionike me bërthamë të pasur në sulfur. Një pjesë e madhe e nitrogjenit dhe karbonit që gjenden sot në krijesat e gjalla, përfshi edhe njeriun, sipas kësaj hipoteze janë depozituar në tokë pikërisht nga ky planet. /Newsbomb.al

No comments:

Post a Comment

Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *