Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Identiteti shqiptar eshte bere prej
shekujsh objekt studimesh, debatesh dhe diskutimesh. Pavaresisht
qasjeve te ndryshme dhe ne jo pak raste edhe kundershtuese ndermjet
tyre, qasja me zoteruese dhe me e qendrueshme ka qene dhe mbetet se
eshte autokton dhe mjaft autentik ne substancen e tij.
Autoktonia
e shqiptareve lidhet me hapsirat gjeografike te pandryeshueshme, por
vetem te tkurrura per arsye historike e gjeopolitika madhore
jashtshqiptare. Autenticiteti i shqiptareve lidhet me karakteristikat me
dalluese nga popujt e tjere, kryesisht perreth tyre. Gjithnje e me
shume ka zene vend teza se thelbi i autenticitetit eshte simbioza
popull-gjeografi-gjuhe-kulture. Ose e thene ne menyre me te sintetizuar
identiteti shqiptar eshte "albanianism", pra shqiptaria.
Kohe
pas kohe edhe brenda mjediseve tona elitare debati per identitetin
shqiptar eshte nga qasje te skajshme. Madje edhe shkrimtare dhe akademik
te shquar si Kadare e Qosja kane debatuar dhe vijojne te mbrojne
pozitat e tyre nga skaje te papajtueshme. Kryesisht ka qene qasja ndaj
konfesioneve te ndryshme brenda identitetit shqiptar.
Kadare ka
mbrojtur tezen se islamizimi i shqiptareve ka qene i dhunshem, i
imponuar e per pasoje i demshem dhe papajtueshem me qenien shqiptare.
Kadare mbron qasjen kristiane dhe antiislame per identitetin shqiptar.
Qosja ka mbrojtur tezen se islamizimi i shqiptareve ka qene i pranuar
dhe i natyrshem per to. Per pasoje, sipas Qosjes islamizimi ka bere
diferencen midis shqiptareve dhe sllaveve ne rajon. Kjo diference, sipas
Qosjes ka jo vetem qe nuk e ka demtuar qenien shqiptare, por e ka
mbrojtur ate nga perballja me barbarine e drejtperdrejte sllave ne
Rajon.
Te dy qasjet kane elemente vertetesie, racionaliteti dhe
dobie per identitetin shqiptar. Sikunder kane ne vetvete edhe elemente
te pavertete, jo gjithac racional dhe nga kendveshtrime te ndryshme edhe
te demshme per te sotmen dhe ardhmerine e identitetit shqiptar.
Ne limitet e shkrimeve ne facebook nuk ka hapsira, mundesi dhe audience
per thellim. Prandaj do cekim vetem nje aspekt, ku skajshmeria ne
debatin per identitet provokon probleme me pasoja te rrezikshme per vete
kete identitet.
Fjala eshte per qasjet e skajshme ndaj
multikonfesionalitetit krishtero-islamik te identitetit shqiptar.
Debatet kundershtuese konfrontojne ne thelb qenien krishtere me ate
islame brenda identitetit shqiptar. Keto debate duke i konfrontuar keto
dy ane konfesionale te te njejtes qenie shqiptare, me apo pa dashje i
bejme keto dy ane te harmonizuara brenda identitetit te konfrontueshme,
te papajtueshme, perjashtimore.
Konfrontimi, papajtueshmeria dhe
perjashtimi prodhojne ne vend te harmonise FOBI. Fobite ndermjet
identiteteve te ndryshme krijojne frike, urrejtje dhe armiqesi midis
popujve.
Mirepo fobite BRENDA nje IDENTITETI krijojne frike,
urrejtje dhe armiqesi brenda te njejtit popull. Fobite e krijuara nga
debate te pathelluara brenda nje identiteti prodhojne nje kercenim
serioz te vete berthames ekzistenciale te ketij identiteti.
Ne
raste situatash paqesore gjeopolitike dhe gjeokulturore keto debate te
skajshme krijojne shqetesime relative pa arritur ne kriza kercenuese.
Por ne situata gjeopolitike dhe gjeokultutore nderkombetare te
perkeqesuara keto debate i hedhin benzine mjedisit te brendshem, qe
ndikohet nga konfrontimet nderkombetare me baza konfesionale.
Krizen e sotme nderkombetare po e nxisin edhe FOBITE FETARE.
Kristianofobia ne boten islame dhe islamofobia ne boten kristiane po
rrenojne themelet e bashkejeteses midis civilizimeve ne nivele globale
duke provokuar tensione, konflikte dhe luftra si duke i arsyetuar ato me
argumente teologjike.
Ne keto rrethana nderkombetare paprecent,
identitetet me te kercenuara jane ato multikonfesionale, te cilat behen
pjese e diskurseve fobike kunder kristiane ose kunder islame.
Duke bartur potencialisht nje rrezikshmeri te larte nga fobite
nderfetare boterore, identitetet multikonfesionale, midis te cileve
bejne pjese edhe shqiptaret, lypet te jene te kujdesshem. Identitetet
multikonfesionale jane te ndjeshme ndaj ndikimeve nga jashte. Formula e
ruajtjes se unitetit e kohezionit brenda multikonfesionalitetit shqiptar
qendron tek menjanimi i FOBIVE me baza FETARE.
Ne realitetin e
identitetit shqiptar nuk ka rrenje as kristianofobia dhe as islamofobia.
Ndersa ne individe, grupe e kategori te vecanta ka nje ngjallje te
frymes fobike me baze fetare. Kjo fryme fobike po nxitet nga jashte
brenda, nga individe, grupe e kategori te caktuara nga Lindja dhe
Perendimi. Mjedisi Rajonal, mjerisht i nxite akoma me keq edhe per
shkaqe politike.
Identiteti shqiptar eshte "albanianism", pra
"shqiptarizmi", i cili ka pranuar per shkaqe te ndryshme dhe me rruge e
mjete te ndryshme brenda qenies se vet kristianizmin dhe islamizmin.
Brenda qenies shqiptare keto dy konfesione jetojne ne nje harmoni
biblike-kuranore te adnirueshme.
T'i mbrojme kete vlera brenda
shqiptare dhe t'i promovojme nderkombetarisht ne kohen tone. Bota po
ballafaqohet sot me nhe sfide, te cilen identiteti shqiptar e ka
perballuar mrekullisht nder shekuj.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *