I akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, Karaxhiq, ish-udhëheqësi i Republika Srpska, akuzohet sidomos për masakrën ndaj më shumë se 7.000 myslimanëve në Srebrenicë në korrik 1995 dhe për bombardimin e Sarajevës.
Gjatë luftës civile në Bosnjë, e cila ka zgjatur mbi tri vite, janë vrarë mbi 100.000 persona.
Prokurorët, të cilët e kanë bërë publik të premten një rezyme të fjalës së tyre përfundimtare, do t’i paraqesin përfundimet e tyre para Gjykatës duke nisur nga dita e hënë.
Radovan Karaxhiq, i cili mbrohet vet, do të përgjigjet të mërkurën, pastaj gjykatësit do të tërhiqen për ta debatuar verdiktin e tyre.
No comments:
Post a Comment
Komento reth artikullit
Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *